Author: admin

Është rikthyer në shkollat e Gjilanit kontrolli sistematik i nxënësve, i cili ishte pezulluar për shkak të pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe ka filluar në shkollën “Selami Hallaqi”, përkatësisht te nxënësit e klasave të nënta. Në emër të kryetarit Alban Hyseni ka folur nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, e cila ka thënë se prioritet i qeverisjes është shëndetësia dhe mirëqenia e qytetarit. “Ne jemi të vetëdijshëm për kontrollin sistematik për përkujdesjen ndaj gjeneratave të reja, nxënësve tanë. Mirëpo, pa qenë një bashkëpunim i mirëfilltë mes prindërve, mësimdhënësve e nxënësve, ky kontrollim nuk do të ishte realizuar. I falënderojmë të…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin I.R nga fshati Verbicë e Zhegovcit komuna e Gjilanit, për dyshim se i njëjti si person zyrtar i Shërbimit të Gjendjes Civile në fshatin Bresalc dhe në fshatin Verbicë e Zhegovcit ka keqpërdorur pozitën. I njëjti dyshohet se ka regjistruar disa persona ne kundërshtim me Ligjin e Shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ 18/2013/ “Konkretisht ka vepruar në kundërshtim me nenin 32 të Ligjit të Shtetësisë së Republikës së…

Read More

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur të enjten gjyqtarin Valon Totaj, kryetar të Gjykatës së Apelit. Totaj në këtë pozitë u zgjodh pasi mori votat e gjashtë anëtarëve të Këshillit. Mandati i gjyqtarit Totaj në pozitën e kryetarit të Apelit fillon nga 5 maji 2022 dhe është pesëvjeçar. Ndryshe, Komisioni Vlerësues ka rekomanduar për votim në Këshill edhe kandidatët Bashkim Hyseni, Zyhdi Haziri, Nehat Idrizi dhe Hashim Qollaku, mirëpo të njëjtit nuk arritën të marrin votat e mjaftushme në Këshill për t’u zgjedhur në këtë pozitë, raporton Betimi për Drejtësi. Gjyqtarët Hyseni, Qollaku dhe Idrizi morën nga një…

Read More

Me aktivitete të ndryshme letrare e sportive, që nga dje ka filluar shënimi i Ditës së Dëshmorëve të komunës së Vitisë, për të vazhduar edhe sot më një seancë solemne dhe homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Dëshmorët e kësaj komune u përkujtuan dhe u nderuan nga përfaqësuesit e Institucioneve Komunale të Vitisë, deputet të Parlamentit të Kosovës, FSK-së, policisë së Kosovës, partive politike, organizata e dala nga lufta e UÇK-së, familjarëve të dëshmoreve, bashkësive fetare dhe shumë të tjerë. Fillimisht u mbajt një seancë solemne në drejtimin e kryesuesit të Kuvendit Bekim Azizi, e cila nisi me një minutë…

Read More

Emine Shabani, infermiere në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, u pensionua sot, duke mbyllur një kaptinë të rëndësishme dhe të lavdishme jetësore dhe profesionale. Ceremonia e pensionimt të saj ndërkaq u shënua në një atmosferë të ngohtë kolegiale e familjare, që karakterizohej me emocione jo vetem per infermieren Emine-Mine, por edhe për gjithë të tjerët që ishin te pranishëm në ngjarje. Emrues i përbashkët i gjithë asaj që u tha gjatë kësaj ceremonie ishte e dhëna se infermierja Emine për vitet e saj të punës në profesion të ketë qenë shembull i veqantë për të tjerët dhe…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami, për aplikim me projekte të përbashkëta në fondet IPA. Kryetari Hyseni ka thënë se ky është fillimi i një bashkëpunimi më të thellë në të ardhmen, përmes të cilit do të mund të shkëmbeheshin përvoja e të sjellin përfitime të dyanshme për qytetarët. “Sot zyrtarisht kemi nënshkruar bashkëpunimin tonë përmes një memorandumi për aplikim për fondet IPA, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar. Kemi projekte me të cilat duam të aplikojmë bashkërisht si dy komuna, me të cilat do t’i zgjidhnim…

Read More

Sot, më 4 maj kancelari gjerman Olaf Scholz do të pres në Berlin, në takime të ndara, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nga Bashkimi Evropian për këtë është thënë po synohet të mbështetet dialogu, ndërsa analistë në vend e kanë cilësuar si një tentativë për zhbllokimin e procesit të dialogut dhe mundësi drejt arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi. Ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka konfirmuar për Telegrafin se po sot, në Berlin do të udhëtojë edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.…

Read More

Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat kryesisht në fillim javë dhe gjatë vikendit parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, derisa mesi i javës parashihet me më pak reshje, duke mos përfshirë gjithë territorin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Read More

Pas dy vitesh, përsëri është mbajtur Manifestimi Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit 2022”. Ky manifestim si rëndomë ka nis me aktivitete sportive, përkatësisht Turnirin Memorial në Futboll të Vogël, me moton ”Edhe me Sport e Kujtojmë Agimin”. Nga ekipet pjesëmarrëse, vendi i parë i ka takuar ekipit “Beka Com”. Ka vazhduar pastaj me Flakadanët nga varri i Idriz Seferit deri te sheshi “Agim Ramadani” në shenjë përkujtimi të 114 dëshmorëve të rënë në Koshare, gjatë luftës 1999. Gjithashtu është shënuar edhe Dita e Shkollës e cila mban emrin e dëshmorit, Agim Ramadani. Kurse në krosin e vrapimit të lirisë…

Read More

Kosova ka shënuar përparim sa i përket lirisë së mediave, tregon Indeksi i Lirisë së Shtypit Botëror, i publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij. Në këtë indeks, Kosova sivjet radhitet në pozitën e 61-të, në krahasim me pozitën e 78-të, që ka mbajtur në vitin 2021. Trendi i rritjes vjen pas rënies që ka shënuar vitin e kaluar – për tetë pozita – në krahasim me renditjen e vitit 2020. Por, edhe përkundër përparimit, Kosova vazhdon të mbetet në mesin e vendeve me “situatë problematike”, siç e vlerësojnë Reporterët pa Kufij. Në këtë kategori radhiten edhe vendet e tjera…

Read More