Author: admin

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit G. A. I akuzuari me datë 14.01.2022, në ora 20:41 minuta, në rrugën “Avdulla Presheva”, respektivisht në Marketin “Bum”, i kamufluar me një kapelë dhe maskë, hynë në market dhe ndalet tek arka dhe me një armë të ftohtë – thikë, e kanos arkëtaren dhe nga arka arrin të grabisë një sasi të hollave, në vlerë të përgjithshme 150 euro dhe ik në drejtim të panjohur. Po ashtu, me datë 20.01.2022, në ora ora 19:24, në rrugën “Hamdi Kurteshi”, respektivisht në Marketin “Molla Express”, në Gjilan, i pandehuri…

Read More

Kosova nis sot rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve me ndeshjen ndaj Qipros në udhëtim. Kjo sfidë do të shënojë edhe debutimin e trajnerit Alain Giresse në ndeshjet zyrtare në krye të “Dardanëve” në një grup ku bëjnë pjesë edhe Greqia dhe Irlanda Veriore. Pritjet nga ndeshja me Qipron si dhe tri të tjerat që pasojnë në Grupin 2 të Ligës C, janë të mëdha. Trajneri dhe analisti Malsor Gjonbalaj thotë për KosovaPress se është shumë entuziast për rezultatet e kombëtares, por thekson se pritjet nuk duhet të jenë maksimale sepse kjo mund të ndikojë negativisht…

Read More

Maqedonia e Veriut mund të përfitojë në aspektin ekonomik dhe të sigurisë nga dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara, vlerësojnë analistë dhe ish-diplomatë në Shkup. Më 2 qershor në Uashington, Maqedonia e Veriut do të nisë bisedimet për dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni ka iniciuar dialogun strategjik me një sërë vendesh të botës. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, ky dialog përqendrohet në raportet dypalëshe dhe në të trajtohen një sërë çështjesh me interes të të dyja shteteve. Kryediplomati maqedonas, Bujar Osmani, që udhëheq delegacionin e shtetit në Uashington, tha se Maqedonia e Veriut është bërë shteti i…

Read More

Driton Bilalli nga Vushtrria, por me vendbanim në Suedi, është zjedhur në pozitën e kryetarit të Komunës në Tranemo të Suedisë. Lajmin për zgjedhjen e tij e kanë bërë të ditur familjarë të Dritonit, të cilët përmes rrjeteve sociale janë shprehur krenarë për arritjet e tij, transmeton Albinfo.ch. ”Sot djali ynë Driton Bilalli zyrtarisht merr postin e Kryetarit te Komunës në Tranemo, Suedi. Ne si prind dhe familje jemi shumë krenarë me sukseset dhe punën tuaj. Urime dhe shume suksese. Të priftë e mbara. Zoti të bekoftë!”, ka shkruar babai i tij.

Read More

Nga: Selvete ABDULLAHU ( Pas leximit të librit me tregime të Muhamet Halilit, “Një emër nga letërnjoftimi”, edituar kohë më parë nga shtëpia botuese “Beqir Musliu” ) Nisur me një emër nga letërnjoftimi dhe përfunduar me shumë emra po nga ai letërnjoftim i cili n’a bënë të kuptojmë se ai është çelsi i çdo dere dhe ai mbyll të gjitha dyertë dhe kështu fillon e mbaron një libër me tregime të rralla, të ndjeshme dhe të bindshme. Ky çelës që hap storie të përditshmërisë sonë, n’a ofron rreth një tryeze mendimesh se çfarë ka kaluar populli ynë nëpër dekada…

Read More

Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, në Llabjan të Novobërdes, pasi që janë rrahur në mes vete, njofton policia. Sipas policisë, të lënduarit kanë pranuar trajtime mjekësor. Ndërkaq, me vendim të prokurorit, personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/   

Read More

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata,  është arrestuar në Gjilan i kërkuari shtetas i Kosovës, bëhet e ditur sot përmes raportit të policisë Tutje thuhet se i njëjti është dërguar për të vuajtur dënimin në Qendrën Korrektuese të Prishtinës./GJILANI INFO/

Read More

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP) Renata Alt, tha se Bashkimi Evropian duhet t’i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë, pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për Kosovën. Alt në një deklaratë për DW-në tha se Vuçiq me deklaratën e tij se do t’i bëj të gjitha përpjekjet për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën si pjesë përbërëse tregon se nuk i kushton ndonjë rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin e tij. “Tonet e mprehta nga…

Read More

Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në fshatin Petrovc. Të pranishëm kanë qenë 21 pjesëmarrës në takim, ku me 19 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Xhavit Ajeti, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Taulant Kastrati, Bajram Hajrullahu, Bujar Sopi, Naser Behluli. Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën Fillore “Xhelal Sopi”/GJILANI INFO/

Read More

FC Drita ka bërë me dije se ka nënshkruar kontrata profesionale me dy futbollistët e rinj nga akademia e klubit, Eron Isufi dhe Eridon Maloku. Marrëveshja u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv Valon Zymberi, i cili iu dëshiroi futbollistëve shëndet dhe suksese në fillimin e një rrugëtimi të gjatë profesional. “Talentët e rinj ishin pjesë e ekipit të parë të Dritës për disa muaj dhe me potencialin e përkushtimin e tyre bindën stafin e trajnerëve të fitojnë kontrata afatgjata me klubin tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar. Eron Isufi, portier dhe Eridon Maloku, sulmues qendror janë produkt i shkollës…

Read More