Author: admin

Një person është arrestuar pasi ka therur me thikë një person tjetër. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:00 në fshatin Llashticë, Gjilan. Tutje në raport, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se FSK po merr pjesë në ushtrimin UF “EFES 22”. Mehaj ka thënë se në këtë ushtrim, FSK po merr pjesë me një skuadër të këmbësorisë nga R2K, një ekip nga Kompania për Operacione me Civilë dhe dy vëzhgues nga KFT. “Pjesëmarrja e vazhdueshme në ushtrime përkrah shteteve të tjera do të thotë ushtri e përgatitur mirë, e gatshme për të përmbushur standardet e NATO-s, synimin tonë të kamotshëm”, ka shkruar Mehaj. Postimi i plotë: FSK është pjesëmarrëse në UF “EFES 22” i cili realizohet nga data 18.05.2022 deri me 09.06.2022. Në…

Read More

Prokuroria e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 50 aktakuza kundër 57 personave, për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin për media bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 10 persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktim të paraburgimit të dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë persona, si dhe ka ngritur 22 aktakuza kundër 28 personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të…

Read More

Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në fshatrat Shipashnicë e Poshtme. Të pranishëm kanë qenë 168 pjesëmarrës në takim, ku me 63 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Rabit Dërmaku, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Najm Dërmaku, Ilmi Dërmaku, Samir Dërmaku, Ekrem Dërmaku. Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën Fillore “Sadri Misini”./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, po i vazhdon vizitat në terren për t’i parë nga afër realizimin e disa projekteve infrastrukturore. Kreu i Gjilanit ka vizituar punimet tek çerdhja “Ardhmëria 2”, sikurse edhe disa projekte të tjera të cilat po realizohen. “Punimet tek çerdhja “Ardhmëria 2”, sanimi i gropave dhe asfaltimi i rrugës në lagjen “Dardania”, janë vetëm disa nga punimet në të cilat po angazhohen ekipet tona”, ka deklaruar kryetari i Komunës, Alban Hyseni. /GJILANI INFO/ Tags:

Read More

Sipas poilicisë, njoftohet se persona të panjohur kanë vjedhur 13 rrjeta metalike, në Viti, rrethojat të destinuara për hapësirën e mbeturinave inerte, pronë kjo e komunës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, thuhet nga policia./GJILANI INFO/ 

Read More

Latif Mehmeti Një ditë më herët në media u raportua se ish-prokurori i Serbisë për krime lufte, Vladimir Vukçeviq, kishte kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të tregojë se kush janë autorët e vrasjes së gjashtë të rinjve serbë më 1998, në kafenenë “Panda” në Pejë. Parimisht, ne jemi për hetimin e çdo vrasje që është kryer nga kushdo që e ka kryer, ndaj civilëve të pafajshëm. Por, është një problem këtu, jo problem i vogël, po i madh me drejtësinë e Serbisë, që edhe më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës vazhdon ta ketë mendësinë…

Read More

Për nder të pensionimit të punëtorit, Sabri Morina-Profesor dhe Zyrtar në Drejtorinë Komunale të Arsimit, Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj dhe Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Dervishi kanë ndarë mirënjohje, për kontributin profesional në themelimin dhe funksionalizmin e institucioneve arsimore në Komunën e Kamenicës. Kryetari Rahimaj duke uruar për pensionimin, ka falënderuar punëtorin, Sabri Morina, për punën, angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm. “Angazhimi dhe puna e Zotriut Sabri Morina është kontribut me vlerë për institucionet e arsimit në komunën tonë. Punëtorët sikurse Zotëri Morina janë motiv për të rinjët që me punë arrihet çdo gjë”, tha Kryetari Rahimaj.…

Read More

Është arrestuar një person i dyshuar, për sic thuhet nga policia për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Për të njejtën thuhet se  ka pësuar lëndime trupore nga dhuna fizike që kishte përjetuar, ashtu që ka pranuar edhe trajtimet mjekësore si  dhe është dërguar në strehimore. Ndërkaq personi i dyshuar për dhunë fizike, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

Read More

Portieri i Përfaqësues së Kosovës, Samir Ujkani është shprehur falënderues për të gjithë tifozët që i dhanë Kosovës mbështetje të madhe në ndeshjen e kaluar, derisa ka thënë se pret rezultat pozitiv ndaj Irlandës së Veriut. “Falënderoj shikuesit e pranishëm dhe ‘Dardanët’ për përkrahjen e madhe në ndeshjen kundër Greqisë. Stadiumi ishte i mbushur, por rezultati nuk ishte pozitiv, por nuk kemi kohë të mendojmë më për atë rezultat, duhet të mendojmë për ndeshjen që e kemi të enjten dhe duhet të jemi të bashkuar për të pasur rezultat pozitiv”, ka thënë Ujkani, duke shtuar: “Pas çdo humbje, sigurisht…

Read More