Author: admin

Kosova ndeshet me Andorrën! Kosova A te femrat, pas humbjes nga Malta, sot zhvillon ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro. Vashat e Kosovës nga ora 15:00 do të përballen me Andorrën. Dardanet në sfidën e parë nga Malta, 61:68, kurse Andorra është mundur nga Norvegjia me rezultat të lartë 95:36. Kampionati Evropian do të vazhdojë deri më 3 Korrik.

Read More

Nga : Gani Bajrami Pasi e lexova dhe e rilexova dorëshkrimin e Gani Zagragjes, të cilin ai synonte ta publikonte si një broshurë familjare, ndërrova mendjen. Pse ky dorëshkrim të mos jetë një libër modest për lexuesit, pasi rrugëtimi jetësor i autorit del tejet i bujshëm dhe me plot gjurmë nderi e krenarie? Pse lexuesit të mos i ofrohet një libër nga pena e këtij autori, emri i të cilit nuk është i panjohur për opinionin, sepse pos mësues, arsimtar e profesor i disa brezave shkollarësh të komunës së Istogut, ai një kohë të gjatë ushtroi në Prishtinë edhe…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtor, ka pritur sot në takim Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, Faton Peci. Gjatë këtij takimi është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes MBZHR-së dhe komunës së Vitisë në interes të zhvillimit të sektorëve të ndryshëm bujqësor. Kryetari Haliti fillimisht e njoftuar Ministrin Peci për mundësitë e zhvillimit bujqësor të komunës së Vitisë, duke e cilësuar Vitinë si hambarë të Anamoravë për shkak të cilësisë së lartë të tokës që ka kjo komunë. “Vitia është e njohur për prodhimtari bujqësore dhe ndryshe quhet hambarë i Anamoravës.…

Read More

Gjermania dhe Holanda do ta furnizojnë Ukrainën me gjashtë topa tjerë me rreze të mesme veprimi, kanë konfirmuar ministritë e Mbrojtjes të këtyre dy vendeve. Duke folur në Samitin e NATO-s që po mbahet në Madrid të Spanjës, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dhe ajo e Holandës, Kajsa Ollongren, thanë se 12 howitzer tashmë janë dërguar në Ukrainë – ku këto dy vende do t’i dërgojnë edhe nga tre, transmeton Telegrafi. “Po e tregojmë përkushtimin tonë për Ukrainën, dhe nuk duam që ta pësojnë nga agresioni rus”, tha Ollongren. Duke komentuar paralajmërimin e NATO-s se 300 mijë trupa do…

Read More

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme “të luajnë një rol konstruktiv në lehtësimin e një kompromisi”, mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili do t’i hapte rrugë nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim mes Brukselit dhe Shkupit, e për pasojë dhe me Shqipërinë, e cila ka mbetur peng i këtij ngërçi. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, i tha Zërit të Amerikës se “duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi për vendet e rajonit dhe për Evropën më gjerësisht, ne shpresojmë se përpjekjet diplomatike do të vazhdojnë dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë aty…

Read More

Lidhur me këtë temë, ka folur sot edhe emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Lajçak ka thënë se kjo është një çështje për të cilën është pajtuar Kosova dhe se e njëjta duhet të zbatohet. “Sa i përket Asociacionit është zotimi të cilin e ka pranuar Kosova përfshirë këtu përmes ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes. Ka një parim të mirënjohur të drejtës ndërkombëtare, që thotë se ajo që është pajtuar duhet të zbatohet”, ka thënë Lajçak. Lajçak ka theksuar se zbatimi i kësaj marrëveshje nuk është diçka të cilën e kërkon Brukseli, por është marrëveshje…

Read More

Komuna e Kamenicës ka përfunduar procesin e zgjedhjes së Kryetarëve dhe Anëtarëve të Këshillave Lokale në të gjithë fshatrat dhe lagjet. Komisioni për Zgjedhjen e Këshillave Lokale ka mbajtur 26 takime lidhur me këtë proces. Këta janë Kryetarët dhe Anëtarët e Këshillave Lokale në lagjet dhe fshatrat e Komunës së Kamenicës. 1. Qendra Kamenicë-Ruboci është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal: Ruzhdi Qehaja. 2. Lagja Malësia-Tugjec,Gmicë, Svircë, Zajqec, Meshinë është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal: Murat Demaj. 3. Lagja “Iliria”, Kamenicë është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal: Agim Maliqi. 4. Lagja “Qamëria”-Hajnoc është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal: Burim Imeri.…

Read More

Në Gjilan ka ndodhur një vetëaksident me motoçikletë, kurse si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lendime trupore dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ka njoftuar policia. Sipas të njejtit burim thuhet se mjekët të kenë konfirmuar se i njejti është jashtë rrezikut për jetë./GJILANI INFO/

Read More

Një qytetar në Gjilan ka raportuar në polici se ka hasur në një monedhë prej 50 euro e cila dyshohet se është e falsifikuar, ka njoftuar policia. Sipas policisë  monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar./GJILANI INFO/

Read More

Një shtëpi në Kabash të Vitisë, gjatë ditës së djeshme është përfshirë nga zjarri, bëhet e ditur sot përmes raportit të policisë. Për rastin policia është njoftuar nga pronari I kësaj shtëpie. Ndërkaq thuhet se me vendim të porokurorit, rasti ka shkuar me procedure të rregulltë./GJILANI INFO/

Read More