Author: admin

Vitin e ri shkollorë 2022-2023 e karakterizon funksionalizimi I ditarëve elektronik. Vitin e kaluar ditarin elektronik e kanë përdorur vetëm mësimdhënësit në shkollën fillore Abdulla Krashnica në Miratoc si provë përdorimi duke e patur paralelisht me ditarin fizik. Ndërsa shkollat e tjera fillore dhe te mesme në Preshevë nuk e kanë shfrytëzuar mundësinë e parapërgatitjeve për këtë sfidë që nuk është e lehtë ka thënë kështu gjatë një interviste për Blic Presheva, Shukri Ymeri, kryetar I aktivit të drejtorëve të arsimit parafillorë, fillorë dhe të mesëm. Sipas Ymerit në përgjithësi shkollat shqipe në komunën e Preshevës në këtë drejtim…

Read More

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP në Gjilan për një javë kanë shqiptuar 1,403 gjoba për kundërvajtjen të ndryshme. Sipas një njoftimi thuhet se gjobat për kundërvajtje janë shqiptuar për mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi  nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, brezit të sigurisë etj. Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 20 aksidenteve të komunikacionit…

Read More

16-vjeçari Erind Shkambaj nga Shkodra është bërë i njohur brenda disa orëve në rrjetet sociale pas gjestit të tij të pazakontë. Ai gjeti një portofol brenda të cilit kishte 6 mijë të cilin e dorëzoi në polici. Ai tregoi për Euronews Albania se pasi e kishte gjetur në rrugë, kishte pritur 30 minuta në rrugë për të zotin e portofolit përpara se të shkonte në polici. Adoleshenti u shpreh se nuk kishte hezituar për asnjë moment t’i dorëzonte paratë, pasi siç tha familja e ka edukuar se e vetmja para që vlen është ajo që fitohet me djersë. “Atë…

Read More

“Komisioni i LDK-së për Arsim beson se Alban Hyseni si kryetar i Gjilanit, duke dashur të zgjidh problemin e nepotizmit në DKA, përmes shkarkimit të një drejtoreshe, u mundua të mbuloj nepotizmin në gjithë qeverinë e tij”, thuhet në një reagim të Komisioni për Arsim të LDK-së në Gjilan. Në reagimin e plotë, thuhet: Edhe ajo pak masë përkushtimi nga ana e ish-drejtoreshës së DKA-së në Gjilan u shua, për t’i lëshuar vend mosdijes dhe joprofesionalizmit që po rezulton në mbetjen e vendeve të lira të punës, e që për pasojë, sikur edhe nesër të fillonte mësimi, në shumë…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Drejtorin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, Arton Hoxha. I pari i komunës ka thënë se arritja e objektivave të përbashkëta si dhe realizimi i projekteve që synojnë promovimin e trashëgimisë kulturore, janë synimet për të cilat do të kontribojnë të dy palët. “Katalogu “Trashëgimia Kulturore e Komunës së Kamenicës” është projekti i radhës të cilin do ta jetësojmë në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan. Bashkë me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, znj.Rinë Matoshi, kemi vizituar këtë qendër me ç’rast jemi mirëpritur…

Read More

Përmes  tekstin ngushëllues të  kryetarit Haliti, thuhet : E nderuara familje Mehmeti, me dhimbje të madhe mësuam lajmin për humbjen e më të dashurit tuaj Emrush Mehmetit. Në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Vitisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të gjithë miqve dhe dashamirëve të tij. Me respekt , Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti.

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, bashkë me bashkëpuntorë kanë vizituar sot rrugën Viti – Sllatinë, në të cilën kanë filluar sot punimet për asfaltim. Kryetari Haliti në ceremoninë e fillimit të punimeve në asfaltimin e kësaj rruge ndër tjerash foli edhe për rëndësinë e realizimit të këtij projekti, duke theksuar se nevoja për asfaltimin e kësaj rruge është e kahmotëshme dhe se kjo rrugë do të lehtësoj qarkullimin e banorëve të fshatit Sllatinë. Ai nder tjerash shpreson se kompania e kontraktuar do të përfundoj punimet sipas planit dinamik dhe në cilësinë e duhur. Ndërsa banorët janë shprehur…

Read More

Një rast i dhunës në familje është raportuar në polici në komunën e Lipjanit. Dy viktimat femra, njëra e mitur kanë informuar se ndaj tyre ka ushtruar dhunë njerka e tyre e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajte.

Read More

Sot bëhen 24 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtarët e para të UÇK-së. Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë. Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të…

Read More

Mjetet e tubuara nëpër xhamitë e Komunës së Gjilanit, 8960.42 €, ia ka dorëzuar familjes së Amela Nezirit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan. Amela 6 vjeqeare është bija veteranit të UÇK së, Rifat Nezirit. Ajo vuan nga një sumundje e rëndë nga e cila mund të gjejë shërim vetëm jashtë vendit. Kryetari i KBI në Gjilan, Naim Aliu, është shprehur i gëzuar që sado pak në bashkëpunim me imamët e xhamive të Komunës kanë arritur të kontribojnë për tubimin e një shume simbolike për shërimin e kësaj voglushe gjilanase, jashtë vendit. Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet…

Read More