Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » VADEMEKUM
Opinione

VADEMEKUM

adminBy adminMay 10, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkruan: Femi Halimi

Ky vademekum në gjuhën latine a romake ishte një “eja pas meje” a follomi në anglishte dhe spjegonte e komentonte emërtime e ngjarje të radhitura për kohë të gjatë që ishin të historisë e që mësoheshin në arte të bërjes dhe majtjes së pushtetit të patricëve.

Vademekum ishte privilegj i sundimtarëve, patricëve të lartë në qiell, që kishin të gjitha të drejtat të ndara e të veçuara për të pasuruarit, sepse nga ta merrte e hante edhe pushteti i Romës. Kishte me të një rend që e dëgjonin të gjithë dhe që ishte ligj, që nga normat në shtëpi e lagje, e deri tek Ligji i Dymbëdhjetë Tabelave, për qytetarët e lirë të Romës. Me to edhe u mësuan njerëzit të dëgjonin e të udhëhiqeshin gjithmonë, sipas disa normave që i bënë me marrëveshje, për të mirën e përgjithshme.

Mandej për fund, të gjitha rrugët çonin në Romë!

Desha kështu të filloj bisedën në temën që e kërkoj kohë të gjatë e që ka të bën me sjelljen në vend publik si dhe me normat. Krejt është e kuptueshme se të gjithë kanë nevojë për punë, vend pune, titull e lartësi në kierarki, për mbajtje të familjes, -ama për të gjitha ka një rend dhe rradhë dhe e tërë kjo është e rregulluar me norma. Shih për këtë, këto normat janë ligj vetvetiu, sepse me to mbahet njerëzia. Nuk mund të ketë shtet pa ligje. Jemi kështu për shtet, jemi për Republikën, -ama pa ligje! “Nuk na duhen ligjet, nuk kemi nevojë për to, -ne shtetin e mbajmë pa ligje e rregulla, -sepse ligjet sjellin përgjegjësi dhe fatkeqësi, po sjellin edhe ndalesa dhe kjo është e keqja e ligjeve”.

Duke dashur fort një shtet për Kosovën e vuajtur, duke arritur bërjen e shtetit, njerëzit te ne bënë edhe pushtetin, si gjithë bota, si thanë kur e bënë. Bota por pushtetin që e bën, e mba dhe e respekton. Pushteti me njerëzit që e bëjnë -janë vetë shteti. Duhet të kuptojnë te ne se pushteti është vetë shteti, -e se me të, nëse pushteti nuk ushtrohet si duhet, dëmtohet shteti derisa edhe mund të humbë fare. Nuk lejohet kështu që të selektohet pushteti, duke e ushtruar atë sipas vullnetit secili krye në vete, e pa norma e rregulla ligjesh. Edhe të tjerët njerëzia kanë pasur dhe kanë këtë përplasje, ama mbi të gjitha vëhet pushteti i shtetit.

“E dua Platonin” -tha Aristoteli, “por më shumë e dua të vërtetën”! -Amikus Plato, sed magis amica verita! Ajo e vërteta ishte vendi në publik, fjala publike, norma dhe ligji, përmes rregullave, sepse veprimi i ligjeve rregullohet, prandaj janë “rregullat” Përmes rregullave ligji funksionon dhe gjithë pushteti i shtetit vepron me efikasitet…

Të shkojmë dikund larg, tepër larg, atje të kthehemi në fillim, në nismën e ligjit dhe të normave. Eskili, shtylla e gjithë civilizimit njerëzor, i pari nisi idenë dhe përpjekjen për bërjen e një shteti me pushtet funksional, duke edukuar njerëzit që të respektojnë dhe zbatojnë ligjet! Eskili pati qëllimin kur krijoi dramat e veta, që Atina të bëhej qytetit polis më i madhi e më i fuqishmi në botë!

Hulumtimet e tij në aspektin letrar e artistik për të ndihmuar parinë e vendit në këtë, bënë që ai të shkruante dramat të cilat zunë vendet e para në konkursin për dramë të Atinës në atë kohë.

Shih sa interesant! Eskili ashtu, tek Oresti, shkoi larg edhe për veten atëherë, para Luftës së Trojës. Shkoi në familjen e mbretërve të famshëm të moteve, tek Atridët, që ishin të mbeturit e qytetërimit të Mikenës, e Mikena me disa ujdhesa tjera të mesdheut vazhdimi i fundit i qytetërimit pellazg.

Ashtu, Eskili shkroi me temë nga ngjarjet në Pallatin e Atridëve, duke nxjerrë mësimet se si duhet me çdo kusht të zbatohen ligjet, derisa ai jep shembullin se si djali vret të ëmën për shkak të thyerjes së ligjeve. Klitemnestra e ëma e tij vret burrin, babanë e Eskilit, kryekomandantin e Ushtrisë Aleate. Eskili vret të ëmën për të lënë mësimin se paraprakisht secili do të përgjigjet para ligjit për veprat e ndaluara dhe pikë. Ashtu me ato ide, si që e pasuan me rend Sofokli, e pas tij Euripidi, e që të tretë fituan shpërblimet e qytetit polis të tyre, e për çka edhe dëshmuan se e donin aq sa ishin në gjendje të jepnin edhe jetët për famën e tij, që të ishte mbi të gjithë poliset e botës, -me ato ide edhe u përcoll mësimi për bërjen e pushtetit tël shtetit si dhe zbatimi i ligjeve me çdo kusht për të mirën e përgjithshme!

Përmbledhur më shkurt e kjartë, sipas Eskilit, ligjet duhet të nxirren, të harmonizohen dhe të vëhen në zbatim njësoj nga njerëzit e pushtetit si dhe nga populli. Çështja qëndron sipas Eskilit krejt tek zbatimi i ligjeve, tek puna me dinjitet e të gjithë njerëzve në pushtet dhe se ka një mundësi në të cilën beson Eskili, që të bëhet një pushtet sa më funksional, sa më i dinjitetshëm,  që të jenë pushtetarët gjithmonë në punët e zbatimit të ligjeve me çdo kusht.

Këtë desha ta hedh para gjithë njerëzve tanë, për ta lexuar të gjithë mirë Orestin e Eskilit, po mandej edhe Elektrën e Sofoklit, si dhe Ifigjeninë në Aulidë, -për të mësuar se si bëhet, si mbahet e si ruhet pushtetit, -për popullin. Sespe tani lexojmë e dëgjojmë kot së koti nëpër portale se ata grekët e lashtë, mandej helenët nuk ishin ashtu si ne mësuam, se nuk janë më dhe se nuk kanë pasë ashtu pushtet si e aludon e harkon me art Eskili.

Në të vërtetë, kanë pasë n masë të madhe dhe kanë arritë, për çka janë dëshmitë e trashëgimisë materiale dhe të shkruar nga ato kohë të ngritjes së tyre në qiell, por që ishte ngritje me sakrifica prej tyre. Ashtu vepra e tmerrshme e Orestit ndaj së ëmës është krim mbi krim, -porse në atë shkallë është edhe mbrojtje e pushtetit të polisit të Atinës e të poliseve tjera.

Kur të vetëdijësohen njerëzit edhe te ne në atë masë sa të kuptojnë zbatimin e ligjeve dhe mbrojtjen e tyr me çdo kusht -mu sikur të jetë në pyetje familja e  ngushtë e secilit prej nesh, -atëherë do të jemi të denjë për të pasur një pushtet të shtetit, si duhet dhe si i ka hije.

Sëpaku të dijmë kah të shkojmë, -që të arrijmë deri tek dija për të cilën kemi nevojë./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Republika mbi interesat politike: sovraniteti i qytetarëve, kushtetutshmëria dhe përgjegjësia shtetërore

August 12, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.