Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Komerciale
Të reja

Hyseni: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit një bashkëpunim konkret në sektorin e bujqësisë dhe turizmit

June 29, 2022

Kryetari Rahimaj pret në takim Ministrin Faton Peci dhe deputeten Jeta Statovci

June 29, 2022

Distria nuk ndalet, sigurohet medalja e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare

June 29, 2022
Facebook Twitter Instagram
Të fundit
  • Hyseni: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit një bashkëpunim konkret në sektorin e bujqësisë dhe turizmit
  • Kryetari Rahimaj pret në takim Ministrin Faton Peci dhe deputeten Jeta Statovci
  • Distria nuk ndalet, sigurohet medalja e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare
  • Kuvendi i Gjilanit e ndërpret seancën për mungesë kuorumi pasi opozita e braktisi atë
  • U mbajt mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal në Viti
  • Rrihen mes vete katër vajza në Prizren – policia nis hetimet
  • ‘Gold Ag’ viziton Rexhep Selimin, nga Haga del me një këngë
  • Tentoi të fshihte armën, arrestohet i dyshuari që shtiu me armë zjarri në Gjilan
Facebook Twitter Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Komerciale
Gjilani Info
Ballina»Lajme Lokale»Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni i dorëzon titullin ‘Qytetare Nderi’ aktivistes dhe humanistes gjermane Barbara Langmack
Lajme Lokale

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni i dorëzon titullin ‘Qytetare Nderi’ aktivistes dhe humanistes gjermane Barbara Langmack

adminBy adminApril 28, 2022Updated:April 28, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, që është mbajtur nën drejtimin e kryesuesit Arianit Sadiku, i është dorëzuar titulli “Qytetare Nderi” aktivistes gjermane Barbara Langmack, e cila siç ka thënë në arsyetimin e tij në emër të grupit të veprimtarëve politikë të viteve të nëntëdhjeta, Ismajl Kurteshi, ka dhënë kontribut të madh për qytetarët e Gjilanit e të Kosovës, nga viti 1992 e këndej.  

Alban Hyseni, kryetar i Komunës, tha se çmimi që ai ndan sot ka një domethënie të madhe dhe përçon një mesazh të rëndësishëm – atë të mirënjohjes dhe humanizmit për një zonjë të nderuar që vazhdimisht ka ndihmuar komunën dhe qytetarët anë.  

Zonja Langmack nga një shtet mik yni, Gjermania, nga viti 2000 e deri më tani ka ndihmuar vazhdimisht me barna ambulancën e fshatit Kishnapole dhe fshatrave përreth. 

Ajo ka ndihmuar Gjilanin edhe në fushën e arsimit dhe nuk janë të pakët kuadrot që ajo u ka financuar shkollimin. 

Pra shëndeti dhe arsimi janë përkushtimet më të mëdha të saj, njëkohësisht sfidat më të mëdha për ne, dy fusha këto ku duhet të përqendrohemi edhe më shumë dhe t`i zhvillojmë edhe më tepër në të ardhmen, ka thënë kryetari Hyseni.   

Pasi ka falënderuar këshilltarët komunalë për përkrahje unanime të këtij propozimi, kryetari Hyseni ka theksuar se zonja Langmack meriton edhe më shumë se kaq për humanizmin e saj. 

‘Është shumë pak kjo që po bëjmë ne sot për të shprehur mirënjohjen tonë të thellë ndaj zonjës Langmack, në krahasim me kontributin e saj prej një humanisteje të madhe”, ka thënë kryetari Hyseni.   

Barbara Langmack (1942) tha se ky është një nder i madh që po i bëhet asaj, duke shtuar se pjesë e kësaj mirënjohje janë edhe tre persona që e kanë ndihmuar shumë në këtë mision: burri i saj Johakim, i cili e ka mirëkuptuar dhe ndihmuar përherë financiarisht si dhe Ibrahimi e Ismajli, të cilët e kanë njoftuar me gjendjen këtu, e kanë mirëpritur në familjet e tyre dhe e kanë ndihmuar në terren.           

‘Kosovarët kanë qenë për një kohë të gjatë dhe do të mbeten përgjithmonë pjesë e jetës sime’, ka thënë Langmack, në fjalën e saj falënderuese.   

Njëherësh, në këtë seancë të Kuvendit është zgjedhur edhe nënkryetari i Komunës për Komunitete, Kadir Hysein  i cili paraprakisht është zëvendësuar në asamble nga Emrah Ismail, përfaqësues i KDTP. 

Propozimi është bërë nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili i ka ftuar anëtarët e Kuvendit për mbështetje të këtij propozimi, gjë që edhe ka ndodhur.   

Zgjedhja e tij është kundërshtuar nga përfaqësuesi serb në Kuvend, Sreten Trajkoviq (LS), i cili ka thënë se sipas ligjit për qeverisjen lokale, kjo pozitë i takon komunitetit që ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet e fundit dhe kjo është Lista Serbe.  

Trajkoviq votoi kundër, ndërkaq rikujtoi se për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete nevojitet votimi i dyfishtë. 

Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit, pasi e konstatoi zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete, tha se vendimi i Kuvendit do të dërgohet në MAPL për interpretim ligjor.            

Kuvendi ka shqyrtuar edhe raportin financiar për periudhën janar-mars 2022, ka miratuar  vendimin për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim të KEDS-it, në sipërfaqe prej 30 m² dhe në kohëzgjatje prej 40 vitesh, për vendosjen e trafostacionit për nevoja të stadiumit të qytetit si dhe shkollës së Arteve Pamore.  

Kuvendi ka bërë plotësimin dhe ndryshimin e rregullores për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve në bujqësi, që ua heq mundësinë e aplikimit personave që kanë procedura juridike-penale, ose nuk kanë shlyer detyrimet juridike-financiare në sektorin e pylltarisë, pastaj ka formuar komisionin për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave si dhe ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve në shumë prej 9761 euro për manifestimin tradicional ‘Ditët e Agimit’ që mbahet në Zhegër.   

Ndërkaq, vendimi për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi si dhe vendimi për shpalljen e interesit të ligjshëm publik të një parcele prej 1.770m/2 në Malishevë, për nevoja të fshatit, janë shtyrë për seancat e radhës.  

Ndërkohë, drejtorët komunalë, Selvete Sylejmani (DKA), Doruntinë Hasani (DAP), Mentor Mihovci (DSHP)dhe të tjerë janë përgjigjur në pyetjet dhe interesimet e ngritura nga këshilltarët komunalë, që kishin të bënin me arsimin, infrastrukturën si dhe çështje të tjera të interesit publik. /Gjilani Info/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Hyseni: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit një bashkëpunim konkret në sektorin e bujqësisë dhe turizmit

June 29, 2022

Kryetari Rahimaj pret në takim Ministrin Faton Peci dhe deputeten Jeta Statovci

June 29, 2022

Kuvendi i Gjilanit e ndërpret seancën për mungesë kuorumi pasi opozita e braktisi atë

June 29, 2022

Leave A Reply Cancel Reply

Mos humbni
Lajme Lokale

Hyseni: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit një bashkëpunim konkret në sektorin e bujqësisë dhe turizmit

By adminJune 29, 2022

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka shkruar në profilin e tij se…

Kryetari Rahimaj pret në takim Ministrin Faton Peci dhe deputeten Jeta Statovci

June 29, 2022

Distria nuk ndalet, sigurohet medalja e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare

June 29, 2022

Kuvendi i Gjilanit e ndërpret seancën për mungesë kuorumi pasi opozita e braktisi atë

June 29, 2022
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook Twitter
Më të popullarizuarat

Hyseni: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit një bashkëpunim konkret në sektorin e bujqësisë dhe turizmit

June 29, 2022

Kryetari Rahimaj pret në takim Ministrin Faton Peci dhe deputeten Jeta Statovci

June 29, 2022

Distria nuk ndalet, sigurohet medalja e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare

June 29, 2022
Partnere:
© 2022 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Komerciale

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.