Skënder Zogaj
Mbi lumin shpatull hapur
Ura e ngrysur nga hallet varg
Plot mllef e zemërim pa hak
Me retë bisedon larg e larg:
– Ku lidhet zinxhiri nuk ka pranverë
Sall errësirë ka e skëterrë!
Kosova i ka përbuzur korbat
Suvatën e bukur të urës e ka ftesë
Që njerëzit t’i bashkojë dashuria
Kundër kiropterëve të pabesë.
Hijet që urrejtja i ka lënë mbi urë,
Janë gjurmë trishtimi që nuk zbehen kurrë
Mes shpresës dhe frymës së mirë
Qoftë e bekuar ëndrra e shpirtit të dëlirë!