- Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
- Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
- Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
- Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
- Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
- Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
- Parashikimi i motit për sot
- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
Author: admin
Kryetari Rahimaj së bashku me Kryeministrin Kurti nënshkruajnë Kartën për komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme
Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me kryeministrin Albin Kurti ka nënshkruar Kartën për komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme. I pari i komunës ka thënë se nëpërmjet kësaj karte do të krijohen ide të reja biznesi. “Vizioni për një komunë të gjelbër do përmbushet. Bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti kemi nënshkruar Kartën për komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme. Nëpërmjet kësaj Karte, do të përmirësohet performanca ekonomike, do të krijohen ide të reja biznesi, si dhe do të përmirësohet aspekti mjedisor i komunës, me qëllim në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve./GJILANI…
Me një manifestim të pasur me program artistik u shënua 1 Qershori-Dita ndërkombëtare e Fëmijëve
Me program të larmishëm artistik e muzikor, është mbajtur manifestimi qendror në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 Qershori. Performanca e grupeve të fëmijëve nga çerdhja e fëmijëve në Viti, si edhe nga nxënës të shkollave të kësaj komune, kanë mbushur sallën e Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” me prindër e familjarë të fëmijëve, që po e prezantonin në skenë e po shënonin ditën e tyre. Për nderë të kësaj dite, organizuar nga “Kori i Qytetit” dhe fëmijët e Çerdhes “Gëzimi Ynë”, nën udhëheqjen artistike të profesor Mustafë Lamallari, është mbajtur festivali i fëmijëve “Cover Fest”.…
Shkruan: Ismet Tafili Vizitat në fshatrat e Malësisë, përkundër terrenit të vështirë, rrugëve të paasfaltuara lodhjes gjatë ecjes në këmbë jo gjallërisë si dikur, kur fshatrat ishin plotë me banorë, janë tërheqëse, emocionuese e kujtime plot nga jeta e së kaluarës. Viti 1999 i zbrazi këto fshatra, arsyet i dimë të gjithë, dhe për disa vite rresht edhe fshati Suharnë, sikurse fshatrat tjera e pati dhe e ka vështirë të rigjallërohet ashtu si dikur. Por megjithatë, këto vitet e fundit edhe këtu ka nisur të ndihet gjallëri, sidomos në lagjen e Tahirajve, në të cilën janë rikthyer disa familje.…
Kombëtarja e Kosovës pritet të ndeshet me Qipron më 2 qershor, në një takim që për Kosovën e hapë edicionin e ri të Ligës së Kosovës. Për këtë qëllim ekipi i Kosovës ka fluturuar të mërkurën drejt Qipros. Por kjo nuk është e reja e vetme nga kampi i Kombëtares së Kosovës. Mësohet se Mërgim Vojvoda për shkak të lëndimit nuk do të jetë i gatshëm ta ndihmojë Kosovën në këto katër ndeshje. Paraprakisht nga skuadra u largua futbollisti Edvin Kurtulus, i cili la Kosovën pasi pranoi ftesë nga Suedia. Në Ligën e Kombeve Kosova është pjesë e Ligës C,…
Nga: Sinan SADIKU TREGIME QË LEXOHEN ME NJË FRYMË ( Rreth librit më të ri me tregime të Muhamet Halilit, “Një emër nga letërnjoftimi”, edituar nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, 2022 ) Muhamet Halili është një shkrimtar, një prozator i cili tashmë e ka krijuar profilin e vet si autor i tregimeve. Kushdo që i ka lexuar librat e tij nuk e ka vështirë ta dallojë një tregim të Halilit edhe nëse aty nuk është i shkruar emri i autorit. Gjuha e tregimeve të tij është e rrjedhshme pa gabime sintaksore, drejtshkrimorë, logjike … Është e qartë me figura…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti ka ndodhur në fshatin Qallapek të Lipjanit. “Fshati Qallapek, Lipjan 30.05.2022 – 17:05. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raport. Rasti është duke u hetuar.
Kryeprokurorja e Kievit, tha se Ukraina ka identifikuar 600 rusë të dyshuar për krime lufte dhe se ka filluar ndjekjen penale për 80 prej tyre. “Lista e të dyshuarve përfshin zyrtarë të lartë të ushtrisë, politikanë dhe agjentë rusë”, deklaroi kryeprokurorja Iryne Venediktova gjatë një konference të mbajtur në Hagë gjatë ditës së martë, ku u takua me homologët e saj nga vendet e tjera. Ajo shtoi tutje se rreth 200 deri në 300 raste të reja të krimeve të luftës zbulohen çdo ditë, përcjell Telegrafi. Irina Venediktova, kryeprokurore e Kievit. Venediktova bëri të ditur se Estonia, Letonia dhe…
Ambasadorja amerikane: Korrupsioni dhe ikja e të rinjve janë problemet më të mëdha të Maqedonisë
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Kate Marie Byrnes, në “Programi 200″ në Alsat, theksoi se janë dy segmente në vend që kërkojnë vëmendje dhe angazhim të veçantë nga qeveria. “Ka disa fusha në Maqedoninë e Veriut që na shqetësojnë dhe arsyeja pse ne jemi veçanërisht të zëshëm për ato gjëra është sepse duam të ndihmojmë dhe të jemi mbështetës. Dy prej tyre janë më të rëndësishme. Numër një është korrupsioni. Ky nuk është problem që ekziston vetëm në Maqedoninë e Veriut…, por duhet të jetë prioritet sepse institucionet demokratike janë ende në zhvillim dhe minimi i vazhdueshëm i tyre…
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve (1 Qershor), Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ) u bën thirrje publike të gjitha familjeve shqiptare në Zvicër, e veçanërisht familjeve shqiptare të Luginës së Preshevës, që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në klasat shqipe aty ku jetojnë, njofton albinfo.ch. Puna e paçmuar e mësuesve shqiptarë në Zvicër, por dhe mbështetja e ambasadave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për mësimin shqip në diasporë është një akt patriotik dhe shumë i nevojshëm për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë. Ruajtja e gjuhës, kulturës dhe historisë tonë është obligim moral…
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Bullgari ka vizituar Fabrikën e Teknologjisë së Lartë Ushtarake dhe dronëve në qytetin Samokov si dhe takim me drejtorin e kompanisë “Samel-90”. Mehaj në një postim në Facebook shkruan se gjatë kësaj vizite ka pasur mundësinë t’i shikojë nga afër afër sistemet dhe produktet inovative që prodhon industria e mbrojtjes bullgare. “Gjatë vizitës në Bullgari, ishim edhe në Fabrikën e Teknologjisë së Lartë Ushtarake dhe dronave në qytetin Samokov si dhe takim me drejtorin e kompanisë “Samel-90”. Gjatë kësaj vizite patëm mundësinë të njoftohemi dhe të…

