Author: admin

Shpëtim Bajrami, i riu shqiptar tashmë është doktor shkence në Gjermani. I lindur në Kosovë dhe i shkolluar në Gjermani, Dr. Shpëtim Bajrami i është shtuar  drejtësisë gjermane si një kuadër i ri me rrënjë shqiptare, shkruan albinfo.ch. Ai ka studiuar drejtësi në Universitetin Heinrich Heine në Düsseldorf. Shpetimi përfundoi dy studime kërkimore si pjesë e projektit të doktoraturës, një në qendrën “Lauterpacht “për të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Kembrixhit dhe tjetra në Institutin Universitar Evropian në Firence. Shpëtim Bajrami me afat rekord mbrojti me sukses temën e disertacionit në Gjermani, “E drejta e shteteve për vetëmbrojtje kundër…

Read More

NGA FATON BISLIMI Në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, pata nderin të pritem nga Ambasadori i SHBA-ve z. Jeffrey Hovenier, në një takim sa të veçantë aq edhe mbresëlënës dhe miqësor. Të nderohesh nga Shtetet e Bashkuara, përtej nderit, është inkurajim për punë e angazhim tutje. Nga Ambasadori Hovenier zyrtarisht pranova Flamurin e Shtetit të Teksasit të valëvitur mbi Kupolën e Kongresit të Shtetit në nder timin, bashkë me Certifikatën e Mirënjohjes së Dhomës së Përfaqësueseve të Teksasit, me këtë dedikim: “për punën time në forcimin e lidhjeve në mes Teksasit dhe Kosovës,” pikërisht në 20 vjetorin e angazhimit tim…

Read More

Në Gjilan është arrestuar një qytetar i dyshuar për ushtrim të dhunës në familjen e tij, njofton policia. Për të njejtin thuhet se ishte nën ndikim të alkoolit, para se të sillet dhunshëm me familjen. Bëhet e ditur se njejti edhe është paraburgosur, me vendim të prokurorit. /GJILANI INFO/

Read More

Një qytetar ka kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjilanit, pasi që ishte goditur me thikë nga persona të panjohur. Rasti bëhet me dije përmes raportit policisë nga i cili edhe mësohet se i njejti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Sipas policisë në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

Read More

Shtetet e Bashkuara dënuan incidentet e dhunshme të ditëve të fundit në veri të Kosovës, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për shërbimin serb të Zërit të Amerikës. Komentet e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit pasojnë incidentet e dhunës në veri të Kosovës, ku të enjten një polic u plagos në një sulm me armë. Tensionet në veriun e Kosovës u rritën me afrimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veriun e vendit. Gjatë javës grupe qytetarësh serbë penguan hapjen e zyrave të Komisioneve komunale të zgjedhjeve ndërsa policia njoftoi për të…

Read More

Gjatë qëndrimit të saj në Cyrih të Zvicrës , Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjilanit, Albana Demiri vizitoi dy shkolla: Shkollën Fillore “Kopfholz”-Adliswil dhe shkollën e mesme për të rritur KME (Kantonale Maturitätsschule für Erwachsene) e cila përgatitë të rinjët për studime Universitare të Cyrihut dhe më gjerë. E njejta nga përfaqësuesit e këtyre shkollave u njoftua nga afër me sistemin arsimor në Zvicër, për të shkëmbyer modelet dhe praktikat e arsimimit aty, e në veçanti punën praktike në laboratoret e shkencave natyrore si: Kimi, Biologji, Matematikë dhe Fizikë./GJILANI INFO/

Read More

Në Mjak të Vitisë, janë duke vazhduar punimet në rregullimin e rrugës afro 6 km. Vazhdimi i punimeve në ndërtimin e kësaj rruge, ku më parë janë shpërngulur pjesa më e madhe e fshatit shihet si shpresë që banorët të rikthehen në pronat e tyre. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka potencuar se kjo komunë mbetet e përkushtuar të investoj në çdo cep të saj si dhe foli për rëndësinë e kësaj rruge. “ Mbesim të përkushtuar të investojmë në çdo cep të Vitisë. Mandej rregullimi i kësaj rruge e cila më pas edhe pritet të asfaltohet…

Read More

Ndarja nga jeta e veprimtarit e ish deputetit Jakup Jahiri, ka prekur zemrat e të gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë. Vepra e tij jetësore dhe aktiviteti politik që e zhvilloi për gjatë gjithë jetës, e shndërrojnë në një figurë të pavdekshme, që do mbahet mend përgjithmonë për virtytet e tija të larta njerëzore e patriotike. Ai, jo vetëm që aftësoi nxënësit me dituri me një përkushtim të jashtëzakonshëm, por, mbi të gjitha ai frymëzoi rininë për ndërgjegjësim dhe çështje kombëtare, të cilës veprimtari kombëtare, përkundër vështirësive dhe barrës së rëndë që binte mbi atë nga armiku shekullor serb, nuk…

Read More