- Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, Policia: Operacioni lidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve”
- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
Author: admin
Mungesa e fuqisë punëtore do t’i shkaktojë pengesa në kontinuitet zhvillimit ekonomik të Kosovës
Shkruan: Skender Berisha Edhe pse vitet kalojnë, në Kosovë vështirë të krijohet një baraspeshë në mes të kërkesës dhe ofertës në potencialin e fuqisë punëtore dhe mundësisë që ka vendi. Në fillim të viteve të pasluftës, fuqia punëtore ishte një mundësi shumë e madhe për t’a shfrytëzuar si kapacitetet. Këtë mundësi dhe begati që kishte vendi u shfrytëzua por jo në mënyrën e duhur. Ajo u nëpërkëmbë dhe u njollos, duke e shfrytëzuar si në kohën e “skllavërisë”, duke mos çarë fare kokën për mirëqenien e tyre dhe kontributin e tyre në raport me fitimet e tyre, por njëherësh…
Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Kampionia olimpike nga Kosova e nisi ditën nga raundi i dytë, pasi nuk kishte ndeshje në raundin e parë. Në raundin e dytë, Distria arriti ta fitojë ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba, duke fituar në ‘pikë të artë’ me një ‘waza-ari’. Me këtë fitore, xhudistja pejane kaloi në çerekfinale, ku pati punë me holandezen Naomi Van Krevel, të cilën e mposhti dhe siguroi gjysmëfinalen në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në gjysmëfinale, pejania u ndesh me francezen…
Shkruan: Enver SADIKU Të shkruash për tmerret që sjell lufta nuk është e thënë që t’i paraqesësh ato me tërë vrazhdësinë dhe vuajtjet që sjell ajo. Muhamet Halili me mjeshtëri ka gjetur një personazh – fëmijë, e lindur nga një vajzë e pambrojtur që kishte rënë nën kthetrat e një uniforme antinjeri, për të paraqitur të gjitha të këqijat e kësaj bote. Ela, kryepersonazh i këtij rrëfimi të shkurtë, e braktisur, jetime që se do kush megjithatë ka ëndrrat e saja që të pafuqishmit t’i bëjë me krahë, e tillë çfarë ishte nëna e saj, por edhe ushtare që…
Kreu i Kamenicës takon përfaqësues të OJQ “Replay Peace”, diskutojnë për minimaratonën me moton “Vrapo për autizëm”
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, është takuar me udhëheqësin e OJQ “Replay Peace”, Burim Krasniqi, dhe përfaqësues të tjerë të kësaj OJQ, ku kanë diskutuar lidhur me Minimaratonën -5 KM me moton “Vrapo për Autizëm 2022”. Në këtë takim kryetari Rahimaj ka thënë se mbështet këtë aktivitet i cili do të organizohet për personat me autizëm. I pari i komuës duke falenderuar përfaqësuesit e OJQ “Replay Peace” për kontributin e tyre, ka thënë se do të angazhohen që të bëjnë më të mirën sa i përket personave me autizëm. “Ne i përkrahim moralisht këta persona dhe do…
Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësia për komunitet dhe zyra për informim, në vazhdën e zbatimit të Strategjia e Integruar e Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi gjatë ditës së sotme në objektin e Drejtorisë së policisë rajonale në Gjilan, kanë prit nxënësit, dhe profesor të shkollës së mesme “Xhavit Ahmeti”, të Gjimnazi Natyror, ku pjesëmarrës në takim ishin rreth tridhjetë nxënës të klasave të dhjeta dhe njëmbëdhjeta, ka bërë me dije, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan Në takim janë diskutuar tema të cilat do të ndikonin edhe më…
Arrestohet dy persona për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, stacioni policor në Kamenicë ka pranuar një informacion, falë bashkëpunimit me media se disa persona në fshatin Kranidell të Komunës së Kamenicës kanë gjuajt me armë zjarri që i posedojnë pa leje, valide . Në lidhje me këtë rast njësitet policore të rendit shoqëruar edhe nga njësia e hetimeve i janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me aprovim të prokurorit të shtetit, është kontrolluar shtëpia (Vila) ku ndodheshin të dyshuarit M.S. (2000) dhe E. Xh. (2000) ku fillimisht ata janë arrestuar, dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe…
Isufi: 792 fermerë të Gjilanit e kanë kryer aplikimin në Drejtorinë e Bujqësisë për subvencione në MBPZHR
792 fermerë të komunës së Gjilanit e kanë kryer aplikimin në Drejtorinë e Bujqësisë për subvencione në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR). Këtë e ka bërë të ditur drejtori për Bujqësi në Gjilan, Bajram Isufi, i cili ka njoftuar se procesi i aplikimit ka përfunduar më 1 qershor. “Ky proces ka filluar me date 26 prill 2022 dhe ka qenë i hapur deri më 25 maj. Duke e parë fluksin e fermerëve të cilët për arsye tani më të njohura nuk e kanë kryer aplikimin, ne kemi dërguar kërkesë zyrtare ne MBPZHR për zgjatje të afatit…
Bullgaria në qershor nuk do ta heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, bazuar në qëndrimet e fundit të presidentit Rumen Radev. Megjithatë, nuk e përjashton as mundësinë që për çdo zgjidhje të mundshme të vendoset në referendum. Mediat në Bullgari raportuan se presidenti Radev dhe kryeministri Kiril Petkov, janë ftuar në Paris në një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron. Presidenti Radev deklaroi se nuk ka asnjë përafrim të qëndrimeve me Shkupin, andaj edhe nuk ka se për çfarë të udhëtojë në Paris. Agjencia bullgare e lajmeve, BGNES, kishte raportuar…
Mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura do të karakterizojë motin gjatë këtyre dy ditëve. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten vranësirat nuk do të jenë stabile gjë që vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.
Kombëtarja e Kosovës e ka nis mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve, pasi që në ballafaqimin që u luajt sonte kundër Qipros, shënoi fitore. Ishte kjo ndeshje në kuadër të Grupit 2 të Ligës C, e të cilën Kosova e përmbylli siç është më së miri, duke shënuar fitore me rezultat 2 me 0. Golat për Kosovën i shënuan: Valon Berisha (65’) dhe Edon Zhegrova (78’) Objektiv që trajneri Giresse kishte vendosur për të marr pikët e plota nga ky udhëtim u arrit. Përndryshe, tani Kosova do t’i luaj dy ndeshje në shtëpi, kundër Greqisë dhe Irlandës…

