- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
- Shtatë raste të dhunës në familje raportohen në Kosovë brenda 24 orëve
- Komuna e Gjilanit nis shpërndarjen e 455 pakove “Baby Box” për të porsalindurit
Author: admin
Sot pritet qe të mblidhet Këshilli i Sigurisë. Pas kësaj, pritet që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbajnë konferencë për media. Konferenca e tyre pritet të zhvillohet duket filluar nga ora 12:30.
EULEX ka njoftuar se ndaj një patrulle vëzhguese të tyre në Rudarë është hedhur një bombë çorientuese (shok-bombë), nga e cila nuk ka lëndime në njerëz e as dëme materiale. EULEX nëpërmjet një njoftimi për media ka theksuar se ky sulm dhe sulmet e tjera ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme. “Ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme. Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar. EULEX-i do të vazhdojë të punojë me…
Sulmuesi i kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, udhëheq listën e shënuesve. Ai ka shënuar 5 gola deri me tash, ka një më shumë se argjentinasi LIonel Messi dhe bashkëlojtari i tij, Olivier Giroud. Treshja e futbollistëve Mbappe – Messi – Giroud, luftojnë për shënuesin më të mirë në Kampionatin Botëror. Renditja: Mbappe (Franca) 5 gola Messi (Argjentina) 4 Giroud (Franca) 4 Morata (Spanja) 3 Ramos (Portugalia) 3 Gakpo (Holanda) 3 Rashford (Anglia) 3 Richarlison (Brazili) 3 Saka (Anglia) 3 Valencia (Ekuadori) 3
Mëngjesi i së dielës është i qetë në veri të vendit, por rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kështu i tha Radios Evropa e Lirë – drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti. Për situatë të qetë raportojnë edhe gazetarët e REL-it nga terreni. KFOR-i dhe EULEX-i janë duke e monitoruar situatën. Ndërsa pak njerëz shihen aktualisht në barrikadën në Rudarë të Zveçanit. Pasditen e 10 dhjetorit në Rudarë, serbët lokalë u mblodhën në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb. Ata vendosën…
Bazuar në urdhëresën lëshuar nga Gjykata, Policia në Viti ka arrestuar një person në kërkim, njoftojnë autoritetet zyrtare policore. Pas arrestimit, thuhet se njëjti është dërgohet për vuajtjen e dënimit./GJILANI INFO/
Një femër në Gjilan ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga personi i dyshuar me të cilin bashkëjeton, bëhet e ditur përmes raportit të fundit prej 24 orësh të Policisë së Kosovës. Nga i njejti raport mësohet se e permendura ka pranuar tretman mjekësor./GJILANI INFO/
Kirurgu shqiptar, Gazmend Morina, ka patentuar javë më parë kapëse kirurgjikale, të cilat do të dalin së shpejti në treg, me emrin “Morina”. Ai ka bërë të ditur ekskluzivisht për albinfo.ch punën e tij të gjatë në gjetjen e një zgjidhjeje për lehtësimin e operacioneve te thyerjet e kockave, zakonisht kockave të gjata. Pra, bëhet fjalë për kockat e ekstremiteteve. “Ky inovacion, apo ky zbulim ka ardhur si rezultat i punës sime shumëvjeçare, ku gjatë reponimit të kockave shpeshherë detyroheshim të operonim në hapësira të vogla me dy e tri vegla (kapëse) që kufizonin hapësirën dhe efikasitetin e punës.…
Rritet numri i familjeve nevojtare në Tetovë/ 80 familje trokasin tek “Agimi i bamirësisë” për të kërkuar dru dhe ushqim
Rritja e çmimeve të produkteve, e çmimit të rrymës dhe drurëve për ngrohje, ka bërë që në shoqatën “Agimi i bamirësisë” të rriten kërkesat për të marr drurë për ngrohje pa pagesë. Visar Xhaferit nga kjo shoqatë tregon se vite më parë numri i atyre që kanë kërkuar drurë pa pagesë kanë qenë rreth 30 deri në 50 familje, ndërsa këtë vit numri është 80. “Këtë vit janë bërë 80 dhe është rekordi i numrit, nga ana tjetër është problem i çmimit, ku lirisht mund të themi se është dyfishuar, vitin që e lamë pas kishim 50 familje, ku…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se barrikadat e “kriminelëve me maska” të ngritura në veri të Kosovës, duhet të hiqen menjëherë. Për këtë, ai tha se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është në kontakt me komandantin e misionit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia. Kurti po ashtu tha se Serbia ka disa ditë që po “e kërcënon Kosovën me agresion”. “Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë bëjnë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Një mijë ushtarë thonë, duke u thirrur në Rezolutën 1244 (1999) të KS të OKB-së”, shkroi Kurti në Facebook. Sipas tij, kërkesa e Serbisë, për…
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për situatën e fundit në veri. Ai ka shkruar në “Facebook” se ka disa ditë që Serbia kërcënon Kosovën me agresion. Kryeministri Kurti ka thënë se me këtë udhëheqje që ka, Serbia është autokratike, pro-aziatike dhe luftënxitëse. Sipas ti, Kosova nuk do konflikt, do paqe dhe progres, por thotë se agresionit “do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi”. “Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë bëjnë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Një mijë ushtarë thonë, duke u thirrur në Rezolutën 1244 (1999) të KS të OKB-së. Ata duan një kthim të dyfishtë.…

