Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Përmbyllet Manifestimi Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit”
Kulturë

Përmbyllet Manifestimi Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit”

adminBy adminMay 3, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Pas dy vitesh, përsëri është mbajtur Manifestimi Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit 2022”.

Ky manifestim si rëndomë ka nis me aktivitete sportive, përkatësisht Turnirin Memorial në Futboll të Vogël, me moton ”Edhe me Sport e Kujtojmë Agimin”.

Nga ekipet pjesëmarrëse, vendi i parë i ka takuar ekipit “Beka Com”.

Ka vazhduar pastaj me Flakadanët nga varri i Idriz Seferit deri te sheshi “Agim Ramadani” në shenjë përkujtimi të 114 dëshmorëve të rënë në Koshare, gjatë luftës 1999.

Gjithashtu është shënuar edhe Dita e Shkollës e cila mban emrin e dëshmorit, Agim Ramadani.

Kurse në krosin e vrapimit të lirisë me 900 metra largësi, prej varrit të Idriz Seferit e deri te kroi I Agim Ramadanit, vendin e parë e zuri, Alban Haziri.

Manifestimi ka vazhduar edhe me krijimtarinë letrare “ Muza e Agimit”, duke mbledhur poet nga të gjitha trojet shqiptare. Poeti Agim Gjakova, këtë vit e fitoi garën letrare, me poezinë titulluar “ Para portretit të dëshmorit”, kushtuar heroit të kombit, Agim Ramadanit.

Ndërsa garat e gjuajtës me pistoletë 9 mm në 10 metra nga Klubi Katana në Obliq kemi tre vende.

Vendin e parë e fitoi: Gezim Flugaj, të dytin Gyner Nuredini, kurse vendit e tretë, Veton Dragusha.

Në garën e enigmatikës, fitoi Sadri Ajvazi.

Tubimi Qendror “I Këndojmë Agimit” në prani të familjës së heroit Agim Ramadani, bashkëluftëtarëve të tij, veteranëve dhe invalidëve të luftës së UCK-së, udhëheqësve institucional të vendit dhe pjesëmarrësve të tjerë, ka filluar me himin kombëtar.

Në fjalën e rastit, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ndër tjera tha:” Eshtë nderë e privilegj që sot të jam para jush në ditët e Agimit, kur tradicionalisht vazhdojmë ta përkujtojmë figurën madhështore të heroit Agim Ramadani”.

Ai bëri thirrje dhe ftoi për të përkujtuar figurën e këtij heroi dhe gjithë dëshmorëve të kombit tonë.

Ndërkaq, Xhafer Gashi përfaqësues i Brigadës 138, njëherit edhe kryetar i komunës së Obiliqit tha se Agimi ishte strateg lufte, strategjinë e të cilit shumë akademi ushtarake e marrin për bazë si të suksesshme.

Ai foli edhe për veprimtarinë artistike të Agimit, ku ndër të tjera tha se pikturat e Agimit renditen ndër pikturat e vendit të parë të Akademisë së Shkencave Europiane.

Shukrije Ramadani, bashkëshortja e dëshmorit tha:” Ditëlindjet i kam ndarë gjithmonë me Agimin që nga fëmijëria, e tash i ndaj me juve që numerikisht jeni shumë”.

Ajo tha se kjo ditëlindje ka simbol bashkimin kombëtar, suksesin, unitetin dhe dashurinë ndaj atdheut.

Manifestimi vazhdoi me pjesën artistike, me Edona Llalloshin, Yllkë Demaj, Albina Kelmendi, Arian Agushi – Gold Ag, Ismet Bexheti, Mahmut Ferati, Merita Sahiti- Selishta, Milaim Mezini dhe Faton Isufi, artist nga Zhegra dhe me valle të Karadakut nga Rron Isufi e Lorikë Sylejmani.

Kurse u permbyll me Ekspozitën Postmortum, punimet artistike, piktura të Agim Ramadanit në Galerinë e Arteve të Gjilanit (Prapa Teatrit të qytetit Gjilan)./Gjilani Info/

 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Ujvara

September 29, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit

September 9, 2026
Mos humbni
Opinione

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

By adminOctober 7, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Ka njerëz që njeh për një kohë të gjatë dhe, megjithatë,…

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.