Author: admin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci, kanë vizituar punimet në shtrirjen e rrjetit të ri të kanalizimit në rrugën “Shyt Mareci”, në lagjen Dheu i Bardhë. Kryetari Hyseni ka thënë se ky projekt po realizohet pas kërkesave të banorëve të kësaj lagjeje. “Punimet i përcollëm edhe nga afër, për tu siguruar për cilësi dhe mbarëvajtje të këtij projekti i cili do të ndikoj në rritjen e mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë me këtë rast kryetari i Gjilanit./GJILANI INFO/

Read More

Në sallën e Teatrit të Gjilanit është mbajtur akademi në mbështetje të Luginës së Preshevës – Kosovës së paliruar., me rastin e 40-vjetorit të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) si dhe 25-vjetorit të kalimit të Këshillit të Rrethit të Preshevës në formacion ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Bajrush Xhemajli, veprimtar, i persekutuar dhe ish luftëtar i UCK-së  para pjesëmarrësve në këtë ngjarje tha: “Lugina e Preshevës në asnjë moment nuk ka mund të bëjë përjashtim në gjitha përpjekjet për organizimin e rezistencës dhe luftës për liri dhe ҫlirim kombëtar, që nga pushtimi osman, e deri më sot.…

Read More

Ka ndërruar jetë, Osman Ibrahimaj.  në moshën 82 vjeçare. I ndjeri ishte dashamirë i natyrës dhe i përkushtuar për një ambient sa më të pastër, e të cilin e njihnin shumë njerëz, jo vetëm nga komuna e Gjilanit. Ishte vullnetar i mëngjesit e që lidhej shpirtërisht  dhe fizikisht me ambientin e Stanishorit të Novobërdës, pjesë kjo rekreative ku shumë qytetarë gjilanas, etj. janë relaksuar dhe relaksohen në ditët e tyre të lira. Edhe  si i moshuar jepte kontributin e tij maksimal që pjesa rekreative në Stanishor të mirëmbahej sa më e pastër. Ai ishtei zë kryengritës kundër degradimit të…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me qendrën për edukim në teknologji ProCoders, e cila përfaqësohej nga Ramiz Kastrati, drejtor i saj. Kryetari Hyseni e ka falënderuar drejtorin e kësaj Qendre për bashkëpunimin për nismat e përbashkëta profesionale si Java e Kodimit, e cila organizohet në shumë shtete të Evropës në të njëjtën kohë nga 8 deri më 23 tetor. Java e Kodimit ka për qëllim që t’iu mundësojë 60 të rinjve nga klasa e pestë deri në klasën e shtatë që t’i trajnojë pa pagesë në fushën përkatëse. Ndryshe, Gjilani gjatë këtyre ditëve…

Read More

Kuvendi komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e VIII të rregullt, ku fillimisht kryetari i komunës Sokol Haliti ka përshëndetur asambleistët dhe ka rikujtuar veprën e dëshmorëve Gursel e Bajram Sylejmani, duke kërkuar edhe një minutë heshtje. Ndërkaq, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, fillimisht ka njoftuar për ligjshmërinë e vendimeve të seancave të kaluara të konfirmuara nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe ka njoftuar për shkresën e dërguar nga Ministria e Arsimit, për procedurat rreth projektit të shkollës Halil Alidemaj në Pozheran dhe ndërtimin e Çerdhes së fëmijëve në Viti, kërkesa…

Read More

Menaxherja e një filiale të një banke në Viti ka raportuar në polici se ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 € , e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, duke theksuar se ishte deponuar nga një qytetar i dyshuar. “Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore”, thuhet nga policia. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, kurse rasti vazhdon të hetohet./GJILANI INFO/

Read More

Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e nëntë të rregullt. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyrtari Ligjor, drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë. Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika: 1. Shqyrtimi i procesverbalit Sh.01, Nr.30176/19.09.2022 nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal, 2. Propozim-Vendim për plotësim-ndryshimin e vendimit Sh.01 nr.28053, 3. Propozim-Vendim Sh.0, Nr.28752/08.09.2022 për miratimin e Draft-Buxhetit Sh.02 Nr.2875/08.09.2022 të Komunës së Kamenicës, për vitin 2023 dhe parashikimin për vitet 2024-2025, 4. Shqyrtimi dhe aprovimi i…

Read More

Sot në fshatin Stubëll të Epërme të Vitisë, kanë filluar punimet në ndërtimin e rrugës alternative të Stubllës së Epërme, konkretisht të projektit “ Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Anton Çeta deri të rruga Sejdiu në Stubëll të Epërme- Faza e II-të”. Kjo rrugë po cilësohet e një rëndësie të veçantë për Stubllën me fshatrat për rreth. Me këtë rast në fillimin e punimeve i pranishëm ishte i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, i cili është mirëpritur aty nga banorët. Kryetari Haliti foli edhe për rëndësinë e ndërtimit dhe asfaltimit të kësaj rruge. “ Kjo…

Read More

Në 24 vjetorin e rënies dëshmorë të dy vëllezërve Gursel e Bajram Sylejmani, udhëheqësit komunal, organizatat e dala nga lufta, pjestarë të policisë si dhe qytetarë të tjerë, sot kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë busteve të tyre para shtëpisë së kulturës në Viti, e cila mbanë emrin e tyre, si dhe në memorialin “Gursel e Bajram Sylejmani”, në fshatin Sadovinë. Me këtë rast, kryetari i komunës Sokol Haliti, tha se populli ynë kishte një rrugëtim të gjatë deri tek liria e vendit dhe gjatë këtij rrugëtimi pati shumë personalitete me vlera të larta, me tipare…

Read More

Misioni i KFOR-it në Kosovë gjatë ditës së djeshme zhvilloi stërvitje komplekse për reagim ndaj krizave të quajtur “Golden Sabre” në zonën stërvitore të Kampit në Novo Sellë. Sipas njoftimit të KFOR-it stërvitja ishte planifikuar dhe ekzekutuar nën drejtimin e zëvendëskomandantit të KFOR-it, gjeneral brigade Luca Piperni Ajo u fokusua në integrimin e aseteve dhe aftësive të ndryshme të KFOR-it dhe testoi aftësinë e kontingjenteve të ndryshme të kontribuar nga aleatët dhe partnerët e NATO-s për t’iu përgjigjur me sukses çdo kërcënimi që mund të rrezikojë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë në mbarë Kosovën. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc…

Read More