Author: admin

Është arrestuar në Gjilan një person që dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje. Rastin e ka konfirmuar so policia, e cila përmes raportit të saj bëri me dije se personi i dyshuar në shtëpinë e tij kishte demonstruar dhunë fizike ndaj një femre. Sipas policies si pasojë e dhunës ajo kishte pësuar lëndime si dhe ka pranuar trajtime mjekësore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë, thuhet nga policia./GJILANI INFO/

Read More

Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, ka bërë të ditur se mbi 1056 fermerë vitias kanë aplikuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës për pagesa direkte-subvencionet për vitin 2022. Drejtori Pira foli edhe rreth procesit të aplikimit në këto subvencione. “Fillimisht jemi përgatitur me staf për procesin e aplikimit të pagesave direkte në bujqësi, që të mos kemi pritje të mëdha dhe që ky proces të kaloj sa më mirë në komunën tonë. Procesi i aplikimit për subvencione në bujqësi kishte filluar me 26 prill dhe ka përfunduar me…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi me drejtorin e organizatës Qatar Charity, Esam Dabab, për ndërtimin e një Qendre të Mjekësisë Familjare (QMF) në lagjen Arbëria dhe për ndërtimin e tetë shtëpive për familjet në nevojë. Kryetari Hyseni, pasi e ka falënderuar drejtorin e kësaj organizate për mbështetjen dhe bashkëpunimin, ka bërë të ditur se shuma totale e këtij memorandumi është 500 mijë euro, ku 340 mijë euro janë të destinuara për ndërtimin e QMF-së, ndërkaq 160 mijë euro për ndërtimin e tetë shtëpive. “Ne shprehim mirënjohje të thellë kundrejt organizatës bamirëse…

Read More

Shkroi: HESET ZYMBERI Përmes tregimit “Ëndrra e një sorre”, përkatësisht personazheve negative: “Shefit” dhe “Cerrnit”, Muhamet Halili, autor i librit me tregime, ”Një emër nga letërnjoftimi” na kthen në një kohë të një regjimi, kur shqiptarët edhepse në atdheun e tyre, përcilleshin nga syri i lig, veçmas ata që punonin ditë e natë për zhbërjen e rrethanave të asaj kohe. Për të qenë tragjika edhe më e madhe, njeriu i gjakut tonë stërkeqej ose nga lakmia, shantazhimet, apo diç tjetër, duke u shndërruar kështu në instrumente të rrezikshme ndaj një populli që gjakonte lirinë që po i mungonte. Personazhi…

Read More

Përgaditjet për fillimin e sezonës 2022 për pishinën “Hawai”, tashmë kanë përfunduar, kurse nga dita e sotme veçse është bërë edhe hapja e saj. Këtu ofrohen shërbime korrekte dhe me kualitet, si: Ujë i pastër për freskim, ambient relaksues si dhe ushqime dhe pije të preferuara. Ju mirëpresim!

Read More

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar të premten ambasadorin Jeffrey Hovenier, ndërsa është diskutuar për zhvillimet në vend dhe rajon në kuadër të koordinimit të vazhdueshëm në mes Kosovës dhe SHBA-ve. Në njoftimin për media thuhet se në takimin me ambasadorin amerikan, presidentja Osmani ka ngritur çështjen e dialogut strategjik në mes Kosovës dhe SHBA-ve. Po të premten Osmani ka pritur në takim edhe shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend si dhe bashkëpunimin e institucioneve shtetërore me ato ndërkombëtare në fusha të ndryshme. Presidentja Osmani vlerësoi mbështetjen, të…

Read More

Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në fshatrat Muçivercë, Dajkoc, Çarkoc, Kranidell. Të pranishëm kanë qenë 36 pjesëmarrës në takim, ku me 33 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Albert Thaçi, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Bardhë Keka, Adem Hashani, Arsim Thaçi, Lulzim Spahiu. Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën Fillore “17 Shkurti”./GJILANI INFO/

Read More