Author: admin

Me rastin e 25 nëntorit “Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas”, komuna e Vitisë, filloi fushatën “RAPORTO, MOS DURO” për 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, e cila do të zgjasë deri më 10 dhjetor, ku në kuadër të kësaj fushate do të realizohen aktivitete të shumta nga institucionet komunale dhe Policia e Kosovës-Stacioni në Viti dhe Mekanizmi Komunal Për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. Me këtë rast do të mbahen ligjërata me nxënës në shkollat e komunës së Vitisë, tryeza me institucionet përgjegjëse që punojnë në parandilimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të dhunës në…

Read More

Në prag të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Gjilan është vendosur sot gurthemeli i shtatores së heroit të Kuvendit të Kosovës në Prizren më 1945, deputetit të popullit shqiptar, tribunit të kombit, Ramiz Cërnica, e cila është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, e ku pos familjes së heroit, kanë marrë pjesë edhe personalitete nga niveli lokal e qendror dhe nga Maqedonia e Veriut. Kryetari Hyseni tha me këtë rast se ndihet i privilegjuar që si pushtet lokal dhe qeverisje e re, në cilësinë e kryetarit të Komunës, të vendosë gurthemelin e njërit…

Read More

Spartak Ngjela NGA: M.H. Avokati shqiptar, Spartak Ngjela përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se asgjë nuk mund të ndodhë në Kosovë pasi askush nuk ka fuqi ta mund Amerikën, përcjell “Bota sot”. Po Serbia, a ka gjasë të cenojë Kosovën e mbrojtur nga Amerika? Avokati shprehet se “nuk ka gjasë, sepse po ta bëjë do të bjerrë në kurth. Pse? Sepse forcat shqiptare dhe ato aleate të Shqipërisë, do të gjejnë rastin ta çojnë kufirin e Kosovës deri në Nish”, shtoi Ngjela. Postimi i plotë A po…

Read More

Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe në Vojnik, të cilat u tërhoqën, duke lënë të plagosur. Të nesërmen një ekspeditë ndëshkimore me 10 automobila e mjete të tjera të motorizuara u drejtuan për në Vojnik. Adem Jashari me 10 luftëtarë i zuri pritë dhe, pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën të përgjakura. Në tërheqje e sipër, forcat serbe, të egërsuara nga goditjet që u kishte dhënë Adem Jashari, filluan të qëllojnë majtas e djathtas pa mëshirë kundër kujtdo…

Read More

Me rastin e “Ditës së Falënderimeve” amerikane, së bashku me zëvendes komandantin e komandês regjionale të lindjes, nënkolonel Brady dhe ushtarët e KFOR-it amerikan,shënuam “Ditën e Falenderimeve amerikane”. Me këtë rast falënderova popullin amerikan për atë se çka kanë bërë dhe po bëjnë për popullin e Kosovës. Poashtu,falënderova ushtarët amerikan për bashkëpunim të vazhdueshëm me komunën e Vitisë, si dhe për punën e palodhshme me qëllim të ofrimit të sigurisë,në veçanti për qytetarët vitias./GJILANI INFO/

Read More

Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport ka filluar sot Manifestimi në kuadër të Festës së Flamurit. Sot është mbajtur koncerti i përgatitur nga shkolla e baletit dhe muzikës, me pika të ndryshme, të interpretuara nga fëmijët e këtyre shkollave. Ju rikujtojmë se ky manifestim do të vazhdojë deri me datën 28 Nëntor, me pika të ndryshme të përgatitura nga DKRS./GJILANI INFO/

Read More

Prezantoi në “TikTok” para që dyshohet se i ka fituar përmes veprave penale – policia nuk e gjen të dyshuarin në shtëpinë e tij në Gjilan Policia e Kosovës njoftoi se këtë të enjte ka realizuar një operacion në Gjilan, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘pastrim i parave’. Sipas njoftimit, hetuesit policorë kanë kontrolluar shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarit me qëllim të sigurimit të dëshmive materiale në lidhje me veprën penale të lartcekur, të cilën dyshohet ta ketë konsumuar gjatë periudhës kohore tetor 2022. “Kontrolli është realizuar duke u  bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore…

Read More

Me prezencën ndaj Kamerunit, Xherdan Shaqiri hyn në historinë e kombëtares së Zvicrës. 31-vjeçari që luan në MLS me Chicago Fire ka marrë pjesë në katër edicione të Kupës së Botës (2010, 2014, 2018 dhe 2022). Me këtë statistikë, Shaqiri arrin Valon Berhamin që ka zbritur në fushë me përfaqësuesen e Zvicrës në Kupat e Botës 2006, 2010, 2014 dhe 2018. Duhet theksuar se dy lojtarët e Zvicrës me më shumë prezenca në Kupat e Botës, në të vërtetë janë të dy me origjinë shqiptare.

Read More

Përfaqësuesja e Kosovës U19 e ka mbyllur me barazim ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të grupit të 3-të në Maind Round, për kualifikimet e Evropianit 2023. “Dardanët” U19 në ndeshjen e fundit të turneut kualifikues në Suedi, kanë barazuar me Qipron, 0:0. Në pjesën e parë të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit luajtën më mirë, bashkëvepruan dhe e qarkulluan topin më mirë se kundërshtari dhe krijuan edhe disa raste shënimi, por sikur topin nuk donte të hynte në portën qipriote. Edhe pjesa e dytë nisi me mbizotërim të “dardanëve” por Qipro u mbrojt mjaft mirë. Kështu pas…

Read More