Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se sot futet në fuqi “Ligji për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë” (StARModG).
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
Po ashtu edhe në njoftimin e faqes së Ambasadës së Kosovës në Gjermani bëhet e ditur se me ligjin e ri, bie kushti i heqjes së shtetësisë tjetër, për të marrë shtetësinë gjermane.
“Pas kësaj date, ish-shtetasit e Republikës së Kosovës që e kanë dorëzuar shtetësinë kosovare për të marrë atë gjermane mund të aplikojnë për rifitimin e shtetësisë së Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftim.