- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Kryetari Hyseni: Pas shumë vitesh në gjendje të rënduar, rruga “Avdullah Presheva” rehabilitohet tërësisht
Ishte në gjendje të mjerueshme për disa dekada rruga “Avdullah Presheva” , por tash kjo rrugë po rregullohet tërësisht. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimin dhe zyrtarë të tjerë, kanë parë nga afër punimet për asfaltimin e rrugës “Avdullah Presheva” në lagjen Dheu i Bardhë. I pari i Gjilanit, tha se rruga “Avdullah Presheva” në lagjen Dheu i Bardhë po merr pamjen që e meriton. “Pas shumë vitesh në gjendje të rënduar, kjo rrugë e rëndësishme e qytetit është duke u rehabilituar tërësisht”, tha Alban Hyseni. Kryetari i Gjilanit, theksoi se…
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 9-32 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 15°C. Ndërsa, ato maksimale prej 28 deri në 32°C.
/Nazim Gagica, kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/ Në tubimin e sotëm të Aleancës së Gruas, bashkë me kandidatet tona për Kuvend Komunal, u zotuam fuqishëm për angazhimin tonë në fuqizimin e rolit të gruas. Sepse gruaja është shtylla e familjes, motori i ekonomisë dhe garancia e një shoqërie të drejtë. Do të ndërtojmë një Gjilan të mundësive dhe barazisë. Dritë për Gjilanin – 174
Një super takim me gratë gjilanase – Zëri i tyre i domosdoshëm dhe vendimmarrës për rrugën tonë drejt fitores
Një super takim me gratë gjilanase – Zëri i tyre i domosdoshëm dhe vendimmarrës për rrugën tonë drejt fitores Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Një super takim me gratë gjilanase, Jemi bashkë në një organizim tjetër të veçantë me gratë e fuqishme të Gjilanit të cilat janë promotori dhe shtylla kryesore e zhvillimit të familjes, shoqërisë dhe ndërtimit të institucioneve tona. Qeverisja jonë e ardhshme do t’i kushtojë vend dhe trajtim të veçantë grave në bashkëqeverisje, duke ia dhënë trajtimin dhe përfaqësimin e merituar. Zëri i tyre është i domosdoshëm dhe vendimmarrës për…
/Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit/ Lagjja Arbëria bashkë me Zabelin kanë qenë gjithmonë shtylla të Lëvizjes dhe prijëse të fitoreve tona. Andaj, kur këto lagje përgjigjen me kaq masovitet, fitorja e 12 tetorit është e padiskutueshme.
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Fshati Muçibabë na priti ngrohtë dhe me dashamirësi, ku ishim bashkë me deputeten, znj. Arijeta Rexhepi dhe me kandidatin e listës fituese, z.Kushtrim Ibrahimi. Banorët ishin gati për 12 tetorin, kur do ta shënojmë fitoren për mandatin e radhës në Gjilan. Takimet me qytetarë gjithmonë janë të mirëseardhura, pasi na e shtojnë motivin dhe vizionin për të vazhduar me transformimin e qytetit tonë. BASHKË!
Ismajli: Kudo mbështetje e fuqishme për mua si kandidat për kryetar dhe për bashkëqeverisjen e ardhshme me qytetarët
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Me kënaqësi ju njoftoj për takimin e radhës me njerëz fantastik, Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, z. Fatgzon (Salih) Kqiku organizoi një tubim të veçantë me familjarë, miq e dashamirë, për të shprehur mbështetjen e fuqishme për mua si kandidat për kryetar dhe për bashkëqeverisjen e ardhshme me qytetarët. Mikpritja, pjesëmarrja e madhe dhe vullneti i jashtëzakonshëm janë dëshmia më e fortë se fitorja jonë është pranë. Ky rrugëtim po ndërtohet bashkë me njerëzit, me qytetarët, me profesionistët dhe me secilin që e do të ardhmen…
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Për mbi 6 dekada, ëmbëltorja Kimi ka qenë pjesë e pandashme e secilit gëzim për gjithë Anamoravën. Andaj sot ishte kënaqësi e veçantë vizita në këtë biznes. Me rreth 60 të punësuar, shumica prej tyre gra dhe vajza, kjo ëmbëltore që dikur njihej në Gjilan si Egipat, është shembull i gjallë se si bizneset tona lokale fuqizojnë ekonominë e qytetit. Dy vëllezërit, Visari dhe Shkëlzeni me vizion dhe punë të palodhshme, kanë arritur që në moshë të re të hapin pikat e tyre në gjithë qytetin, të…
Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Kompania FleXograf, na mirëpriti sot bashkë me disa nga kolegët kandidatë për kuvendin komunal. U njohëm nga afër me punën e përkushtimin, makineritë bashkëkohore e kreativitetin e stafit. Sikurse në çdo kompani tjetër, edhe këtu u zotuam për përkrahje të veçantë për kompanitë, e të cilave do t’ua bëjmë kushtet Ma Mirë.
Hyseni: Jam i vendosur që sporti të vazhdojë të ketë vëmendje të posaçme edhe gjatë mandatit të dytë
“Sporti ishte tema kryesore e takimit me kandidaten e listës sonë fituese për Asamble, Fortesa Orana, dhe me familjen e saj, ku i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Luan Aliu”, ka thënë Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit. Ai tha se medaljet dhe sukseset që Fortesa ia ka sjellë vendit tonë janë shumë më tepër se arritje personale – ato janë krenari për të gjithë Gjilanin. “Jam i vendosur që sporti të vazhdojë të ketë vëmendje të posaçme edhe gjatë mandatit të dytë, ashtu siç ka pasur përgjatë këtyre…

