Author: admin

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se 50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin. Kështu ka bërë të ditur vet Murati përmes një njoftimi në “Facebook”. Postimi i Muratit: 50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin. Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq. Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në 2 mijë për ata që studiojnë në STEM, nga 1,000 sa ishte vitin e kaluar. Qeveria për studentët!

Read More

Në kuadër të Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, Ministrja Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci kanë zgjedhur Komunën e Kamenicës, për vazhdimin e fushatës. Ato së bashku me Kryetarin e Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj kanë vizituar shkollën “Xhavit Ahmeti” në Hodonoc, si dhe disa biznese të udhëhequra nga gratë. Kryetari Rahimaj ka thënë se është e rëndësishme që sensibilizimi të fillojë nga shkollat, sepse nga aty fillon gjithçka si dhe është më se e nevojshme që të edukohen gjeneratat e reja, dhe të ipet ndihma e duhur nga institucionet që të fuqizohen kauzat e tilla, që mundësojnë…

Read More

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, Komandanti i Policisë Florim Klaiqi, dhe të tjerë. Në rend dite për diskutim ishin këto pika: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Angazhimi në parandalimin e sjelljeve devijante në shkollat e komunës sidomos në ato të arsimit të mesëm; Të ndryshme. Mbledhjen e hapi Kryetari Kadri Rahimaj ku pas miratimit të procesverbalit nga mbedhja e kaluar foli për rëndësinë e parandalimit të sjelljeve devijante në shkolla. “Kësaj çështje duhet t’i japim rëndësi dhe seriozitet të madh.…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti po merre pjesë në forumin e lartë politik me titull “Koordinimi në mes të nivelit lokal dhe qendror të qeverisjes për zbatimin e Agjendës 2030”, ku para të pranishmeve ka folur lidhur me punën që po bënë komuna e Vitisë në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe atë me partnerin e saj me një komunë gjermane. “ Bashkëpunimi në kuadër të Agjendës 2030 të Kombeve të Bashkuara, ka filluar se pari në komunën tonë konkretisht prej fshatit Smirë e Vitisë me fshatin Kleinselheim të Gjermanisë. Më pas ky bashkëpunim është…

Read More

Sot Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e dhjetë të rregullt. Me këtë rast fillimisht kryesuesi i kuvendit Bekim Azizi, i ka njoftuar të pranishmit lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të fundit të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë. Në këtë seancë këshilltarët komunal janë furnizuar me laptop nga Komuna e Vitisë, me qëllim që ata të mund të shfrytëzojnë materialin elektronik dhe të mos shpenzohet para në shumëzimin e dokumenteve për çdo mbledhje. Përndryshe në këtë seancë, pas pyetjeve të parashtruara nga anëtarët e këtij Kuvendi dhe përgjigjejet e marrë nga ekzekutivi, janë shqyrtuar dhe…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me zyrtarin për Trashëgimi Kulturore, Petrit Matoshi, kanë pritur në takim përfaqësuesit e GUIDEKS – Asociacioni i Guidave Turistike të Kosovës. Në këtë takim është diskutuar për përfshirjen e Komunës së Kamenicës në hartën turistike kosovare, promovimin e aseteve të Kamenicës në GuideKS dhe nëpërmjet tyre edhe në rrjetin e guidave evropiane, si dhe për mundësinë e trajnimit dhe certifikimit të të rinjëve kamenicas për guida turistike. I pari i komunës, Kadri Rahimaj ka thënë se do të shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit në mënyrë që Kamenica të promovohet sa më…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar disa projekte që janë duke u kryer nëpër fshatra të ndryshme të komunës së Vitisë. Fillimisht ka vizituar Fshatin e Ri, ku po bëhet rregullimi i trotuarit, rivitalizimi i shkollës, rregullimi u fushës sportive me rrethoja dhe tribina, më pas ai ka vizituar edhe disa projekte të tjera në të cilat është duke u punuar, si: – Rregullimi i rrugës Fshati i Ri – Çifllak – rruga Tërpezës – Hapja e kanaleve dhe përrockave në fshatin Pozheran, prej lagjes së Muhaxherëve deri tek Pasishta dhe tek përrocka që kalon përmes…

Read More

Me ftesë të qytetit Dijon dhe Dijon-Metropole, në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe Ambasadës Franceze në Kosovë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, po qëndron në Francë, ku ishte pjesë e takimit ndërkombëtar Francë-Ballkan, bashkë me Kryetarin e komunës së Dijonit, François Rebsamen dhe përfaqësues të zgjedhur vendor dhe nga Franca, në konferencën “Fokusimi në procesin e anëtarësimit, përditësimi mbi negociatat, konteksti ndërkombëtar, rruga përpara, ndikimi dhe pritshmëritë në nivel lokal”. Kryetari Hyseni ka thënë se nën kujdesin e qeverisë së Francës dhe AFCCRE, ky takim është planifikuar si një takim për bashkëpunim rajonal në Ballkanin…

Read More

( Nga fjala e kryetarit të SHBP-Dega në Gjilan, Selajdin Abdullahu, në tubimin përkujtues për atdhetarin e devotshëm, Sabit Rexhepi ) E nderuara familje e Sabit Rexhepit! Të nderuar pjesemarrës të këtij tubimi! Jemi tubuar për të përkujtuar veprimtarin e Lëvizjes Clirimtare, Sabit Rexhepin, njeriun i cili i kushtoi gjithë jetën e tij çlirimit të vendit- atdheut të tij të shtrenjtë e të dashur. Sabit Rexhepi u lind më  07. 03. 1947 në Skifteraj të  Komunës së Vitisë. Ka mbaruar shkollen fillore në fshatin e tij dhe në qytetin e Vitisë, kurse shkollen e mesme të tekstilit në Gjilan…

Read More

Ylli i Republikës së Kosovës, Xherdan Shaqiri, sot nuk u paraqit për shkak të një shqetësimit të vogël që kishte, por me gjasë është ruajtur për takimin vendimtar kundër Serbisë, që luhet më 2 dhjetor në orën 20.00 në kuadër të xhiros së tretë të Grupi G të Kampionatit Botëror. Gazetarët serbë tentuan të marrin deklaratë nga ylli ynë, por ai nuk i bëri hesap! Ky është Xherdan Shaqiri, trimi ynë. Media serbe shkarravisin, madje thonë se Shaqiri është i vendit të tyre.  “Xherdan Shaqiri nuk e ndal sjelljen e tij të turpshme. Këtë herë ai nuk është sjellë…

Read More