- Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, Policia: Operacioni lidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve”
- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
Author: admin
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Bekim Azizi, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, me bashkëpunëtor kanë përkujtuar dhe bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, për nderë të dëshmorit Rashit Mustafa-Komandat- “Karadaku”. Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtare të tij, policisë, subjekteve politike, deputetë të Republikës së Kosovës nga kjo komunë, familjarë të dëshmorit dhe të tjerë. Kurore lule dhe nderime për dëshmorin Rashit Mustafa, janë bërë edhe të shtatorja e tij në qytetin e Vitisë. Përndryshe sot po mbahet edhe një akademi përkujtimore për nderë të…
Në Dunav pas përfundimit të xhamisë, hedhet gur themeli i Mejtepit të xhamisë mulla Idriz Gjilanit
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Komunës së Gjilanit, Naim Efendi Aliu me anëtarët e Këshillit, hodhi gurthemelin e ndërtimit të mejtepit të Mulla İdriz Gjilanit në fshatin Dunav. Përgatitja e projektit të Këshillit të Bashkësisë İslame (KBI) në Gjilan për mbrojtjen e monumenteve dhe trashëgimisë kulturore islame në komunën tonë, në bashkëpunim edhe me zyrën regjionale të institutit të mbrojtjes së monumenteve të Kosovës ka rezultuar tashmë që të vazhdohet me realizimin e projektit përkatësisht t’i vihet gurë themeli i ndërtimit të mejtepit të Mulla İdriz Gjilanit në fshatin Dunav, i cili ka një rëndësi të veçantë…
Nga Adem Nimani Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), sot e kësaj dite nuk ka licencuar, as lejuar, përdorimin e vaksinës Sputnik V. Objekti që e përuroi Vuçiqi, ku do të prodhohej vaksina serbe kundër Covidit-19, akoma nuk punon. Edhe doktoresha e partisë së tij nuk u vaksinua, duke pritur prodhimin e vaksinës serbe me licencë ruse. Nga dritaret e shkollave, ku votohej në muajin prill, shiheshin bilbordët e Putinit të buzëqeshur. Është dëshmi e rusofilisë së pushtetarëve serbë. Kur ishte e qartë se PPS-ja e Vuçiqit, me disa parti simotra pro-Putinit po hyjnë në Kuvend, dhe kur Vuçiqi konstatoi…
Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur se kanë identifikuar shoferin i cili ditë më parë ka tejkaluar në vijë të plotë. Sipas një njoftimi për media, kjo ngjarje ka ndodhur më datë 04.06.2022 në rrugën transite në Gjilan. Tutje në njoftim thuhet se ndaj tij është shqiptuar masa e paraparë ligjore “konfiskim i patentë shoferit” si masë mbrojtëse për tre muaj. “Vazhdon ndërmarrja e masave dhe veprimeve policore nga informatat e marra në bashkëpunim me qytetarët. Njësitet e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, kanë identifikuar shoferin e veturës i cili…
Zelensky thotë se “miliona njerëz mund të vdesin nga uria”, nëse Rusia vazhdon me bllokimin e porteve detare
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se miliona njerëz në mbarë botën mund të vdesin nga uria, nëse Rusia nuk lejon Ukrainën të eksportojë grurin e saj nga portet detare. “Nuk mund ta eksportojmë grurin, misrin, vajin e misrit dhe lulediellit, si dhe produktet tjera që luajnë rol kyç në stabilizimin e tregut global”, tha ndër tjera Zelensky gjatë një interviste dhënë për Time, transmeton Telegrafi. “Për fat të keq kjo do të thotë se dhjetëra vende mund të përballen me mungesë të ushqimit. Miliona njerëz mund të vdesin nga uria, nëse vazhdon bllokada ruse në Detin e Zi”,…
Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov sot takoi eurokomisarin Oliver Varhelyi me të cilin biseduar për veton kundër Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Që nga mëngjesi dhe në ditët e fundit kam dëgjuar lloj-lloj pretendimesh të rreme se qeveria bullgare kishte dy politika të jashtme. Dua t’u bëj të qartë qytetarëve bullgarë dhe komisionerit Varhelyi se Bullgaria ka tre kërkesa të qarta për përparimin e Maqedonisë së Veriut. Respektimi i qëndrimit kornizë, të cilin e miratoi Parlamenti bullgar, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohet…
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës po lobojnë në Shtetet e Bashkuara që ta vendosin çështjen e komunave në jug të Serbisë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në agjendën e Kombeve të Bashkuara. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Më herët, një media lokale në Bujanoc, raportoi se përfaqësuesit e shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci janë takuar në Nju Jork me ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, dhe pas këtij takimi është thënë se çështja e Luginës së Preshevës do të trajtohet në OKB.
Bëhet e ditur se Qeveria e Kosovës gjatë vitit të kaluar kishte marrë vendim që të themelojë një thesar të buxhetit për investime nga diaspora, përcjell albinfo.ch. Ministria e Financave kishte nënshkruar një marrëveshje me BQK-në dhe gjashtë banka të tjera komerciale për emetimin e bonove që do t’iu dedikoheshin mërgimtarëve. Periudha e aplikimit ishte njëmujore, ku nga shuma e ofruar për shitje që ishte 20 milionë euro, diaspora bleu bono në vlerë 10.4 milionë. Thirrja për blerjen e këtyre bonove ishte për ta ndihmuar zhvillimin e vendit. Megjithatë, njohësit e ekonomisë dhe organizatat joqeveritare kanë theksuar disa mangësi…
Një person është arrestuar pasi ka therur me thikë një person tjetër. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:00 në fshatin Llashticë, Gjilan. Tutje në raport, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
FSK pjesë e ushtrimit UF “EFES 22”- Mehaj: Po përgatitemi drejt synimit tonë të kamotshëm, NATO-s
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se FSK po merr pjesë në ushtrimin UF “EFES 22”. Mehaj ka thënë se në këtë ushtrim, FSK po merr pjesë me një skuadër të këmbësorisë nga R2K, një ekip nga Kompania për Operacione me Civilë dhe dy vëzhgues nga KFT. “Pjesëmarrja e vazhdueshme në ushtrime përkrah shteteve të tjera do të thotë ushtri e përgatitur mirë, e gatshme për të përmbushur standardet e NATO-s, synimin tonë të kamotshëm”, ka shkruar Mehaj. Postimi i plotë: FSK është pjesëmarrëse në UF “EFES 22” i cili realizohet nga data 18.05.2022 deri me 09.06.2022. Në…

