- Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, Policia: Operacioni lidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve”
- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
Author: admin
Ministri shqiptar i Mbrojtjes takon homologun grek: Zgjerojmë bashkëpunimin, mbështetja e Kosovës në iniciativat rajonale rrit stabilitetin
Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi u prit në një takim nga homologu grek Nikolaos Panagiotopoulos, një ditë pasi Athina zyrtare iu përgjigj pozitivishtë kërkesës së Shqipërisë për të dërguar një avion për shuarjen e zjarreve në Sazan. Në një njoftim në rrjetet sociale, Peleshi u shpreh se të dy vendet anëtare të NATO-s janë të gatshme të zgjerojnë dhe intensifikojnë më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Sipas Ministrit të Mbrojtjes, bashkëpunimi pritet të fokusohet në edukimin ushtarak shëndetësi, stërvitjet e përbashkëta si dhe angazhimet në rajonin e Ballkanit si në rastin e KFOR. Nga të dyja palët…
Erdhi për pushime në vendlindje me biçikletë Dashuria për vendlindje bëri që mërgimtari shqiptar të niset nga Gjermania në vendlindje, por kësaj here në mënyrë më të veçantë, përcjell albinfo.ch. Me biçikletën e tij, para disa dite u nis për në Kosovë dhe tani po i kalon pushimet në Kosovë. Afrim Gërxhaliu pas disa ditë udhëtimi ka mbërritur në Kosovë. Ai i bëri 1,500 kilometra nga Reisburgu i Gjermanisë. Gërxhaliu këtë nuk e bëri me automjet, por me biçikletë. Ndërkohë që Afrimi kthimin, mbas dy jave në Gjermani, do ta bëjë me autobus.
Escobar: SHBA-të mbështesin “Ballkanin e Hapur”, kjo iniciativë duhet të përfshijë 6 shtetet në nivel të njëjtë
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka ripërsëritur edhe njëherë se SHBA-të përkrahin iniciativën e “Ballkanit të Hapur”. Në fjalimin e tij përmes një video-lidhjeje, Escobar ka thënë se kjo iniciativë është e suksesshme atëherë duhet të jetë e hapur për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, që të përfshihen në nivel të njëjtë. “SHBA-të mbështesin “Ballkanin e Hapur”. Duhet punuar jo vetëm në bashkëpunim rajonal ekonomik, por edhe në bashkëpunim për integrim në struktura evropiane. Ka shumë iniciativa për krijimin e një integrimi ekonomik. Secila iniciativë për integrim ekonomik,…
Komuna e Gjilanit: Ekipet e zjarrfikjes dhe shpëtimit janë në gatishmëri në rast të përmbytjeve
Ekipet e Njësitit të zjarrfikjes dhe shpëtimit në Gjilan janë në gatishmëri të plotë në rast të përmbytjeve eventuale. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni. Po ashtu, ai ka thënë se dje ekipet tjera komunale kanë pastruar shtretërit e lumenjve dhe përroskave në disa lokacione. “Duke i parë paralajmërimet e ekspertëve lidhur me përmbytjet eventuale në Kosovë, Komuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet e ekipeve të zjarrfikjes dhe shpëtimit për t’i parandaluar përmbytjet eventuale”, ka deklaruar Hyseni. /GJILANI INFO/
Është arrestuar në Gjilan personi i dyshuar për shkak se e kishte kanosë verbalisht përmes telefoni me vrasje një femër , thuhet nga policia. Sipas policisë bëhet e ditur se personi në fjalë e kishte thirrë dhe kanosur të përmendurën përmes telefonit, derisa ajo kishte qenë në stacion policor duke dhënë deklaratë. Tutje thuhet se i dyshuari është arrestuar para stacionit policor, i cili gjatë shoqërimit ka kanosë dhe fyer edhe zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në fshatin Busavatë. Të pranishëm kanë qenë 84 pjesëmarrës në takim, ku me 54 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Feim Maliqi, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Burim Maliqi, Nazmi Maliqi, Lirim Maliqi, Avni Maliqi. Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”./GJILANI INFO/
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, zhvillon takim të rëndësishëm lidhur me identifikimin e mungesës së qasjes fizike për personat me aftësi të kufizuara
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar takim me përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukurës dhe Handikos, ku kanë diskutuar rreth mënyrës së identifikimit të mungesës së qasjes fizike për personat me aftësi të kufizuara. Pasi i ka falënderuar për vizitën në Gjilan, kryetari Hyseni ka theksuar se do të jenë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet për aktivitete të përbashkëta. “Në koordinim me ta, do të angazhohemi rreth aktiviteteve të përbashkëta të cilat do të planifikohen dhe realizohen përgjatë këtij viti, i shpallur…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë dhe asnjë rast i ri i infektimit me COVID-19 në Kosovë. Sipas MSh-së, gjatë kësaj periudhe janë kryer 162 testime. Janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.209. Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 49. Në 24 orët e fundit bëhet e ditur se janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.829.515 doza të vaksinës. 823.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë…
Kroacia do ta mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit Evropian dhe NATO. Kështu është shprehur ambasadorja kroate, Danijela Barishiq pas takimit që pati me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme. “Kroacia vazhdimisht ka mbështetur rrugën euroatlantike të Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian, gjithashtu edhe në NATO”, tha Barishiq. Ambasadorja kroate tha se gjatë takimit me anëtarët e këtij komisioni diskutuan për shumë tema. “I falënderoj anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme për ftesën, isha e nderuar që të diskutonim shumë tema. Folëm për relacionet tona që…
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve E.I, E.M, P.P dhe L.B të akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë. I akuzuari E.I është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 22 vjet për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Në dënimin me burgim i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim ndërsa të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit për shkak të lartësisë së dënimit. I akuzuari E.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vjetësh…

