Author: admin

FC Inter Turku vs FC Drita Ndeshja e parë në UEFA Conference League Klubi FC DRITA do të takohet me FC Inter TURKU nga Finlanda në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. FC DRITA për shkak të sukseseve evropiane në edicionet e kaluara ka rritur koeficientin dhe ishte në mesin e skuadrave bartëse në short. Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës do të paraqiten 60 skuadra evropiane, njofton faqja zyrtare e klubit. /GJILANI INFO/

Read More

Komuna e Gjilanit ka nxjerr në diskutim publik Planin e Veprimit për Transparencë 2022 – 2026, të cilin e ka prezantuar drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, njëherësh kryesuese e grupit punues, Doruntina Hasani. Gjatë prezantimit, Hasani ka thënë se ky propozim-plan është hartuar dhe përgatitur si model nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), është në përputhje me legjislacionin në fundit dhe i cili i është përshtatur nevojave të funksionimit të të gjitha sektorëve të Komunës së Gjilanit, përfshirë Zyrën e Kryetarit, drejtoritë e Kuvendin Komunal. “Plani ka për qëllim që t’i krijojë disa korniza me qëllim që…

Read More

Me rastin e 14 Qershorit-Ditës së çlirimit të komunës së Vitisë sot është mbajtur një seancë solemne kushtuar kësaj dite të rëndësishme. Me pas janë mbajtur homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, si dhe nën organizimin e Komunës së Vitisë, konkretisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport janë mbajtur disa aktivitete të ndryshme kurse sot në mbrmënje do të mbahet edhe koncerti festiv në qytetin e Vitisë. Kryesuesi I Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi në seancën solemne që është mbajtur sot për nder të ditës së çlirimit të kësaj komune, ka folur mbi rëndësinë e kësaj dite.…

Read More

Shkruan: Skender Berisha Ne Kosovë, rajon dhe më gjerë në vendet ballkanike interpretimi i një procesi apo deklarate që rrjedh nga ndonjë ngjarje politike, sociale, sa do e vogël të jetë, vërehet qartë se komentohet që nga familja e deri në rangun më të lartë të shtetit, pa lënë anash mediat, që shpesh herë interpretohen publikisht nga individë jokompetent, të cilët marrin guximin dhe akuzojnë, shpeshherë edhe gënjejnë, dhe opinionin po e “helmojnë  dhe mbushin me urrejtje” e që realisht nuk do të duhej të ishte ashtu. Kritikat dhe trysnitë ndaj klasës politike që ata të jenë sa më…

Read More

Federata Atletike së Kosovës me atletët Junior (U-18) e përfaqësuan denjësisht Kosovën në Kampionatin Ballkanik të Atletikës i cili u mbajt  në Tivar të Malit të Zi. Në këtë kampionat Kosova u përfaqësua me tetë atlet, gjashtë meshkuj dhe dy femra. Suksesin kulmor atje e arriti atleti nga Malisheva. Enis Bytyçi, i cili u stolis me medaljen e artë duke e merituar plotësisht atë, raporton KP. Atleti jonë medaljen e artë e siguroi në disiplinën 400 metra në kategorinë U-18. Atletët tjerë që e përfaqësuan Kosovën në këtë kampionat ishin: Olti Bytyçi në disiplinën 800m Ezan Kryeziu në disiplinën…

Read More

NGA HEJZA ART Nuk shtrohet problemi këtu për librat shkollorë, që ofrojnë njohuri dhe që shtojnë dituritë përgjatë arsimimit. Pyetja shtrohet: pse botohen librat si njësi të letërsisë së përgjithshme! Në tokat shqiptare, sot kemi aq shumë shtëpi botuese sa, lirisht mund të konstatojmë se në ditë botohen nga 3-4 tituj të rinj, si nga autorë shqiptarë po ashtu edhe nga letërsia botërore. Po pse botohen të gjitha këto? Te shqiptarët, sipas të gjitha gjasave, librat botohen sa për të qenë në hap me veprimtarinë botuese që e kultivojnë popujt e tjerë, te të cilët mund të gjesh edhe…

Read More

Prodhuesi gjerman i armëve Rheinmetall, ka prezantuar tankun më të ri në panairin e armëve që po mbahet në Paris të Francës. Tanku u prezantua me emrin Panther KF51, dhe na rikujton në tankun e dikurshëm gjerman PzKpfw V nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Telegrafi. Tanku posedon topin e ri të kalibrit 130 mm me “një linjë optimale të sensorëve”, dhe mbështetet në sistemet dixhitale për kontrollin e fushëbetejës, transmeton Telegrafi. Panther na rikujton në familjen e tankeve kryesore që quhen Leopard 2, por nga kompania Rheinmetall pretendojnë se fjala është për një “tank të ri radikal”, përkatësisht…

Read More

Gjatë vizitës së tij në New York, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë homazhe në varrezat e vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyçi, të rënë për lirinë e Kosovës. Në një njoftim në rrjetet sociale, Meta ka bërë të ditur se dje në Ditën e Çlirimit të Kosovës kishte vendosur një buqetë me lule “me nderim, respekt e mirënjohje të thellë para kujtimit dhe veprës të Dëshmorëve të Batalionit “Atlantiku” të rënë për lirinë e Kosovës, vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, historisë së lavdishme të UÇK-së dhe krenarinë e komunitetit shqiptaro-amerikan.” “I dorëzova nënës heroinë Bahrije dhe…

Read More

Në Shqipëri, një në katër familje marrin të ardhura nga emigrantët, para’ që janë burimi i vetëm i jetesës për pjesën dërrmuese të tyre. Për shkak edhe të rritjes së çmimeve, emigrantët po u dërgojnë shqiptarëve më shumë para për familjet. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e remitencave në tre muaj e parë të vitit arriti në 184 milionë euro, duke u rritur me gati 9 për qind krahasuar me një vit më parë. Janë gjithsej 220 mijë familje që jetojnë me këto të ardhura, në pamundësi të një burimi tjetër, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch. Vlera…

Read More

Policia e Kosovës ka raportuar për shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë, në 24 orët e fundit. Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Malishevë dhe Pejë. Prishtinë 12.06.2022-11:18. Viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime. Prishtinë 12.06.2022-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Prishtinë 13.06.2022-19:06. Është arrestuar i dyshuari…

Read More