Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Në ndërtesën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan u vendos pllaka me mbishkrimin Shtëpia-Bazë e UÇK-së

June 19, 2025

Arrestohet për abuzim seksual një person në Artanë

June 19, 2025

Është gjetur pa shenja jete trupi i një personi në Kllokot

June 19, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Në ndërtesën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan u vendos pllaka me mbishkrimin Shtëpia-Bazë e UÇK-së
  • Arrestohet për abuzim seksual një person në Artanë
  • Është gjetur pa shenja jete trupi i një personi në Kllokot
  • Kryetari Hyseni: 12 parqe, frymëmarrje për qytetin tonë
  • Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti mbajti mbledhjen e gjashtë të rregullt
  • Kuvendi Komunal ka mbajtur seancë solemne me rastin e 26 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kamenicës
  • Kryetari Hyseni: Bujqësia, shtyllë kryesore e qeverisjes sonë
  • Pensionohet zyrtari i Drejtorisë së Arsimit, Xhemajl Berisha
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Test Kosova
Opinione

Test Kosova

adminBy adminApril 29, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga Nazmi Elezi

I ardhur nga Londra për ta menaxhuar kryeqytetin me projekte të mëdha infrastrukturore – që kanë të bëjnë edhe me trafikun – “çlirimin” e Prishtinës arkitekt Përparimi e nisi me një test.

Kaosin dyditor në Unazën e brendshme – ku nga udhëkryqi i rrugëve te Banka Qendrore deri në rrugën Bill Clinton (më pak se një kilometër) duhej kaluar për më shumë se 30 minuta në kolonë automjetesh – dikush edhe mund ta quajë test i suksesshëm. Kjo edhe për faktin se në dy korsi të rrugës “Agim Ramadani”, një grup çiklistësh, të prirë nga kryetari i Prishtinës, defiluan triumfalisht të papenguar nga askush.

Testi tjetër i arkitekt Përparimit ishte edhe vendosja e pikave ushqyese për qentë endacakë, por këta të fundit nuk u treguan aspak mirënjohës. U vërtetua thënia: “jepi qenit hallve”. Të trimëruar nga ushqimi në 23 pikat ushqyese, javën që shkoi qentë kafshuan edhe tre mjekë.

Edhe një argument më shumë me na ik mjekët nga Kosova.

Kryetar Përparimi ka edhe tre vjet e gjysmë mandat dhe mund të vazhdojë edhe me teste të tjera.

Dy eksperimentet e para mund të konsiderohen të suksesshme, nëse rezultati i tyre matet me rritjen e agresivitetit të qenve endacakë (aspak mirënjohës për ushqimin që u servohet) dhe me kaosin në rrugë që na u servua në dy dite vikendi.

Kryetar Përparimi mori guximin dhe doli e tha se Unaza e brendshme është veç një testim dyditor dhe do të analizohet funksionaliteti i saj. Kaosi funksionoi.

Nejse.

Jemi vend dhe popull eksperimental. Jo veç Përparimi, por edhe kryetarë të tjerë komunash e kryeministra të vendit kanë testuar e vazhdojnë të testojnë me durimin e këtij populli.

“Qeveria e shpresës”, siç e quajtën votuesit e saj Qeverinë Kurti, erdhi me premtime të mëdha për t’ia kthyer shpresën e humbur qytetarëve të saj, që duan ta marrin botën në sy.

I madh është numri i eksperimenteve dhe mëkateve të gjitha qeverive të para 14 shkurtit 2021, prandaj nuk do të provoj as t’i numëroj, siç nuk do të numëroj as premtimet e shumta elektorale të Qeverisë së 51 përqindshit.

Mirëpo, s’ke se si të anashkalosh dy nga testet e Qeverisë Kurti.

Njëri nga testet që goditi rënd qytetarët, ishte ngritja e çmimit të energjisë elektrike që u bë në emër të krizës globale energjetike.

Shumë zhurmë, shumë kundërshtime, protesta e debate kundërshtuese në parlament, studio televizive, kafehane e autobusë … Por, çmimi u ngrit. Së fundmi, edhe gjykata e shpalli të paligjshëm vendimin e ZRrE-së për ngritjen e çmimit të rrymës, por u tha se “testi” vazhdon, qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë faturat e rrymës me çmime të larta.

Në emër të krizës globale eksperimentuan edhe tregtarët duke dyfishuar e trefishuar çmimet e artikujve ushqimorë.

U bë bujë, sepse vaji ushqimor brenda ditës nga 1.6 euro shkoi në 3.49 euro. Këtu shteti u tregua në nivel, reagoi rrufeshëm dhe çmimet e vajit u kthye për pak ditë në “normale”. Por, a ka dalë dikush prej inspektorëve dhe organeve të tjera përgjegjëse të shohë se sa është tani çmimi i vajit dhe artikujve të tjerë?

Nejse.

Në tërë këtë situatë, kur për të gjitha (edhe për punësimet familjare e partiake dhe për mos formimin e Komisionit Hetimor parlamentar për energjinë …) fajtore është lufta në Ukrainë, sërish reagoi Shteti.

Qeveria Kurti, që nuk e frikësuan as gjunjëzuan kërkesat e kërcënimet e sindikatave me greva nëse nuk ngriten pagat (nxjerrja e Ligjit të pagave), në kohë krize ‘globale’, në muajin e sakrificës dhe solidaritetit doli me një “test” gjithëpërfshirës – Pakon e Ringjalljes.

Kurti vendosi t’i “ringjallë” të gjithë. I shpërbleu me nga 100 euro punëtorë, skamnorë e badihavxhi. I shpërbleu edhe ata që nuk kanë takat të protestojnë (pensionistët) edhe ata që veç marrin nga buxheti familjar (studentët).

Testi i “ringjalljes” u kritikua dhe u mirëprit. Kritikët e cilësuan si lëmoshë e sadaka-fitër për Ramazan. Të tjerët thanë: ma mirë pak se hiq.

Eksperimentet dhe testimet në këtë vend dhe me këtë milet nuk përfundojnë me kaq.

Nisur nga praktikat e deritashme, shpejt do të vijë eksperimenti i radhës.

Nejse.

Pushtetarët mund të vazhdojnë të eksperimentojnë e testojnë me popullin e tyre, por lumturinë assesi nuk mund t’ia zvogëlojnë.

Rëndësi ka që në Indeksin Global të Lumturisë për vitin 2022 populli i Kosovës është më i lumturi në rajon, duke u radhitur para Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi. Në nivel global jemi në vendin e 32-të, duke lënë prapa vetes popujt e 120 vendeve të botës. Madje, jemi më të lumtur se popujt e plot vendeve të BE-së (Kroacisë, Portugalisë, Hungarisë, Polonisë, Sllovakisë, Greqisë, Qipros …).

Popullit të Kosovës mund t’i testohet durimi, por jo edhe lumturia.

Pra, të rinjtë e Kosovës që po duan të shkojnë në vendet e Evropës Perëndimore, nuk shkojnë vetëm për një jetë më të mirë, por edhe për t’i bërë më të lumtur popujt e atyre vendeve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Durim!

May 28, 2025

Çka është duke ndodhur me specializimet për mjekët nga Gjilani që janë përjashtuar tërësisht në konkursin e fundit?!

May 25, 2025

Në Suedi gazeta është kujdes, në Kosovë mungesa e saj është turp

May 24, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Në ndërtesën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan u vendos pllaka me mbishkrimin Shtëpia-Bazë e UÇK-së

By adminJune 19, 2025

Mbështetur në Statutin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…

Arrestohet për abuzim seksual një person në Artanë

June 19, 2025

Është gjetur pa shenja jete trupi i një personi në Kllokot

June 19, 2025

Kryetari Hyseni: 12 parqe, frymëmarrje për qytetin tonë

June 19, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Në ndërtesën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan u vendos pllaka me mbishkrimin Shtëpia-Bazë e UÇK-së

June 19, 2025

Arrestohet për abuzim seksual një person në Artanë

June 19, 2025

Është gjetur pa shenja jete trupi i një personi në Kllokot

June 19, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.