Author: admin

Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Tre fshatra të Karadakut, konfirmuan se qëndrojnë fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje Bashkë me banorët e fshatrave Haxhaj, Demiraj e Selishtë diskutuam për investimet që kemi bërë në këto fshatra, e për projektet e mandatit të ri. Terrenet sportive, parqet, trotuaret e rrugët me ndriçim publik janë dëshmia më e fortë e punës që kemi bërë për 4 vite, e të përkushtimit edhe për mandatin e ri. Vvazhdojmë BASHKË për Gjilanin!

Read More

Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit ka thënë se sot nderuan jetën dhe veprën e bacës Halil Malaj, simbol i sakrificës dhe i qëndresës për lirinë e Kosovës. I lindur në Hogosht, djalë i prijësit të Luftës së Kikës, Idriz Malaj, baca Halil ia kushtoi gjithë jetën çështjes kombëtare. Ai ishte pjesë e lëvizjes ilegale, krahas emrave të mëdhenj të rezistencës si Kadri Zeka e vëllezërit Gërvalla, duke shpërndarë me guxim fjalën e lirisë dhe duke përballuar çdo sakrificë personale. “Me jetën dhe veprën e tij ai na la testament besnikërinë ndaj lirisë dhe Kosovës. Anamorava do ta…

Read More

“Gjilani sot u zgjua me lajmin e rëndë për ndarjen nga jeta të Enes Ajetit. Ikja e tij e parakohshme na ka prekur të gjithëve”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, i cili ka dërguar një telegram ngushllimi si më poshtë: Telegram ngushëllimi Gjilani sot u zgjua me lajmin e rëndë për ndarjen nga jeta të Enes Ajetit. Ikja e tij e parakohshme na ka prekur të gjithëve. Kam pasur fatin ta njoh Enesin për njeriun e mrekullueshëm që ka qenë, i respektuar, me zemër të madhe dhe koleg e mik i dashur për të gjithë…

Read More

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, në seancën e të enjtes, e cila llogaritej se ishte e fundit për këtë mandat, ka shtyrë për një mbledhje tjetër miratimin e propozim buxhetit për vitin 2026 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2027-2028, pasi partitë opozitare (LDK, PDK) të cilat e përbëjnë shumicën në Kuvend, janë deklaruar se nuk mund të shkojnë tutje në këtë pikë, pa prezencën e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni. Paraprakisht, propozim buxhetin për vitin 2026 e ka prezantuar para anëtarëve të Kuvendit Ilmi Limoni, udhëheqës i sektorit të buxhetit në Drejtorinë për…

Read More

Nazim Gagica, kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Ne po dëshmojmë se fuqia e madhe vjen nga familja dhe bashkimi i qytetarëve I nderuar sonte të jem pjesë e tubimit familjar të kandidatit tonë Egzon Limoni. Që nga fillimi kemi qenë bashkë në çdo aktivitet, sepse vetëm të bashkuar mund ta ndryshojmë Gjilanin. Egzoni është biri i kësaj toke, djalë i përkushtuar dhe zë i fuqishëm i njerëzve të thjeshtë. Falë familjes së tij dhe gjithë mbështetjes suaj, ne po dëshmojmë se fuqia e madhe vjen nga familja dhe bashkimi i qytetarëve.

Read More

Cërnica na priti me frymën e fitores së madhe Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Cërnica edhe sonte si gjithmonë na priti me super energjinë që e karakterizon, me frymën e fitores së madhe që do ta shënojmë BASHKË me 12 tetor. Me deputeten Saranda Bogujevci, takuam vajzat dhe gratë e këtij fshati, me të cilat diskutuam për mundësitë për zhvillim ekonomik e shoqëror, dhe mbi të gjitha për rolin vendimtar që ato kanë në çdo hap të zhvillimit të Gjilanit. Faleminderit Saranda për mbështetjen! Faleminderit nga zemra Cërnicë që jeni BASHKË për 105!

Read More

Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Zhegra i ka dhënë shumë historisë sonë të lavdishme, por njëherit i ka ofruar dhe figura të mëdha jo vetëm komunës sonë por mbarë vendit Mbrëmjen e takimeve e përmbyllëm në Zhegër, me kandidatin tonë për asamble komunale z. Burhan Isufi, njëherit kryetar i kësaj nëndege. Zhegra i ka dhënë shumë historisë sonë të lavdishme, por njëherit i ka ofruar dhe figura të mëdha jo vetëm komunës sonë por mbarë vendit. Prandaj, ardhja këtu përherë është e mbetet mbresëlënëse. Bashkëbisedim i ngrohtë, e mbi të gjitha entuziazëm për…

Read More

Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Do të vazhdojmë t’i përkrahim bizneset vendore Sot vizituam kompaninë Konsoni, që njihet si më e madhja në tregun tonë për prodhimin e vezëve dhe mishit të pulës. Bashkë me kandidatet e listës fituese për Asamble, znj. Albulena Hajdari dhe znj. Krenare Latifi-Kqiku, u njoftuam nga afër me kapacitetet e kompanisë dhe planet për zhvillim të mëtejshëm. Është mbresëlënëse që rreth 80% e punëtorëve janë gra, duke treguar rëndësinë që ky biznes i jep fuqizimit të grave dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Bizneset vendore…

Read More

Nazim Gagica, kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Tregtarët tanë meritojnë mbështetje dhe kushte më të mira Sot vizitova tregun e qytetit dhe u takova me tregtarët tanë të palodhur. Ata janë shembulli më i mirë i njerëzve që me mund e djersë e mbajnë gjallë ekonominë e Gjilanit. Tregtarët tanë meritojnë mbështetje dhe kushte më të mira, sepse tregu është pasqyra e gjallërisë së qytetit tonë. Angazhimi ynë është i qartë: të fuqizojmë bizneset e vogla e të mesme, të përkrahim tregtinë vendore dhe të ndërtojmë një Gjilan të mundësive për të gjithë.

Read More

Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Shëndetësia ka qenë dhe do të mbetet prioriteti jonë Bashkë me disa prej kolegëve kandidatë për asamble komunale, vizituam sot Poliklinikën Unicamed, ku aty pamë nga afër shërbimet shëndetësore që ju ofrohen pacientëve. Shëndetësia ka qenë dhe do të mbetet prioriteti jonë, e për të cilën zotohemi që do të punojmë shumë e sinqerisht për të ofruar kushte të dinjitetshme për punëtorët shëndetësor e pacientët! Me neve shëndetësia do të bëhet MaMirë!

Read More