- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
- Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
Author: admin
Kryetar i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi, ka bërë të ditur se e kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për kompensimin e mësimit të humbur gjatë grevës të shtunave. Demi, në Edicionin Special, tha se ky kompensim më shumë shkakton dëme tek fëmijët sesa përfitime mësimore. “Vullneti i shumicës së prindërve që na kanë kontaktuar janë deklaruar të cilët shprehin pakënaqësi dhe e shohin si të dëmshme kompensimin e mësimit të shtunave”. “E shohim se mësimi të shtunave pengon më shumë sesa që mund të pengoj sesa të kompensoj diçka. Shkakton lodhje dhe mërzitje tek fëmijët dhe i largon…
KEDS njofton se rryma do të ndalet edhe në disa vende të rajonit të Gjilanit për shkak të punimeve në rrjetin energjetik. Bëhet e ditur se për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurimin e sistemit energjetik. Nga NS 35/10 kV Kllokot do të ndërprehet: Dalja 10 kV Industriali (kodi: 61065005 ) nga ora 09:00 deri 14:00, fshati Mogillë; rrugët: Zona Industriale Viti-Kllokot (një pjesë), bizneset në rr. Kllokot – Viti dhe rruga e Preshevës (një pjesë). Arsyeja e ndërprerjeve të rrymës është mirëmbajtje preventive, njofton KEDS./GJILANI INFO/
Sali AVdullahu nga Dobëlldehu i Vitisë, tash e 5 vjetë pensionist i Zvicrës, ishte 17 vjeҫar, kur mori rrugën e mërgimit. Me lot në sy ishte nisur për kurbet dhe po me lot në sy kishte lënë prindërit dhe të tjerët ditën kur po e përcillinin kësaj rruge. “ Ishte viti 1971, kur u nisa asaj rruge. Kisha jo më shumë se 17 vjetë! – E vështirë ishte ndarja nga prindërit dhe njerzit e mijë të dashur, familjarët e të afërmit si dhe nga shokët e mijë të shkollës. Por, ishte gjendja socio-ekonomike që më detyroi të marrë rrugën…
Në Gjilan janë arrestohen katër persona për të cilët ekziston dyshimi se kanë vënë në qarkullim para të falsifikuara në lokale të ndryshme, bëhet e ditur përmes burimeve policore. Kurse, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në paraburim./GJILANI INFO/
Në Viti është arrestuar personi i dyshuar pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, ka njoftuar policia. “E njejta së bashku me fëmijët është dërguar në familjen e prindërve të saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në polici./GJILANI INFO/
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit R. I., për veprën penale mashtrimi, ndërsa të pandehurve B. Z., Xh. I., B. H., K. H.,A. J., F. R., F. Sh. dhe G. P., për veprën penale rrëmbimi. Ekziston dyshimi bazuar se i pandehurit R. I. nga Republika e Serbisë, në periudhën kohore prej gjashtë muajve të vitit 2022, me qëllimi të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo personin tjetër, apo për ti shkaktuar dëme materiale personit tjetër, së bashku me dy të…
Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Shpend Morina dhe stafin e kësaj drejtorie kanë bërë shpërndarjen e farës së grurit për mbjellje vjeshtore për përfituesit e Komunës së Kamenicës. Kryetari Rahimaj ka thënë se fermerët e Kamenicës do të subvencionohen për t’iu krijuar mundësi sa më të lehta që të merren me veprimtaritë e tyre. Poashtu edhe Drejtori Morina inkurajoi fermerët që të zhvillojnë veprimtaritë e tyre duke iu thënë se Komuna do të angazhohet çdoherë që t’iu ndihmojë./GJILANI INFO/
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me bashkëpuntorë. Bashkëpunimi i deritanishëm mes komunës së Vitisë dhe OSBE-së, si dhe mundësia e bashkëpunimt në disa fusha të ndryshme ishin temë kryesore e këtij takimi. Kryetari Haliti, në emër të qytetarëve të Vitisë, ambasadorit Davenport, i ka shprehur mirënjohje të thellë për gatishmërinë e tij dhe të OSBE-së, për të qenë një krah i fuqishëm, në funksion të hartimit dhe jetësimit të politikave lokale, për një qeverisje sa më të mirë dhe efikase, të cilën e presin edhe…
Gjilani përgëzohet nga Shoqatat e të Shurdhërve për transmetimin e seancave të Kuvendit Komunal në gjuhën e shenjave
Gjilan, 7 tetor 2022 – Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorët kanë pritur në takim një delegacion të Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve, në krye me Enver Kurtalanin, drejtor ekzekutiv dhe të Shoqatës së të Shurdhërve Anamorava, Limon Haziri. Përfaqësuesit e kësaj shoqate kanë përgëzuar Komunën e Gjilanit e cila tashmë u bë komuna e parë që realizon transmetimin e seancave të Kuvendit Komunal në gjuhën e shenjave. Po ashtu, në këtë takim janë informuar për certifikimin e interpretëve, për shkak se aktualisht në Gjilan është…
Vitia, komuna e vetme në Kosovë, që ka shpallur vitin 2022, vit i personave me aftësi të kufizuara
Komuna e Vitisë po llogaritet si komuna e vetme në Kosovë, që vitin 2022 e ka shpallur vit i personave me aftësi të kufizuara dhe atë me një vendim të kryetarit Sokol Haliti. Me këtë rast kjo komunë ka ndërmarr dhe pritet që të ndërmerre edhe disa vendime të tjera për të përmirësuar mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara në këtë komunë. Sipas vendimit të marrë nga kryetari Haliti, institucionet komunale në Viti, obligohen që të punojnë në fushën e aftësisë së kufizuara që të ndërmarrin masa me qëllim të krijimit të mundësive të barabarta, përmirësimin e kushteve…

