- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Gjilanit, ka thënë se takimet me të rinjtë gjithmonë japin një perspektivë të re për trajtimin e çështjeve, andaj i tillë ishte edhe takimi i sotshëm që patën bashkë. “Bashkë me zëvendësministren Liza Gashi, një pjesë të kandidatëve tanë për Asamble e edhe me përfaqësues të OJQ-ve, diskutuam me të rinjtë tanë për angazhimin e tyre në jetën shoqërore. Gjilani përmbushet me energjinë dhe kreativitetin e të rinjve tanë. BASHKË!”, ka thënë Alban Hyseni i Vetëvendosjes, që synon edhe një mandat në krye të Gjilanit. Në Lëvizjen Vetëvendosje…
Arbër Ismajli ka vazhduar me aktivitetin e radhës në terren edhe me nëndegët në Kishnapole-Gadish-Sllakoc
***Vizita e radhës në Nëndegët Kishnapole-Gadish-Sllakoc, na gjeti pranë njerëzve të mrekullueshëm të kësaj ane, të cilëve u ka humbur shpresa për një jetë më të dinjitetshme nga problemet e shumta të cilat komuna duhet t’ju jap zgjidhje. Nëndegët e këtyre anëve përcollën shqetësimet me zemër të thyer të banorëve të këtyre fshatrave. Ata na informuan për mungesën e infrastrukturës, për papunësinë që po i detyron të rinjtë të ikin, për mungesën e mbështetjes për bujqësinë dhe për padrejtësitë që i kanë parë çdo ditë në 4 vite të qeverisjes aktuale. Në anën tjetër, fryma që ndjehet në Kishnapole,…
Kanë vazhduar aktivitetet e Arbër Ismajlit nëpër nëndegë, mobilizimin për zgjedhje e ka vlerësuar të jashtëzakonshëm
Kanë vazhduar aktivitetet e Arbër Ismajlit nëpër nëndegë, mobilizimin për zgjedhje e ka vlerësuar të jashtëzakonshëm KandidatI i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Gjilanit, në zgjedhjet e 12 tetorit, Arbër Ismajli ka vazhduar me takime mobilizuese nëpër nëndegët e këtij subjekti politik, në Capar, Bukovik, Llovcë, Kokaj e Sllubicë. Deklaratat e Arbër Ismajlit për këto takime: *** Jemi shumë të lumtur që bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës, Krenar Xhaferi, takuam Nëndegën Capar dhe Nëndegën Bukovik të cilët na mirëpritën me shumë ngrohtësi e miqësi. Këto nëndegë shpërfaqën nevojën urgjente për projekte konkrete…
Komuna e Vitisë ka pranuar një donacion,- aparaturën e mamografit digjital nga kompania “Medika”
Në një ceremoni të veçantë, Komuna e Vitisë ka pranuar sot një donacion me rëndësi të madhe për shëndetin e qytetarëve – aparaturën e mamografit digjital, dhuratë nga kompania “Medika”. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm kryetari i komunës, Sokol Haliti, i cili falënderoi kompaninë donatore për kontributin e dhënë dhe theksoi se parandalimi i sëmundjeve të rënda nuk mund të bëhet pa pajisje adekuate. “Ky donacion do të ndihmojë jashtëzakonisht shumë, pasi aparatura e mamografit është jetike për diagnostikimin dhe parandalimin e hershëm të sëmundjeve”, ka thënë Haliti. Në shenjë mirënjohjeje për këtë gjest fisnik, kryetari Haliti ndau…
Në Viti, sot është mbajtur takimi i rregullt vjetor mes përfaqësuesve të komunës, Policisë së Kosovës dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit, ku u diskutua rreth gjendjes së sigurisë në shkolla dhe masave që duhet ndërmarrë për të garantuar një ambient të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, si dhe drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Agron Rukiqi. Kryetari Haliti falënderoi Policinë e Kosovës për angazhimin dhe përkushtimin e treguar vazhdimisht në mbështetje të institucioneve arsimore dhe theksoi se siguria e fëmijëve mbetet prioritet i pandashëm i…
Drejtori Ekzekutiv në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Afrim Cana ka pritur në takim një delegacion nga Luksemburgu
“Kishim nderin dhe kënaqësinë që të presim në takim delegacionin nga Luksemburgu z.Eric Dietz- Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Claude Jentgen – coordinator of programs at the Ministry of Foreign Affairs in Luxembourg, Jessica Spaus – Desk officer for Kosovo, Claude Jentgen – coordinator of programs in Development Cooperation, Giovanni Tordini- Resident Representative of LuxDev In Kosovo”, ka thënë kreu i këtij Spitali. Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Afrim Cana ka theksuar se ndihet i nderuar për visitën e këtij delegacioni nga Luksemburgu. “ I nderuar Ambasador z.Eric , të nderuar përfaqësues! Ne jemi shumë të lumtur…
Kryetari i LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror dhe deputet në Kuvendin e Republikës, z. Lutfi Haziri, ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Rexha, me rastin e ndarjes nga jeta të profesor Nexhat Rexha. Në telegramin e tij ngushëllues thuhet me sa vijon: “E nderuara familje Rexha, Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të nderuar, Nexhat H. Rexha, figurë e shquar e arsimit në Gjilan, i cili ia kushtoi jetën dijes dhe edukimit të brezave. Kontributi i tij mbi katër dekada në formimin e gjeneratave do të mbetet vlerë e përhershme dhe…
Në Gjimnazin Shoqëror ‘’Zenel Hajdini” është mbajtur mbledhje përkujtimore për profesorin e gjeografisë Nexhat Rexha, i cili ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Gjilan. Profesori Nexhat Rexha mbi katër dekada kishte punuar në arsim e puna e tij është çmuar lart nga kolegët dhe udhëheqës arsimorë. Jeton Rexhepi, drejtor në Gjimnazin Shoqëror ‘’Zenel Hajdini”, tha se me pikëllim të thellë sot ndahemi fizikisht nga profesor Nexhat Rexha, profesori ynë, miku e kolegu ynë; njeriu i përkushtuar për edukimin e arsimimin; njeriu i drejtë e kryengritës; burri i jashtëzakonshëm që gjithmonë reflektonte dijen, urtësinë në komunikim, maturinë e kryengritjen kur…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ka një lajm fantastik për qytetarët, lidhur me Klubin e Basketbollit “Drita”, ai që u fliste jo u shua, jo nuk është shuar, kanë vazhduar ushtrimet. “Klubi i Basketbollit “Drita”, po rikthehet më i fortë se kurrë”, tha kryetari Hyseni. Ky klub tash katër vjet ka pasur mbështetje financiare rekord nga kjo qeverisje. Po ashtu është siguruar sponsorizim për klubin./GJILANI INFO/
Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2233 gjoba për kundërvajtësit e trafikut. Ndërkaq, janë raportuar 41 aksidente trafiku me dëme material, kurse 24 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar. Nga ana tjetër, njoftohet se policia e vendit ka arrestuar 16 persona, 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe një person është dërguar në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/

