Takuam veteranë të luftës, ata që me guxim shkruan faqet më të lavdishme të historisë sonë të re
/Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit/
Takimet me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së gjithmonë janë të veçanta, sepse aty ndihet fryma e sakrificës dhe e krenarisë sonë kombëtare.
Bashkë me zv.ministrin e Mbrojtjes, Shemsi Sylën dhe kandidatin e listës tonë fituese për Asamble, Kushtrim Zeqirin, patëm nderin të takojmë veteranë të luftës, ata që me guxim shkruan faqet më të lavdishme të historisë sonë të re.
Është detyrë dhe përgjegjësi e gjeneratës sonë që amanetin e tyre ta ruajmë, duke ndërtuar vend më të fortë e më të drejtë për qytetarët tanë.





