- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
- Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
Author: admin
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar sot propozim-buxhetin për vitin 2023, në një seancë ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni. Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku ka propozuar që në seancën e sotme të shqyrtohet dhe miratohet vetëm propozim buxheti për vitin 2023, ndërsa pikat tjera të shtyhen për seancën e aradhes, e cila do të ftohet shumë shpejt. Riad Rashiti, drejtor i Financave, ka thënë se miratimi i buxhetit për vitin 2023 është hap i rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit. Buxheti për vitin 2023, në shumë prej 32,599,281 euro, është për 3.5 milionë më…
Kryetarët e Komunave të rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për menaxhimin e mbeturinave
Nën organizimin e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, kryetarët të rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit për menaxhimin e mbeturinave, i cili është bashkëfinancim edhe i Bashkimit Evropian. Pas ceremonisë së nënshkrimit, në emër të kryetarëve të komunave që ishin prezentë, ka folur kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka falënderuar krerët e komunave dhe organizatën GIZ për bashkimin në çështjet dhe temat e përbashkëta të qytetarëve për të ndihmuar në menaxhimin e mbeturinave. “Ky memorandum ka ardhur pas një diskutimi disa mujor mes kryetarëve të komunave dhe organizatës GIZ. Sot kemi arritur…
Kuvendi Komunal i Gjilanit, në mungesë të kuorumit e ka ndërprerë seancën e sotme, pasi opozita (LDK, AAK, Vatra, LS) e ka braktisur sallën e mbledhjeve, me arsyetim se nuk mund të thirret seancë e re pa u mbyllur ajo paraprake. Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit, ka thënë se pikat e mbetura nga seanca e tetë, e cila ishte ndarë në dy pjesë, janë bartur në këtë seancë dhe do të shqyrtohen në fillim dhe pastaj do të vazhdohet me pikat tjera, të rekomanduara nga KPF-ja për seancën e nëntë të Kuvendit. ‘Ligjërisht jemi në rregull sa i përket…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se Gjilanit do t’i shtohen edhe dy çerdhe të reja. Ai ka bërë të ditur se në javën e ardhshme do të nis ndërtimi i çerdhes në Gjilan dhe asaj ne Dobërçan. “Në financim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të shtohen dy çerdhe në Gjilan”, ka thënë kreu i Gjilanit. “Edukimi i hershëm, rritja e përfshirjes së sa më shumë fëmijëve në të dhe çerdhet e reja janë disa nga zotimet tona që po realizohen”, ka shtuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni./GJILANI INFO/
Në Ditën botërore të zemrës, kryetari Hyseni i bashkohet aktivitetit të vetëdijësimit të klubit rotarian “Gjilani” për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në Ditën ndërkombëtare të zemrës, i është bashkangjitur aktivitetit të vetëdijësimit në qendër të qytetit, i organizuar nga klubi rotarian “Gjilani”, i cili ka për qëllim ta mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe për t’i parandaluar sëmundjet e ndryshme. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi përgëzoi klubin rotarin për inicitivën, ka thënë se preventiva nënkupton që do të jetojmë më të shëndetshëm dhe më mirë. “Sot i jam bashkuar aktivitetit për shënimin e Ditës ndërkombëtare të zemrës dhe pas kontrollit nga doktori e kuptova që zemrën e kam mirë dhe fatmirësisht shenjat janë…
Në sallën e Teatrit të Gjilanit është mbajtur akademi në mbështetje të Luginës së Preshevës – Kosovës së paliruar., me rastin e 40-vjetorit të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) si dhe 25-vjetorit të kalimit të Këshillit të Rrethit të Preshevës në formacion ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Bajrush Xhemajli, veprimtar, i persekutuar dhe ish luftëtar i UCK-së, para pjesëmarrësve në këtë ngjarje tha: “Lugina e Preshevës në asnjë moment nuk ka mund të bëjë përjashtim në gjitha përpjekjet për organizimin e rezistencës dhe luftës për liri dhe ҫlirim kombëtar, që nga pushtimi osman, e deri më sot.…
Kryetari Rahimaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për formimin e mekanizmit kundër dhunës në familje
Kryetari Kadri Rahimaj ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me 11 akterë kryesorë për formimin e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje. I pari i komunës ka thënë se qëllimi i kësaj marrëveshje është përmirësimi i nivelit të sigurisë. “Formohet mekanizmi koordinues kundër dhunës në familje në Komunën e Kamenicës Me bashkimin e 11 akterëve kryesor që kanë rëndësi jetike, në luftimin e dukurisë së dhunës në familje dhe trajtimin e rasteve të dhunës, si dhe ndihmës së vazhdueshme në hartimin e idesë së mekanizmit dhe koordinimit të palëve pjesëmarrëse nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit…
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me “Swisscontact” për ndërtimin e litarit rrëshqitës i cili do t’i bashkangjitet projektit “Lugu i verdhë”. I pari i komunës ka thënë se përmes këtij investimi do të nisemi nga Guri i Busavatës e do të lëshohemi tek pjesa e Liqenit, duke përjetuar emocione të pa përsëritshme. “Fantastike Arritëm marrëveshje me Swisscontact, që ta ndërtojmë litarin rrëshqitës i cili do t’i bashkëngjitet projektit më të madh turistik ndonjëherë, “Lugu i verdhë”. Nëse jeni të gatshëm për aventura, përmes këtij investimi do të nisemi nga Guri i Busavatës e…
Komuna e Vitisë, ka shënuar sot ditën botërore të zemrës dhe atë nën organizimin e Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti. Fillimisht është mbajtë një takim në QKMF me qytetarë ku janë dhënë këshilla për sëmundjet e zemrës, ushqyeshmërinë dhe aktivitetin fizik. Pastaj, në qendër të qytetit të Vitisë, një ekip i QKMF-së ka bërë matjen e tensionit dhe sheqerit dhe iu janë shpërndarë qytetarëve fletushka që përmbajnë këshilla për shëndetin dhe aktivitetin fizik, konkretisht se si të parandalojmë shtypjen e lartë të gjakut./GJILANI INFO/
Në ditën e përvjetorit të 22-të, të rënies së vëllezërve Gursel e Bajram Sylejmani, është përmbyllur Turneu Memorial që mbahet në përkujtim të këtyre dy dëshmorëve nga Sadovina e Jerlive, që ranë në betejën e Jezercit më 28 shtator të vitit 1998. Në kuadër të shumë aktiviteteve që janë zhvilluar që nga 16 shtatori, është mbajtur dje turneu memorial I shahut, ku kanë marrë pjesë shahistë edhe nga qendrat tjera të Kosovës. Kurse në garat e turnirit në futboll të vogël, fitues i turneut u shpall ekipi i FC “Aris Pharm”, që në finale mundi ekipin “Malokt” nga Remniku.…

