- Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
- Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
- Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
- Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
- Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
- Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
- Parashikimi i motit për sot
- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
Author: admin
Investimi i çiftit mërgimtar në Kosovë Pas plot 30 vjetësh në Angli, çifti kosovar kthehen në vendlindje, për të vazhduar jetën tutje. Arben Leci, së bashku me bashkëshorten, Safeten, pas kthimit nga Anglia, kanë hapur një restorant, ku përgatitet ndër të tjera edhe ushqimi tradicional. Çifti që e la Anglinë u kthyen në fshatin Koliq, i komunës së Prishtinës. Ata thanë se nuk e patën të vështirë ta merrnin vendimin për kthim në Kosovë. Të vetmen brengë që e ka Safete Leci është ndarja nga fëmijët, të cilët po e vazhdojnë jetën e tyre në Angli. Nga fëmijëria, Safete…
Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë – gruaja rrah burrin, burri gruan dhe djali babanë
Policia e Kosovës ka raportuar për shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orët e fundit. Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Prizren, Dragash, Suharekë dhe Rahovec. Prishtinë 17.06.2022 – 16:35. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare po ushtron dhunë ndaj tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Podujevë 17.06.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman…
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit më 18 qershor 2022 organizon Provimin e Maturës 2022, të cilit do t’i nënshtrohen rreth 22 mijë maturantë. Provimi i Maturës këtë vit do të organizohet në 171 Qendra të Testimit, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit janë rreth 1600 administrues. “Me qëllim që Provimi i Maturës të realizohet sipas rregullave dhe standardeve të përcaktuara, Këshilli Shtetëror i Maturës në takimin e mbajtur ka kërkuar nga të gjithë akterët e përfshirë në procesin e testimit që të jenë në nivel të përgjegjësive të përcaktuara. KShM njofton se, Provimi i Maturës ka…
Në Kamenicë mbahet Debati Publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin fiskal 2023-2025
Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur debat publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin fiskal 2023-2025. Të pranishëm kanë qenë zyrtarë komunal, qytetare, OJQ dhe media. Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati ka hapur takimin. Më pas zyrtari nga Drejtoria pë Buxhet dhe Financa, Naser Hashani ka paraqitur Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin fiskal 2023-2025, ku ka dhënë detaje lidhur me këtë dokument. Qytetarët të interesuar rredh KAB paraqiten pyetje dhe komente ku këtyre pyetjeve u është dhënë përgjigje nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa./GJILANI INFO/
Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Të Komunën së Kamenicës dhe Ambasadës Hungareze në Kosovë, është mbajtur koncerti i artisteve Amira Abouzahra, Mariam Abouzahra dhe Nora Emody. Zv.Ambasadori hungarez Bozsik ka përshëndetur këtë organizim duke thënë se nuk do të jetë i fundit. Artistet të cilat kanë performuar sonte, janë ngjitur në disa nga skenat më të mëdha të muzikës klasike./GJILANI INFO/
Në Gjilan janë arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që kanë sulmuar fizikisht një qytetar, bëri me dije sot policia. Sipas policisë, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Në Gushicë të Vitisë, kanë filluar punimet në ndërtimin e objektit të ri të Ambulantes së Mjekësisë Familjare. Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të këtij objekti kanë marrë pjesë Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor si dhe Shaqir Shaqiri, drejtor i shoqatës “Kuwait Society for Relief”, pasi që ky objekt po ndërtohet në kuadër të bashkëpunimit të komunës me këtë shoqatë. Kryetari Haliti gjatë këtij takimi ka falënderuar shoqatën “Kuwait Society for Relief” për bashkëpunimin me komunën e Vitisë, por edhe popullin Kuvajtian dhe donatorët e kësaj shoqate që po mundësojnë realizimin e këtij projekti…
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor (NJRKRr) gjatë periudhës kohore 10.06.2022-16.06.2022 kanë shtuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar total: 740 gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, për mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, mos përdorimi i rripit etj. Gjatë javës në zonën e përgjegjësisë DRP Gjilan, NJRKRr ka hetuar 18 aksidente…
Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme me 20 qershor 2022 (e hënë) Rendi i ditës: Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit Diskutim rreth Thirrjes Publike të datës 08.04.2022 nga DKRS Debat për ndërhyrjen e ekzekutivit në procesin e ndarjes së bursave Raporti financiar i Manifestimit “Flaka e Janarit 2022” Mbledhja e jashtëzakonshme mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, më 20.06.2022, nga ora 9:00. Kryesuesi i KK Gjilan /Arianit Sadiku/
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë për Euronews Albania deklaron se javën e ardhshme pritet marrëveshje me rëndësi sa i përket dialogut mes dy vendeve. Lajçak nuk specifikoi se çfarë konkretisht. Ai gjithashtu foli për një takim të tretë të mundshëm mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç në Bruksel, para verës. Çështjet e pazgjidhura mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë kthyer në një temë të nxehtë kohët e fundit – A shihni ndonjë shpresë për Maqedoninë e Veriut në Samitit e BE-së në qershor? Nuk ka asnjë dyshim që Maqedonia e Veriut do t’i nisë negociatat e antarësimit dhe ne shpresojmë…

