Author: admin

Nga Nazmi Elezi I ardhur nga Londra për ta menaxhuar kryeqytetin me projekte të mëdha infrastrukturore – që kanë të bëjnë edhe me trafikun – “çlirimin” e Prishtinës arkitekt Përparimi e nisi me një test. Kaosin dyditor në Unazën e brendshme – ku nga udhëkryqi i rrugëve te Banka Qendrore deri në rrugën Bill Clinton (më pak se një kilometër) duhej kaluar për më shumë se 30 minuta në kolonë automjetesh – dikush edhe mund ta quajë test i suksesshëm. Kjo edhe për faktin se në dy korsi të rrugës “Agim Ramadani”, një grup çiklistësh, të prirë nga kryetari…

Read More

Shkrimet e mediave serbe sipas profesorit Seb Bytyçi, janë mesazh për popullin serb, që me përkeqësimin e marrëdhënieve me Rusinë, Serbia do të detyrohet që të njohë Pavarësinë e Kosovës Thikë pas shpine për Serbinë dhe njohje të Pavarësisë së Kosovës, mediat në Serbi po e konsiderojnë deklaratën e djeshme të presidentit rus, Vladimir Putin. Kësaj situate interesante i shtohet edhe fakti se shumë nga këto media konsiderohet se kontrollohen nga Aleksandar Vuçiq, që është president i Serbisë. Për rajonet që pretendon t’i shkëput nga Ukraina si shtete të pavarura, presidenti i Rusisë  shembull po e merr Pavarësinë e…

Read More

Ekipi i xhudos do t’i kthehet Kampionatit Evropian, ku nga e premtja e deri më 1 maj do të mbahet në Sofia të Bullgarisë. Në Evropianin e fundit, të mbajtur në Lisbonë të Portugalisë, ekipi i xhudos fitoi tri medalje, dy të arta dhe një të bronztë, me ç’rast e mbylli kampionatin në vendin e parë për nga numri i medaljeve të arta. Këtë herë, ekipi do të përbëhet nga dy kampionët e Evropës nga viti i kaluar, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, si dhe Flaka Loxha e Laura Fazliu. Kampionia olimpike, Krasniqi, garon në kategorinë deri në 52…

Read More

Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde”, kohë më parë, i ka kushtuar faqen e parë dhe një intervistë dyfaqëshe shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare. Në një rubrikë të sezonit të verës të titulluar “Shkrimtarë të mëdhenj, biseda të mëdha”, gazetarja Florence Noiville i ka lënë Kadaresë vendin e katër mes një cikli me pesë intervista. E tija titullohet: “Në diktaturë të jetoje, për mua do të thoshte të bëje letërsi”. Gazetarja ka qenë në Shqipëri dhe ajo e ka intervistuar shkrimtarin në shtëpinë e tij në Tiranë. Në hyrje ajo flet për ish-apartamentin e tij në rrugën e Dibrës, tashmë të…

Read More

Luan Rudaj është bërë kampion botëror në sportin e Muay Thai (i njohur edhe si Thai Boxing) Sportisti nga Kosova që jeton në Zvicër, Luan Rudaj ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në sportin ndërkombëtar duke u bërë kampion botëror në sportin e Muay Thai (i njohur edhe si Thai Boxing). Titullin e kampionit e mbrojti në vendin e origjinës së këtij sporti në Tajlandë në shkurt të këtij viti, njofton Ambasada e Kosovës në Bernë, transmeton Albinfo.ch. “Në emër të Ambasadës së Kosovës në Bernë, Ambasadori Ukelli pati kënaqësinë që t’i ndajë mirënjohje për rezultatet e arritura dhe kontributin…

Read More

Në kuadër të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithpërfshirës Ekonomik Rural” (SIRED), në agrobiznesin “Fungo sh.p.k” në Kamenicë u bë inaugurimi i objektit të ri për ruajtje me ftohje të thellë për kërpudha dhe produkte tjera pyjore jo-drusore. Ky objekt, si investim nga projekti SIRED, Komuna e Kamenicës dhe agrobiznesi “Fungo” ndër të tjera, dyfishon kapacitetin e ruajtjes, ngrit cilësinë e produkteve si dhe mundëson rritje të punësimit me 30 (tridhjetë) punëtorë sezonalë dhe 5 (pesë) punëtorë me kohë të plotë. Ky zhvillim dhe modernizim i kapaciteteve vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Komunës së Kamenicës me…

Read More

Shoqata e Shurdhmemecëve falënderon Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI), në Gjilan, përkatësisht Shoqatën Bereqeti për ndihmën e ofruar me pako ushqimore. Faredin Sejdiu, në emër të Shoqatës së Shurdhmemecëve në Gjilan tha se dëshiron ta falënderojë Shoqatën Bamirëse “Bereqeti” e cila ka bërë dhurimin e 24 pakove ushqimore e të cilat i kanë shpërndarë te familjet më nevojtare. “U jam mirënjohës dhe shumë falënderues për ndihmën e ofruar. Uroj të kenë shëndet e gjithë të mirat”, ka thënë Sejdiu./Gjilani Info/

Read More

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, që është mbajtur nën drejtimin e kryesuesit Arianit Sadiku, i është dorëzuar titulli “Qytetare Nderi” aktivistes gjermane Barbara Langmack, e cila siç ka thënë në arsyetimin e tij në emër të grupit të veprimtarëve politikë të viteve të nëntëdhjeta, Ismajl Kurteshi, ka dhënë kontribut të madh për qytetarët e Gjilanit e të Kosovës, nga viti 1992 e këndej.   Alban Hyseni, kryetar i Komunës, tha se çmimi që ai ndan sot ka një domethënie të madhe dhe përçon një mesazh të rëndësishëm – atë të mirënjohjes dhe humanizmit për një zonjë të…

Read More