- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
- Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
- Kamenica pjesë e konferencës promovuese për potencialet e Anamoravës
- Kryetari i Komunës priti në takim nxënësin Beson Rrahmani, kampion i artë në garën ndërkombëtare të matematikës
Author: admin
Me rastin e festës së 28 Nëntorit, bartësit e institucioneve komunale bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorët, me rastin e festës së 28 Nëntorit, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve. Nënkryetarja Morina-Bunjaku, e cila ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni, ka thënë se falë gjakut të dëshmorëve, ne sot po e gëzojmë lirinë. “Falë gjakut të dëshmorëve, duke filluar nga Skënderbeu, Ismail Qemajli, Adem Jashari, ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne sot po e gëzojmë lirinë. Sot bashkërisht po e vazhdojmë ndërtimin e vendit dhe do të mundohemi në vazhdimësi që ta ruajmë…
Me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së flamurit kombëtarë shqiptarë sot në Viti, fillimisht për nderë të kësaj dite është mbajtur një seancë solemne nga Kuvendi Komunal i Vitisë, ku nga një fjalë rasti kanë mbajtur Bekim Azizi, kryesues i këtij organi, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu si dhe Abdyl Bajrami nga OVL- UÇK në Viti. Më pas të gjithë bashkërisht kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, ku edhe u vendosën kurora lulesh dhe u përkujtuan dëshmorët e rënë për liri. Ndërkaq nën organizimin e komunës, konkretisht të drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, u mbajt…
Ministrja Haxhiu, kryetari Hyseni, të shoqëruar nga zëvendësministrat Sallahu dhe Osmani, vizituan panairin tradicional të grave Gjatë qëndrimit të sotëm në Gjilan, ministrja Haxhiu zhvilloi një vizitë në panairin tradicional të grave. Ministrja Haxhiu tha se mbështetja institucionale ndaj ndaj grave nuk duhet asnjëherë të mungojë, dhe se atyre duhet krijuar më shumë kushte për punë dhe zhvillim. Gratë afariste janë një rrëfim suksesi në shumë qytete të Kosovës dhe pjesmarrja e tyre në biznes duhet të inkurajohet. Ministrja Haxhiu së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, zëvendësministrin e Drejtësisë Blerim Sallahu dhe zëvendësministren e Kulturës…
Në Komunën e Gjilanit, gra dhe vajza u mblodhën në teatrin e Qytetit për të bashkëbiseduar me Ministren e Drejtësisë dhe Kryetarin e Komunës rreth dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore. Në këtë aktivitet u shpreh gatishmëri e përgjithshme qytetare që të angazhohen në informimin qytetar lidhur me raportimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Ministrja Haxhiu foli lidhur me hapat që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë, për trajtimin e viktimave të dhunës, si dhe masat që së shpejti do të hyjnë në fuqi përmes Kodit Penal, ndaj dhunuesve. Iniciativa të shumta do të…
Në kuadër të Manifestimit për Ditën e Flamurit-28 Nëntorin, nga të rinjtë e KVRL-së, janë vendosur nëpër qytetin e Kamenicës, shtëpiza ushqyese për zogjtë, të punuara nga vetë ata. KVRL-ja falënderon Arian Mavriqin, i cili ka ndihmuar në sigurimin e materialeve, për realizimin e këtij aktiviteti./GJILANI INFO/
Për arritje të veçanta në letërsi, shkrimtarit, Prend Buzhala, iu është ndarë sot çmimit letrar “Beqir Musliu”, nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Buzhala ishte përzgjedhur paraprakisht nga juria vlerësuese e konkursit letrar “Beqir Musliu”, në përbërje: Arsim Halili (kryetar) dhe Sadetete Tërnava – Osmani e Tahir Arifi (anëtarë). Kurse ky çmim, siç dihet jepet nga Zyra e kryetarit të Komunës, në bashkëpunim me klubin letrar të krijuesve gjilanas, Ars Club “Beqir Musliu”. Në ceremoninë e dhënies së këtij çmimi, që u bë në Bibliotekën e Qytetit, mori pjesë edhe kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni,…
Drejtori Rashiti: Komuna e Gjilanit është e para në realizimin e buxhetit për investime kapitale
Deri më sot kur ishte afati ligjor për zotimin e mjeteve për shpenzim të investimeve kapitale, nga grantet e qeverisë, komuna e Gjilanit ka realizuar 100% zotimet, ndërsa janë shpenzuar 96% e buxhetit të planifikuar, e që deri më 24 dhjetor kur është dita e fundit e pagesave, ne do të realizojmë 100% të buxhetit për investime kapitale ka shkruar Riad Rashiti. “Jashtëzakonisht mirë qëndrojmë dhe me realizimin e të hyrave vetanake, kemi tejkalime të planifikimit buxhetor dhe rritje të konsiderueshme në krahasim me vitet e kaluara. Me menaxhimin e mirë dhe profesionalizmin e stafit të drejtorisë për buxhet…
Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Qendrën për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Gruas “Liria” dhe Mekanizmin Koordinues Kundër Dhunës në Familje, vendosën mesazhe kundër dhunës në city-light-at e qytetit: “Raporto, mos duro” dhe “Dhuna është krim, mos dhuno”. Kjo, me qëllim të senzibilizmit të opinionit të gjerë për parandalim të dhunës ndaj gruas duke i bërë thirrje çdo qytetari që ta raportoj dhunën, në mënyrë që të parandalohet krimi edhe më i rëndë – vrasja e gruas. Çdo vit përmes kësaj fushate bëhen thirrje për ndërgjegjësim për parandalim dhe eliminim të dhunës ndaj grave dhe vajzave. Fushata përfundon…
Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e XI-të të rregllt. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyrtari Ligjor, disa nga drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë. Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika: 1. Shqyrtimi i procesverbalit Sh.01, Nr.36820/17.11.2022, nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal, 2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit, 3. Propozim-Vendim Sh.5 Nr.36511, për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2022 në shumën prej 270,000.00 Euro, 4. Rregullore Sh.01 Nr.36198, për organizimin e punës në shkolla fillore, të mesme të…
Në kuadër të aktiviteteve të realizuara nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për nderë të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, nën dirigjimin e udhëheqësit të Teatrit “Lulëkuqja”, Muharrem Hoda, sot është mbajtur Marshuta skenike e 110 fëmijëve të këtij teatri. Numri prej 110 fëmijëve është simbolikë e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Kjo Marshutë kishte për qëllim defilimin e 110 fëmijëve nga Shtëpia e Kulturës “Isa Kastrati”, rrugës “Sëkndërbeu” deri tek përmendorja e dëshmorëve “Vëllezërve Krivaqa” dhe “Agush Isufi” si dhe dëshmorit “Besnik Marovca”. Pas defilimit të fëmijëve është mbajtur program kulturor në sallë brenda të…

