- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Jemi mobilizuar për tubimin tonë të madh Dita nuk mund të përfundonte më mirë se kështu, mes aktivistëve tanë të palodhur, ku qëllimi ynë është një dhe i përbashkët, ta bëjmë Gjilanin Ma Mirë! Jo vetëm kaq, por edhe shumë më shumë jemi mobilizuar për tubimin tonë të madh, atë të kthimit të shpresës për qytetin tonë, i cili do të mbahet me 4 tetor nga ora 17:00! Na duhesh edhe TI, për një tubim madhështor Na duhesh edhe TI, për të ringjallur shpresën që Gjilani meriton MaMirë!
Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Vizitat tona nuk kanë të ndalur, e në vazhdën e tyre takuam edhe zjarrfikësit Pavarësisht sfidave e problemeve të shumta që ata ballafaqohen çdo ditë, edhe për nga natyra e punës, por edhe si pasojë e mungesës infrastrukturore në tërësi, energjia dhe devotshmëria e tyre ndaj shërbimit e sigurisë është mbresëlënëse. U zotuam që kushtet e tyre do të jenë MaMirë me neve në qeverisje! Faleminderit për mikpritjen!
Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Një gatishmëri e plotë për Gjilanin MaMirë! Bashkë me disa nga kandidatët për asamble komunale, vizituam biznesin tejet të frekuentuar Durresi SH.P.K! Shumë klientë, staf e energji për punë e shërbim! Mikpritje e ngrohtë, bashkëbisedim miqësor e gatishmëri të plotë për Gjilanin MaMirë!
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Zotohemi që do të jemi pranë jush edhe në mandatin e radhës. Rinia e Gjilanit Kur sheh këtë energji dhe këtë entuziazëm, fitorja e 12 Tetorit bëhet e padiskutueshme! Faleminderit rini e qytetit për mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtij mandati qeverisës. Zotohemi që do të jemi pranë jush edhe në mandatin e radhës. BASHKË
Një qytet i denjë dhe me përplot të mira ndërtohet duke i dëgjuar të gjithë, sidomos ata që shpesh lihen anash
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Një qytet i denjë dhe me përplot të mira ndërtohet duke i dëgjuar të gjithë, sidomos ata që shpesh lihen anash. Së bashku me kandidatët për Asamble, Demush Vokshin e Sami Ahmetin, patëm nderin të vizitojmë Shoqatën e të Verbërve në Gjilan, të udhëhequr nga z. Bajram Spahiu. Në këtë takim shumë miqësor, u njohëm nga afër me sfidat dhe përditshmërinë e tyre, por mbi të gjitha me forcën, vullnetin dhe këmbënguljen për të mos u ndalur asnjëherë. Këta njerëz, me gjithë vështirësitë që përballen, janë model frymëzimi…
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Sot, bashkë me deputeten Arijeta Rexhepi dhe nënkryetarin e Lëvizjes, Luan Aliu, vizituam kompaninë “KiKxxl & evroTarget” në Gjilan, një histori e suksesshme gjermano-kosovare që po krijon mundësi të reja për të rinjtë tanë. Kjo kompani është shembull i bashkëpunimit të suksesshëm mes Gjilanit dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke punësuar të rinj gjilanas që kryejnë shërbime profesionale për klientë jashtë vendit. Gjilani ka nevojë për më shumë partneritete të tilla, që e forcojnë ekonominë dhe i nxisin të rinjtë të punojnë në drejtime të ndryshme me perspektivë.
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Aktivitetet zgjedhore vazhdojnë me vizita bizneseve të ndryshme Kaluam një ditë fantastike në Livoç të Ulët, duke vizituar biznesin e Xhavit Shkodrës për prodhimin e kërpudhave “Green Group-Kosova”. Ishte një mundësi e shkëlqyer të shikonim nga afër punën dhe pasionin që ai ka vendosur në këtë projekt. Bashkë me të dhe me kandidatët tanë për Asamble Komunale, Sami Ahmeti dhe Burim Elezi, biseduam për sfidat dhe mundësitë që ofron kjo industri, dhe si mund ta mbështesim më shumë biznesin lokal në qeverisjen e ardhshme. Faleminderit, Xhavit Shkodra, për…
Do të jemi pranë çdo biznesi, për t’i mbështetur e për t’i fuqizuar, sidomos gratë ndërmarrëse
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Do të jemi pranë çdo biznesi, për t’i mbështetur e për t’i fuqizuar, sidomos gratë ndërmarrëse Çfarë kënaqësie me e pa se si gratë ndërmarrëse janë përfaqësueset dhe ambasadoret më të mira të Gjilanit deri në Amerikën tejoqeanike. Bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale, Isa Musliji, vizituam një prej bizneseve të fuqishme të qytetit tonë “MINNA Fashion”. Pas këtij suksesi që ka bërë jehonë jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë vendit, qëndron zonja Vjollca, një grua e jashtëzakonshme që prej shumë vitesh udhëheq me profesionalizëm dhe…
Ju premtojmë se do të jemi pranë çdo biznesi në komunën tonë, duke ofruar mbështetje dhe krijuar mundësi për zhvillim dhe punësim
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Ju premtojmë se do të jemi pranë çdo biznesi në komunën tonë, duke ofruar mbështetje dhe krijuar mundësi për zhvillim dhe punësim Me kandidatët tanë për Asamble Komunale, Gresa Avdiu, Sami Ahmeti, Burim Elezi dhe Bedri Ajeti, patëm kënaqësinë të vizitojmë fabrikën për prodhimin e kubëzave të betonit “3EGroup”, të udhëhequr nga z. Rexhep Kadriu. Ishte një mundësi e shkëlqyer të shikonim nga afër punën, pasionin dhe profesionalizmin që qëndron pas çdo kubëze të prodhuar. Ky biznes përdor teknologjinë më moderne dhe prodhon kubëza me cilësi dhe qëndrueshmëri…
Komuna do të vazhdojë t’i mbështesë bizneset që sjellin inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Komuna do të vazhdojë t’i mbështesë bizneset që sjellin inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm Vizitë inspiruese në fabrikën On Trade Fab, një prej bizneseve inovative që e kanë vendosur komunën tonë në hartën e prodhimit modern. Këtu bashkë me ekipin pamë nga afër procesin e prodhimit të zyrave dhe shtëpive modulare me panelet termoizoluese dhe konstruksionet metalike, që garantojnë cilësi dhe qëndrueshmëri sipas standardeve më të reja të ndërtimit. Krenar për ndërmarrësit tanë që me punë e vizion po kontribuojnë jo vetëm në zhvillimin ekonomik të Gjilanit,…

