- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
- Shtatë raste të dhunës në familje raportohen në Kosovë brenda 24 orëve
- Komuna e Gjilanit nis shpërndarjen e 455 pakove “Baby Box” për të porsalindurit
Author: admin
Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, ka pritur në takim Drejtorin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Kolonel Agron Rukiqi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, me të cilët ka diskutuar çështje me interes të përbashkët mes dy institucioneve. Fillimisht mysafirët kanë uruar kryetarin të gjykatës për pozitën e re, duke shprehur përkushtimin për bashkëpunim më të madh mes dy institucioneve. Me këtë rast, kryetari Salihu ka falënderuar drejtorin Rukiqi për bashkëpunimin korrekt në mes Gjykatës dhe Stacionit Policor në Gjilan, duke shtuar se ky bashkëpunim do të avancohet edhe më shumë në kuadër të…
Kryetari Rahimaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin Elbert Krasniqi për mbështetje infrastrukturore për komunitete
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Ministrin Elbert Krasniqi kanë nënshkruar marrëveshjen në kuadër të programit për mbështetje infrastrukturore për komunitete. Rahimaj ka thënë se në kudër të kësaj marrëveshje do të bëhet asfaltimi i rrugës kryesore “Ekzodi” në Berivojcë në vlerë prej 50 mijë Euro. “Sot bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi, kemi nënshkruar Marrëveshjen në kuadër të programit për mbështetje infrastrukturore për komunitete. Në kuadër të kësaj marrëveshje do të bëhet asfaltimi i rrugës kryesore “Ekzodi” në Berivojcë, në vlerë prej 50.000€. Për ne është e rëndësishme që të krijojmë mundësi bashkëpunimi edhe me nivelin…
Njësitë patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare në Zhegër (Drejtoria rajonale kufitare- Lindje) në kuadër të Planit Operativ Goditja 2022 në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, njoftohet nga policia. ‘Si rezultat i kësaj, me datë 26.05.2022, rreth orës 04:00, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të Policisë Kufitare është arritur të identifikohen kamion i tipit “Man”, me targa vendore dhe me drejtues të dyshuarin, M.A.,shtetas Kosovar, njoftohet tutje nga policia. Sipas policisë, pas tentativës për t’u shmangur ndalimit…
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Për të vdekurit, fjalët më të pa – zgjedhura: Është një thënie latine se: “Për të vdekurit, fjalë më të zgjedhura ..”! Shumica e njerëzve që e kanë një moral, qoftë edhe në grimca kjo thënie respektohet edhe kur shkohet në kryeshëndosh e sidomos gjatë paraqitjeve publike për ata që e kanë këtë mundësi për shkak postit që e kanë apo që duan të jenë në qendër të vëmendjes, me çdo kusht dhe çdo çmim, pa e respektuar asnjë parim! Popujt e vegjël kryesisht merren me tema të mëdha, me çështje strategjike botërore ndonëse askush…
Sulmuesja e Kosovës, Kosovare Asllani, largohet nga Real Madridi. Shumë lojtare të Realit Madridit si dhe trajneri Alberto Toril nuk do të jenë më pjesë e skuadrës së kryeqytetit spanjoll. Gjithçka u bë e ditur pas humbjes përballë Barcelonë në “Kupën e Mbretëreshës”. “Faleminderit për gjithçka Madridistë. Në këtë moment nuk mund ta shpreh me fjalë atë që dua të them përveçse do te kesh gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”. Ky është mesazhi i Kosovare Asllanit, që mbyll përvojën e saj me fanellën e bardhë. Futbollistja me origjinë shqiptare, por që përfaqëson Suedinë në rang kombëtaresh,…
Nga: Torres Duarte Me tregimet e shkurtra të shkruara në vitet 1940 dhe fillimin e viteve 1950, dhe të përmbledhura më vonë në librin “Sytë e një qeni blu”, i ndjeri Markez (Gabriel Garcia Marquez), shkrimtari kolumbian fitues i çmimit Nobel, tregon se ai është ende një shkrimtar i ri, me një stil dhe subjekte që mund të jenë jo tipike. Stilistikisht, Merkez e arriti kulmin me romanin “Njëqind vjet vetmi”. Në atë moment, stili dhe thelbi i tij morën një kurs kaotik. Ai arriti nivelin e novelave që më pas u bënë skenarë për filma, si “Kolonelit nuk…
Në 23 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Bafti Haxhiu dhe Sali Zenuni, në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurore lulesh në varret e këtyre dy dëshmorëve. Pos autoriteteve të Institucioneve komunale, në homazhe morën pjesë edhe përfaqësuesit e Policisë, të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtarë të dëshmorëve e familjarë të tyre si edhe personeli arsimor dhe nxënësit të shkollës “Bafti Haxhiu” në Viti e Ramnishtë. Ndërkohë është organizuar një manifestim në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, për shënimin e ditës së…
Gjenerali rus vritet nga ushtarët ukrainas, po pilotonte aeroplanin luftarak që ushtria e Kievit e rrëzoi
Një gjeneral rus sipas të gjitha gjasave ishte vrarë nga ushtarët ukrainas. Bëhet fjalë për gjeneralin Kanamat Botashev, i cili humbi jetën kur aeroplani të cilin po e pilotonte u rrëzua nga ushtarët ukrainas. 63-vjeçari ishte piloti me gradën më të lartë që humbi jetën në luftën në Ukrainë. Siç raporton BBC, Rusia kishte raportuar se Botashev ishte pensionuar më herët, dhe se nuk kishte fluturuar me ndonjë aeroplan luftarak për më shumë se dhjetë vite. Lexo po ashtu: Ukraina hyn në ‘fazën më aktive të agresionit rus’ – sulmi në frontin lindor ‘më i madhi’ i parë në…
Raportohet se mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Arjanit Fazlija, ka bërë hapin e madh duke nënshkruar për gjigantin gjerman, Bayer Leverkusen, transmeton albinfo.ch. Ai është i lindur në Koln të Gjermanisë në vitit 2005, mbron me sukses të madh ngjyrat e Kosovës U-17. Me një shtat të lartë për moshën që ka, ai dallohet për lojën e tij të shkëlqyer në mesfushë. Me paraqitjet e tij në Bundesliga U17 me klubin FC Hennef, Arjanit ka tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura gjermane. Ai ka zgjedhur të nënshkruajë me gjigantin gjerman, Bayer Leverkusen. Arjaniti tashmë pas Kosovës U17, synon të…
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq mbrëmë në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se nuk e sheh disponimin për ndarjen e pakos Maqedoni-Shqipëri për negociatat me Bashkimin Evropian. “Ky qëndrim ka vazhduar që nga viti 2019. “Unë mendoj se disponimi i vendeve anëtare kur hapin derën për negociata do të ishte shumë më i madh nëse do të kishte dy shtete sesa nëse do të ishte vetëm një,” tha Mariçiç. Në lidhje me bisedimet me Bullgarinë, Mariçiq tha se Maqedonia e Veriut ka qenë konstruktive, e hapur dhe mjaft e arsyeshme për të mos u përballur me presione.…

