Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në fshatin Karaçevë e Epërme.
Të pranishëm kanë qenë 92 pjesëmarrës në takim, ku me 62 vota është zgjedhur kryetar i Këshillit Lokal Rabit Kastrati , ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Besnik Kastrati, Hasip Kastrati, Beslim Kastrati, Bujar Kastrati.
Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën e Mesme “Avni Rrustemi”./GJILANI INFO/