Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” në fshatin Germovë të Vitisë.
Sipas raportit policor, rasti kishte ndodhur më 11 tetor 2025, rreth orës 13:30, ku dyshohet se ishte kryer vjedhje në një objekt fetar – xhami.
Më 22 maj 2026, pas veprimeve hetimore, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar për përfshirje në këtë rast.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./Gjilani INFO/


