- Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
- Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
- Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
- Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
- Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
- Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
- Parashikimi i motit për sot
- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
Author: admin
Mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura do të karakterizojë motin gjatë këtyre dy ditëve. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten vranësirat nuk do të jenë stabile gjë që vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.
Kombëtarja e Kosovës e ka nis mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve, pasi që në ballafaqimin që u luajt sonte kundër Qipros, shënoi fitore. Ishte kjo ndeshje në kuadër të Grupit 2 të Ligës C, e të cilën Kosova e përmbylli siç është më së miri, duke shënuar fitore me rezultat 2 me 0. Golat për Kosovën i shënuan: Valon Berisha (65’) dhe Edon Zhegrova (78’) Objektiv që trajneri Giresse kishte vendosur për të marr pikët e plota nga ky udhëtim u arrit. Përndryshe, tani Kosova do t’i luaj dy ndeshje në shtëpi, kundër Greqisë dhe Irlandës…
Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në fshatin Karaçevë e Poshtme. Të pranishëm kanë qenë 62 pjesëmarrës në takim, ku me 58 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Selver Lenjani, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Edon Fera, Rinor Selishta, Fekri Keka, Etrit Lenjani. Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën Fillore “Asllan Thaqi”,/GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum me Fondacionin Jeshil, për fuqizimin e kapaciteteve në trajtimin e mbeturinave organike e sigurinë ushqimore
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me drejtorin e Fondacionit Jeshil, Xhevdet Gegollaj, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve komunale në trajtimin e mbeturinave organike, sigurinë ushqimore, bujqësinë e qëndrueshme dhe zhvillimin e ekonomisë qarkore. Pasi e falënderoi për vizitën dhe bashkëpunimin, kryetari i Gjilanit ka treguar për objektivat e kësaj marrëveshjeje, teksa u shpreh se do të vazhdohet me zbatimin e projekteve dhe ideve që shtyjnë përpara mirëqenien e qytetarëve. “Ndërtimi i kapaciteteve institucionale vendore në menaxhimin e mbetjeve organike përmes zhvillimit të sistemit për kompostimin e mbeturinave organike, bashkëpunimi me Shkollën…
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Rrezarta Fondaj nga American Advising Center lidhur për mundësitë e studimeve në SHBA për të ncënësit e Kamenicës. I pari i komunës ka thënë se ky memorandum përfshin ofrimin falas të trajnimeve, kurseve të gjuhës, punëtorive dhe sesioneve informuese. “Partneritet me AAC-EdUSA Kosovo për mundësi studimesh në SHBA, për nxënësit e Kamenicës. Bashkë me Rrezarta Fondaj nga American Advising Center, kemi nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit, për partneritet dhe bashkëpunim të ndërsjellë, për të rinjët e Kamenicës. Ky bashkëpunim do të mundësojë ofrimin falas të trajnimeve, kurseve të…
Kryetari Hyseni nderon me mirënjohje Elhami Shabanin, cili e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të Karatesë
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nderuar sot me mirënjohje karateistin e mirënjohur, Elhami Shabani, pasi e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të Karatesë “Gaziantep 2022. Parapakisht, kryetari Hyseni ka zhvilluar takim ne zyre me Shabanin, i cili shoqërohej nga përfaqësues të Federatës së Karatesë së Kosovës, përkatësisht me kryetarin e saj, Anvi Gashi. “Ndjehem krenar për përfaqësimin dinjitoz dhe sukseset e arritura që sportistët tanë po na i sjellin çdo ditë”, ka thënë kryetari i Gjilanit./GJILANI INFO/
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me kryesuesin e kuvendit komunal, Bekim Azizi dhe drejtorë të drejtorive, sot kanë pritur në takim Gjenerallejtënant Eddie Simpson, së bashku me Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT), në Viti. Kryetari Haliti, i ka falënderuar për vizitën dhe në veçanti për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka me ekipet e KFOR-it, që monitorojnë në komunën e Vitisë. Ai po ashtu e ka njoftuar Gjeneralin Simpson për të arriturat e komunës së Vitisë deri më tani, si dhe për projektet e shumta që do të kryhen në vazhdim, e…
Kapen rreth 18 kg marihuanë në autostradën Prizren-Veri – arrestohen dy persona-i treti në arrati
Policia e Kosovës njofton se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik sot në rrotullimin hyrje-dalje në autostradë Prizren-Veri ka ndaluar dy vetura të dyshuara ku gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur një qese e plastikës, një valixhe me 36 paketime substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë gjithsej rreth 18 kg. Sipas njoftimit, gjatë zhvillimit të operacionit në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një veturë e tipit Renault me targa vendore, një veturë e tipit Audi me targa vendore, telefona mobil, si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me rastin. “Në lidhje me rastin…
Faktorizimi i Dritan Abazoviqit është meritë ekskluzive e vetë atij, e jo pjesë e ndonjë programi politik e kombëtar shqiptar. Përkundrazi është reagim ndaj mungesës së çfarëdo programi politik e kombëtar shqiptar. Siç është ngritja e temperaturës së organizmit simptomë e një sëmundjeje, suksesi i një lëvizjeje të tillë qytetare, është simptomë e katandisjes së ideologjisë kombëtare shqiptare në Shqipëri po edhe në Kosovë e prej andej edhe në periferitë shqiptare. Milazim KRASNIQI Zgjedhja e Dritan Abazoviqit për kryeministër të Malit të Zi, si edhe përfshirja e tij e mëhershme në koalicionin qeverisës proserb, kanë shpërfaqë mjerimin e mendimit…
Mbrojtja e Hashim Thaçit ka parashtruar mocion ndaj akuzave të reja për krime lufte në Semetishtë dhe Budakovë, duke pretenduar se ato kanë defekte. Në shkresën e mbrojtjes, thuhet se akuzat e reja të konfirmuara nga gjyqtari i procedurës paraprake më 22 prill 2022 janë të mangëta për shkak të mungesës së specifikës dhe gabimeve të rëndësishme në deklarim. Mbrojtja ka kërkuar që Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) të urdhërohet që të ofrojë një specifikë më të madhe për sjelljen që pretendon nga ana e Thaçit, në rast të dështimit të saj, që ZPS të urdhërohet të zvogëlojë,…

