Author: admin

Me qëllim të informimit të qytetarëve vitias lidhur me procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje sot dhe në ditët në vijim në qytetin e Vitisë, në disa pika të ndryshme janë vendosur materialet informuese rreth këtij procesi. Këto pika nga afër i ka vizituar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me drejtorin për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Visar Demiri dhe drejtoreshën për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Majlinda Ostrogllava. Aty ata janë njohur për së afërmi me procesin e informimit të qytetarëve për procedurat e aplikimit nga legalizimi i ndërtimeve pa leje. Kryetari Haliti ju bënë…

Read More

Me program për fëmijët i cili ishte organizuar nën përkujdesjen e kryetarit Alban Hyseni, Komuna e Gjilanit ka shënuar sot 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kryetari Hyseni tha me këtë rast se synojnë që bashkërisht të japin maksimumin në mënyrë që fëmijët të kenë një të ardhme të garantuar. “Ajo çfarë ne duhet të synojmë bashkërisht si të rritur për fëmijët të cilët janë të mrekullueshëm e që duhet edukuar e rritur mirë, është që ta japim maksimumin prej vetës në mënyrë që fëmijët të kenë një të ardhme të garantuar. Shfrytëzoj rastin që t’ju urojmë 1 qershorin,…

Read More

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot ndarjen e 50 mijë eurove mbështetje për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kryeministri Albin Kurti tha se ndarja e këtyre mjeteve ka ardhur si kërkesë nga Këshilli Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. “Me qëllim të përkrahjes së kauzës politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit propozohet të ndahen mjete në vlerë prej 50 mijë euro në mbështetje të aktiviteteve lobuese të Këshillit kombëtar shqiptar dhe përfaqësuesve shqiptarë atje”, tha Kurti. Ky propozim mori miratimin e plotë të kabinetit qeveritar.

Read More

Sot, në mbarë botën shënohet 1 Qershori, dita ndërkombëtare e fëmijëve. Me këtë rast, presidentja e Vjosa Osmani ka uruar fëmijët në Kosovë por edhe në mbarë botën. Osmani në një postim në Twitter ka shkruar se fëmijët janë dhurata më e madhe për të gjithë. Presidentja tutje ka shkruar se fëmijët janë e ardhmja dhe pasuria jonë kombëtare, derisa ka bërë thirrje që ata të mbrohen e të edukohen. “Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, të gjithë fëmijëve në Kosovë dhe në mbarë botën. Ju vazhdoni të na frymëzoni çdo ditë dhe jeni dhurata më e madhe nga të…

Read More

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Arsim dhe ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë organizuar një varg aktivitetesh për fëmijët vitias. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me drejtorët Fatbardha Emini dhe Valmir Sahiti, fillimisht kanë pritur në takim nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “ Ndre Mjeda”, nga Kabashi. Me këtë rast kryetari Haliti, i ka uruar fëmijët në ditën ndërkombëtare të tyre. Ai gjithashtu, ka kërkuar nga nxënësit që të jenë të përkushtuar në mësime dhe të arrijnë majat e suksesit, pasi që përmes…

Read More

Në shënim të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Asambleja e Fëmijëve të Gjilanit dhe grupi Respect Our Right (ROR), kanë mbajtur sot një takim të organizuar nga Njësia për të Drejtat e Njeriut, në ngjarjen ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, e përfaqësues të tjerë të organizatave jo qeveritare. Kryetari Hyseni ka përgëzuar fëmijët aktivë të Gjilanit për angazhimin për të drejtat e tyre dhe të bashkëmoshatarëve. “Është tejet frymëzuese dhe shpresëdhënëse që fëmijët të cilët janë edhe aktivë, por edhe të gatshëm që të punojnë dhe të angazhohen për të…

Read More

Policia e Kosovës njofton se të hënën mbrëma ka arrestuar 30-vjeçarin më inicialet M.M, pasi i njëjti ishte paraqitur rrejshëm si zyrtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas njoftimit, ai është arrestuar nga Njësia e Trafikut Rajonal, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmenti rrugor në Vushtrri. Në veturën e të dyshuarit bëhet e ditur se janë gjetur shtatë helmeta të punës, ku pesë prej tyre me mbishkrim të shkronjës (Z). “Gjatë verifikimit ka rezultuar se i dyshuari ka paraqitur dokument të rremë, si prova materiale nga i dyshuari janë sekuestruar kartela dhe një…

Read More

Me përkrahjen e mërgimtarëve nga Llashtica, ky fshat po ndryshon pamjen për të mirë. Pamje të mrekullueshme fshatit i ka dhënë, punëtori i palodhshëm, Fadil Rexhepi, banor i këtij fshati. Ndonëse, nuk është lehtë të mirëmbahet fshati vetëm nga një mirëmbajtës, Fadili, ia ka dalur deri tash suksesshëm. Pamjën e fshatit dhe angazhimet konkrete të këtij njeriu punëtor, mund të shihen edhe përmes fotove. Fadili do të vazhdoj edhe mëtutje ta mirëmbajë Llashticën, sepse ka dëshirë, vullnet dhe motiv që ky fshat të duket i mirëmbajtur. /Zhegra Ime/

Read More

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK), Mehmet Kraja, ka thënë se Shqipëria nuk duhet ta përkrahë Serbinë në projektin e “Ballkanit të hapur” në dëm të Kosovës. Kraja është shprehur se Rama nuk mund të flasë për një president të përbashkët e në anën tjetër të bëhet zëdhënës i Serbisë për “Ballkanin e hapur”. “Nuk mund të diskutojmë sot në stilin që duhet të bëjmë një president ose duhet të bashkohemi, e në anën tjetër bëhesh zëdhënës i Serbisë për çështjen e ‘Ballkanit të hapur’. Në këtë pikë udhëheqja e Shqipërisë duhet të jetë më…

Read More

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovën janë vetëm edhe 60 raste aktive me Covid. Sipas kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar vetëm gjashtë raste të reja me Covid. “Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.097 doza të vaksinës. Deri më sot 823.083 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.763 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 585 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë…

Read More