Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Hyseni e Kastrati kanë vizituar Qendrën e re për të Moshuarit…

December 5, 2025

Kryetari Rahimaj shpërndan BabyBOX-et e radhës

December 5, 2025

Për një javë 1 mijë e 143 gjoba trafiku në Rajonin e Gjilanit

December 5, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Hyseni e Kastrati kanë vizituar Qendrën e re për të Moshuarit…
  • Kryetari Rahimaj shpërndan BabyBOX-et e radhës
  • Për një javë 1 mijë e 143 gjoba trafiku në Rajonin e Gjilanit
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 4 aktakuza ndaj 4 personave për vepra të ndryshme penale
  • Moti sot i vranët, priten edhe reshje shiu
  • Brenda një dite janë evidencuar 58 aksidente trafiku, njëri prej tyre me fatalitet
  • Pjesëmarrës në trajnimin për Edukimin Medial edhe njëmbëdhjetë mësimdhënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”
  • Pensionohet aktorja Mejreme Berisha
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Markezi dhe e vërteta: Si e ushqeu gazetaria, fantazinë e shkrimtarit?
Kulturë

Markezi dhe e vërteta: Si e ushqeu gazetaria, fantazinë e shkrimtarit?

adminBy adminMay 26, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Torres Duarte

Me tregimet e shkurtra të shkruara në vitet 1940 dhe fillimin e viteve 1950, dhe të përmbledhura më vonë në librin “Sytë e një qeni blu”, i ndjeri Markez (Gabriel Garcia Marquez), shkrimtari kolumbian fitues i çmimit Nobel, tregon se ai është ende një shkrimtar i ri, me një stil dhe subjekte që mund të jenë jo tipike.

Stilistikisht, Merkez e arriti kulmin me romanin “Njëqind vjet vetmi”. Në atë moment, stili dhe thelbi i tij morën një kurs kaotik. Ai arriti nivelin e novelave që më pas u bënë skenarë për filma, si “Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë”, apo me eksperimentin teknik në novelën “Gjethurinat”, romanin e shkurtër anekdotik tek “Ora e ligë”, apo eksplorimi i politikës tek “Funerali i nënëmadhes” .

Gjatë gjithë kohës, aftësitë që shfaqi Markez ishin më tepër ato të një xhongleri të talentuar. Megjithatë unë mendoj se zanati i tij, e lejoi stilin e tij jo vetëm që të evoluonte më fort, por u bë burimi ushqyes i tonit hiperbolik në romanet “Njëqind vjet vetmi”, “Vjeshta e Patriarkut” dhe “Dashuria në kohën e kolerës”.

Mençuri, humor, ironi

Në vitet 1950, Markezi kultivoi dy zhanre: komentin e lehtë mbi lajmet (qoftë për qeverinë argjentinase, mbi një film, apo mbi një funeral) dhe kronikën e zezë. Të parën ai e trajtoi gjatë disa viteve që punoi tek “El Universal” dhe “El Heraldo” (dy të përditshme kolumbiane).

Komentet e tij, të mbledhura dhe të studiuara nga Zhak Zhilar në librin e tij “Tekstet bregdetare, 1948-1952),  përfaqësojnë një rrëfim inteligjent dhe mendjemprehtë, dhe janë ndonjëherë po aq madhështore sa ndonjë pasazh në një nga veprat e tij madhështore.

Në “La primera caída” (Vjeshta e parë), një artikull mbi dramaturgun e famshëm britanik Xhorxh Bernard Shou, i botuar në shtatorin e vitit 1950, ai shkroi se “në moshën kur shumica e njerëzve i përkushtohen detyrës së lodhshme për t’u shndërruar në pluhur, zoti Xhorxh Bernard Shou thotë se shëtit ende rregullisht me shumë gjallëri në kopshtin e tij për tëmbajtur trupin në formë”.

Kur Shou vdiq në Ditën e të Vdekurve, si rezultat i asaj rrëzimi aksidental, Markez vuri në dukje: ”Zoti Xhorxh Bernard Shou, zgjodhi të vdiste më 2 nëntor, që është padyshim dita më e përshtatshme për atë detyrë të bezdisshme”.

Komentet e tij të lehta janë ndonjëherë po aq madhështore sa një pasazh në një nga veprat e tij madhështore. Ironia në vëzhgimet e tij (“detyra e bezdisshme” e vdekjes), nuk është ndryshe nga ky pasazh i famshëm në novelën “Vjeshta e Patriarkut”: “… Një pasdite janari, ne pamë një lopë që sodiste muzgun nga ballkoni presidencial. Imagjinoni një lopë në ballkonin e mëmëdheut…, hamendësoni pak se si një lopë mund të kishte arritur deri në atë ballkon, kur të gjithë e dinë se lopët nuk mund t’i ngjisin sot shkallët, qoftë edhe në shkallëprej guri, dhe aq më pak me shkallët e shtruara me tapet…”.

I njëjti humor, i skalitur ndonjëherë nga sarkazma, është i dukshëm tek tregimi “Puthja: Një reaksion kimik). Pasi tregon se si një shkencëtare e quajtur zonja Uillkinson kishte sugjeruar se puthja ishte metoda që kishin zbuluar njerëzit e lashtë për të konsumuar kripë në muajt e nxehtë të vitit, Markez shkruan: “Tani e tutje nuk do të ketë nevojë të ftojmë askënd që të vijë dhe të vëzhgojë Hënën bashkë me ne. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është të ulemi në një stol në park, dhe të hamë në mënyrë romantike gjysmë kg kripë”.

I njëjti humor i zi përdoret për të përshkruar (tek romani Njëqind vjet vetmi) një burrë që bie nga një çati për të parë Remediosin e bukur. Markez shkruan tek “Posibilidades de la antropofagjia” (Mundësitë e kanibalizmit) se “nuk do të ishte e çuditshme nëse një nga këto ditë, kur të kenë mbaruar të gjitha furnizimet, të ligjërohet shitja e viktimave që bëhenkurban”.

Traditat kulturore dhe gjeografitë mitike

Në tregimin “A Luis Carlos López con veinte años de mueste” (Për Luis Karlos Lopezin, 20 vjet pas vdekjes), ai shkruan se një kusht i domosdoshëm për të njohur poetin Lopez personalisht ishte “të ishe të paktën 30 vjeç”. Zgjedhja e një detaji të zakonshëm por disonant (30, dhe jo 32 vjeç), do të rikthehej vite më vonë në fillimin e romanit “Njëqind vjet vetmi”.

Si një gazetar i kronikës në “El Espectador” , zgjeroi potencialin e këtij regjistri duke hedhur bazat e fantazisë dhe realizmit. Nuk është rastësi që kronikat e tij të para iu kushtuanLa Sierpe, një qytet legjendar në bregun kolumbian buzë Atlantikut.

“La Marquesita de la Sierpe” nis me historinë e një burri që ndodhet në zyrën e mjekut, dhe që pret të shpëtojë nga majmuni që mbante në bark. Ai ishte mbarsur nga magjia, e përdorur aq shpesh si një ndëshkim rreth La Sierpe. Kronikat e tij, të cilat raportojnë për një gjeografi fantastike dhe për kafshët e saj, përshkruajnë dema me krahë apo të ngordhur që vijnë nga bota e përtejme duke goditur butësisht një arkivol.

Dashuria e Markezit për hiperbolën dhe zgjuarsinë, gjen një terren më të gjerë e më të frytshëm në botën e traditave kulturore dhe të fantazive mitike, publike dhe të trashëguara, sesa në terrenin e rrëshqitshëm të çështjeve të aktualitetit.

Nga realja tek trillimi

Është interesant fakti që stili i cili dha mundësi Markezit të përpunonte shumë nga përvojat e tij të jetës reale, identifikohet më ngushtë me punën e tij në media sesa përpjekjet e tij të hershme për të shkruar ngjarje të trilluara.

Pavarësisht mjeshtërisë që karakterizon libra të tillë si “Ora e ligë” dhe “Gjethurinat”, duket se Markez gjeti tek fantazia e tij lindur mbi ngjarjet e përditshme, një bazë nga ku mund të ngrihej si një rrëfimtar i madh. Shkrimtarët aspirantë priren të kërkojnë miratimin e botës letrare përmes imitimit të modeleve dhe përshkrimit artificial të emocioneve.

Unë mendoj se me shkrimin e kronikave të lajmeve dhe komenteve të shkurtra, Markez as  pretendonte, as imitonte, dhe as kërkonte miratimin e botës letrare. Liria e shkrimit të kronikave të zakonshme po e shndërronte atë në shkrimtarin që do ta njihnin të gjithë. Sepse kronikat e tij për “El Espectador” janë shkruar vetëm 13 vjet para romanit “Njëqind vjet vetmi”. /Burimi: “Worldcrunch”/Në shqip nga: Bota.al/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pensionohet aktorja Mejreme Berisha

December 4, 2025

Hapet ekspozita ‘Mistikja e një universi artistik’ e profesorit Avni Behluli”

November 25, 2025

Festivali “Kamenica Folk Fest” mblodhi grupe të ndryshme nga trojet shqiptare për dy net radhazi

November 24, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni e Kastrati kanë vizituar Qendrën e re për të Moshuarit…

By adminDecember 5, 2025

“Së bashku me hoxhën dhe humanistin z. Halil Kastrati, vizituam Qendrën e re për…

Kryetari Rahimaj shpërndan BabyBOX-et e radhës

December 5, 2025

Për një javë 1 mijë e 143 gjoba trafiku në Rajonin e Gjilanit

December 5, 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 4 aktakuza ndaj 4 personave për vepra të ndryshme penale

December 5, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Hyseni e Kastrati kanë vizituar Qendrën e re për të Moshuarit…

December 5, 2025

Kryetari Rahimaj shpërndan BabyBOX-et e radhës

December 5, 2025

Për një javë 1 mijë e 143 gjoba trafiku në Rajonin e Gjilanit

December 5, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.