Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029

September 25, 2026

Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”

September 25, 2026

Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë

September 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
  • Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
  • Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
  • Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
  • Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
  • Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
  • Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
  • Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Politika, biznesi më fitimprurës
Opinione

Politika, biznesi më fitimprurës

adminBy adminNovember 21, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

 Çapajev Gjokutaj

Sa herë postoj ndonjë gjë për politikën, shfaqen edhe komentuesit që humbasin toruan dhe shkelin etikën. Shajnë majtas e djathtas, ndezin motorët e gjuhës së urrejtjes, paçka se presupozohet që diskutimi bëhet mes miqsh, qoftë dhe virtualë.

S’është e lehtë të thuash në mënyrë shteruese pse trazohemi kaq shumë kur flasim për politikë e politikanë.

Mund të jetë punë modeli. Që nga vitet 1920, kur në nahijen tonë u shfaqën partitë politike, e deri më sot, politika ka qenë jo aq ndeshje alternativash, sa përpjekje për t’i mbyllur gojën kundërshtarit. Me çfarëdo lloj mjeti: me vaj recini, plumba, shpifje, kërcënime, dëbime e internime, pare dhe gjithfarë aletesh të tjera, në çdo rast safí politike.

Dhe, ne, populli i thjeshtë, kur shohim modele të tilla, gati të përjetshme, kreshpërohemi e ndyjmë gojën, se politika kështu e dashka.

Por, mund të jetë edhe punë psikologjie. Politika është si puna e sportit, më shumë se mendimin nxit emocionet. Dhe atje ku hyn tifozllëku, merr fund arsyetimi e argumentimi e shpesh fillon sherri e shamataja.

Acarimi ynë sa herë flasim për politikë mund të ketë edhe motive puro pragmatike. “Jeta është aritmetikë, Olimbi”, thoshte Nikollaqi…

Fatkeqësisht, për gati një shekull, biznesi më fitimprurës në skërkat tona ka qenë dhe mbetet politika.

Të rreshtuar në skalione të kësaj apo asaj force politike jemi sulur të marrim pushtetin e të bëjmë plaçkë. Secili sipas takatit: kush ndonjë tender a koncesion, kush ndonjë post a vend pune e kush ndonjë thes miell. Huq i lashtë. Tëpkë si bashibozukët qëmoti.

Dhe, meqë sipërmarrja e prodhimi gjallojnë të mekëta e anemike si bari në hije, meqë mbetemi vend i varfër dhe të mirat nuk mjaftojnë për të gjithë, i sulemi njëri-tjetrit si bisha bishës.

Po ku ta dish, prirja për t’u acaruar sa herë flitet për politikë e politikanë, mund të ketë edhe arsye të tjera, që mendja ime nuk i shquan dot.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Në Rresht përpara Flamurit

September 15, 2026

Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!

September 10, 2026

Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë

September 8, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029

By adminSeptember 25, 2026

Në Viti u mbajt mbledhja e nëntë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vitisë,…

Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”

September 25, 2026

Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë

September 24, 2026

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit

September 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029

September 25, 2026

Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”

September 25, 2026

Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë

September 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.