Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Shkolla e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” zgjeron bashkëpunimin me FShS

February 12, 2026

Të hënën promovohet libri “Derbi Drita – Gjilani (1995 – 2025), autor Envver Sadiku

February 12, 2026

Ç’ALTAR TJETËR I DUHET POETIT POS NJË ZEMËR NJERIU

February 12, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Shkolla e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” zgjeron bashkëpunimin me FShS
  • Të hënën promovohet libri “Derbi Drita – Gjilani (1995 – 2025), autor Envver Sadiku
  • Ç’ALTAR TJETËR I DUHET POETIT POS NJË ZEMËR NJERIU
  • Hyseni: Me renovimin e Palestrës së Sportit, do të krijohen kushte moderne dhe funksionale
  • Nderohet me mirënjohje Erdi Tahiri, nënkampion në Garat Shtetërore të Fizikës – 2026
  • Gjimnazi “Zenel Hajdini” dhe FShS formalizojnë bashkëpunimin për orientimin akademik të nxënësve
  • Drejtori Klaiqi nis vizitat në terren me fokus në përmirësimin e arsimit
  • NPL “Tregu” në Gjilan fillon përgatitjet për Festën e Pavarësisë!
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Kancelari Scholz sot takohet me Kurtin e Vuçiqin
Lajme Qendrore

Kancelari Scholz sot takohet me Kurtin e Vuçiqin

adminBy adminMay 4, 2022Updated:May 4, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Sot, më 4 maj kancelari gjerman Olaf Scholz do të pres në Berlin, në takime të ndara, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nga Bashkimi Evropian për këtë është thënë po synohet të mbështetet dialogu, ndërsa analistë në vend e kanë cilësuar si një tentativë për zhbllokimin e procesit të dialogut dhe mundësi drejt arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka konfirmuar për Telegrafin se po sot, në Berlin do të udhëtojë edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit fillimisht do të takohet me kancelarin Scholz e pastaj do të zhvillojë takim jozyrtar të veçantë me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

“Me ftesë të kancelarit Scholz, emisari Lajçak do të udhëtojë gjithashtu në Berlin për t’u takuar me kancelarin dhe më pas për të zhvilluar një takim jozyrtar të veçantë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti”, thuhet në përgjigjen e Stanos.

Takimi shtoi ai, synon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

Ndërkaq, Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, në një prononcim për Telegrafin vlerësoi se nëse gjithçka shkon mirë në Bruksel, shpejt mund të ketë një takim të nivelit të lartë Kurti – Vuçiq me ndërmjetësim të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas tij, mundësia e arritjes së një marrëveshje është e madhe, pasi siç u shpreh ai, në këtë proces është një inkuadrim i madh i Perëndimit.
“Tentativa e kancelarit gjerman do të jetë zhbllokimi i procesit të dialogut, dhe mundësia për të arritur sa më parë marrëveshjen finale. Nëse gjithçka shkon mirë në takimin e nesërm me shumë gjasë shumë shpejt mund të kemi një takim të nivelit të lartë Kurti – Vuçiq me ndërmjetësim të Lajçak për të filluar raundin final të dialogut. Mundësi për me pas një marrëveshje është e madhe për faktin se kemi inkuadrim të madh të Perëndimit në këtë proces, sidomos nga SHBA-të dhe BE, e tash edhe nga kancelari gjerman. Mendoj që ditëve në vijim mund të ketë lëvizje pozitive në drejtim të një marrëveshjeje”, ka thënë Demhasaj për Telegrafin. Ndryshe, sot, kancelari gjerman, Olaf Scholz do të pres në Berlin, në takime të ndara, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimi i kancelarit Scholz me kryeministrin Kurti do të mbahet në orën 15:00, kurse më pas do të mbahet një konferencë për media rreth orës 16:00. Ndërsa, takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq do të zhvillohet në orën 17:30, ndërsa nga ora 18:30 do të mbahet një konferencë për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan për herë të parë më 15 qershor të vitit 2021 në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Takimi i dytë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit ndodhi më 7 korrik 2021 dhe që atëherë nuk ka pasur takime të reja në nivel të lartë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot me reshje shiu dhe vranësira

February 12, 2026

Moti sot me vranësira të shpeshta

February 11, 2026

Dita sot me vranësira dhe reshje lokale shiu

February 8, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Shkolla e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” zgjeron bashkëpunimin me FShS

By adminFebruary 12, 2026

Shkolla e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e…

Të hënën promovohet libri “Derbi Drita – Gjilani (1995 – 2025), autor Envver Sadiku

February 12, 2026

Ç’ALTAR TJETËR I DUHET POETIT POS NJË ZEMËR NJERIU

February 12, 2026

Hyseni: Me renovimin e Palestrës së Sportit, do të krijohen kushte moderne dhe funksionale

February 12, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Shkolla e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” zgjeron bashkëpunimin me FShS

February 12, 2026

Të hënën promovohet libri “Derbi Drita – Gjilani (1995 – 2025), autor Envver Sadiku

February 12, 2026

Ç’ALTAR TJETËR I DUHET POETIT POS NJË ZEMËR NJERIU

February 12, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.