- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia në Prishtinë, gjatë punës operative në terren, kanë pranuar informatën për përfshirje të dy të dyshuarve në trafikim me lëndë narkotike. Në vazhdën e trajtimit të rastit, hetuesit e anti-drogës dje (18.09.2025), në orët e mbrëmjes, kanë realizuar një plan taktik për të kapur të dyshuarit. Policia ka arritur ta ndalojë automjetin me të cilin po udhëtonin të dyshuarit, ku gjatë kontrollit tek njëri i dyshuar është gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë 0.6 gram dhe substancë që dyshohet të jetë narkotike…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit ditor nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 72 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar dhe 46 të tjera me dëme materiale. Dhe gjatë zbatimit ligjit të rregullave trafik, brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 573 gjoba trafiku. Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 17 persona, prej të cilëve 11 ka dërguar në…
Gjatë ditës parashikohet që të mbajë mot kryesisht me diell, njofton MeteoKosova, transmeton Gjilani Info. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, dhe herë pas here pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 10-40 km/h. Ndërkaq,temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 28°C.
Një person në Dobëlldeh të Vitisë, ka pësuar lëndime me armë zjarri, e që dyshohet se në drejtim të tij ka shtënë me armë gjuetie një person për motive të panjohura, rast ky për të cilin ka njoftuar policia. Rasti nga Policia është cilësuar si vrasje në tentativë. “Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Gjilanit, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohu”, thuhet nga autoritet policore. Sipas policisë, njësitet policore në konsultim e koordinim me prokurorin gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar:…
Është arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht babanë e tij, bëri me dije sot policia. Sipas saj, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Kryetari Kadri Rahimaj ka njoftuar se ka përfunduar shtresa e dytë e asfaltit në dy rrugë në Feriqevë. Sipas tij totali i këtij investimi është 860,387 Euro. “Kështu duken rrugët e përfunduara në fshatin Feriqevë Po punohet çdo ditë për infrastrukturë të duhur në çdo lokalitet. Së fundmi ka përfunduar edhe shtresa e dytë e asfaltit në rrugët në Feriqevë: 1. Rruga” Rruga e fushave” me gjatësi prej 914,16 m, 2. Rruga “Bejtë Pireva” me gjatësi prej 1846.25 m. Totali i investimit në këto dy rrugë kap shifrën e 860,387 eurosh”, ka shkruar ai./Gjilani Info/
Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e cilësisë akademike dhe standardizimin e dokumentacionit të brendshëm, në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, është mbajtur një trajnim për rishikimin dhe përditësimin e syllabuseve. Ky aktivitet u organizua si pjesë e zbatimit të Kalendarit për Cilësi të institucionit, duke u konsideruar një hap i rëndësishëm në forcimin e proceseve të brendshme të sigurimit të cilësisë dhe transparencës në mësimdhënie. Synimi kryesor i këtij trajnimi ishte përmirësimi i përmbajtjes së syllabuseve, standardizimi i tyre sipas praktikave më të mira akademike, si dhe rritja e përputhshmërisë me kërkesat institucionale dhe ndërkombëtare. Përmes…
“Bashkë me disa nga kolegët kandidatë për Kuvendin Komunal, sot vizituam NPL “Tregu”, për të parë nga afër mbarëvajtjen e punës, kushtet, e mbi të gjitha diskutuam me tregtarët për sfidat aktuale të përditshmërisë së tyre”, ka thënë Riad Rashiti, kandidati i PDK-së, për kryetar të Komunës së Gjilanit. Kjo ndërmarrje publike ofron edhe shërbime të tjera efikase, sikurse është mirëmbajtja e hapësirave publike. “Për këtë, edhe u zotuam që mbështetja jonë nuk do të mungojë në asnjë aspekt, për plotësimin e kushteve sa më të favorshme humane e profesionale, për ta bërë edhe ekonominë e qytetit #MaMirë”, ka…
Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, janë mbajtur provimet pranuese për aplikantët e konkursit plotësues të studimeve baçelor, për vitin akademik 2025/2026. Provimi është mbajtur sot nëpër fakultetet ku vendet në afatin e parë nuk janë plotësuar. Për të parë nga afër këtë proces, Prorektorët, Dekanët dhe Profesorët e Njësive Akademike kanë vizituar sallat ku janë mbajtur provimet pranuese. Ata janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e ecurisë së provimit pranues të studentëve të rinj, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e UKZ-së, derisa u kanë uruar të gjithë kandidatëve suksese në provimin pranues.…
Iliriana Uruqi: Do të angazhohem për të qenë zëri i mësuesve, prindërve, nxënësve dhe çdo qytetari që beson në transparencë, barazi e drejtësi
/Iliriana Uruqi Kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për Asamble Komunale/ Iliriana Uruqi (Nr. 36 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje) ka përfunduar Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë Shqipe, si dhe studimet Master Shkencor në të njëjtën fushë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Me mbi 12 vite përvojë pune në arsimin e mesëm të ulët, ajo ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj. Aktualisht, punon si mësimdhënëse në shkollën “Musa Zajmi” në Gjilan. Përtej profesionit si profesoreshë, Iliriana është një aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo ka zgjedhur të kandidojë për Asamblenë Komunale të Gjilanit me…

