Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
  • Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
  • Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
  • 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
  • Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
  • Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
  • Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Haziri: Gjilani po dëshmohet se punon me bedel politik e jo me të zgjedhur politik
Lajme Lokale

Haziri: Gjilani po dëshmohet se punon me bedel politik e jo me të zgjedhur politik

adminBy adminDecember 10, 2022Updated:December 10, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka mbajtur të shtunën konferencën e rregullt për media, në të cilën është paraqitur kryetari i Degës, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z. Lutfi Haziri dhe këshilltarët komunal.
Duke folur për punën një vjeçare të qeverisjes komunale, kryetari z. Haziri e ka quajtur vit të humbur për Gjilanin.
Kaloi një vit i qeverisjes komunale të Gjilani, i cili karakterizohet me mos punë, me mos transparencë, me mos realizim të asnjë prej mbi 100 premtimeve zgjedhore, me nepotizëm të theksuar, me mungesë vizioni e dije për t’i shtyrë projektet përpara,  me mos funksionim të asnjë sektori si duhet. Pra, fatkeqësisht ky ëshhtë vit i humbur për Gjilanin.
Ky përfaqësues i VV-së nesër ka paralajmëruar që ta prezantojë raportin vjetor të punës në teatër për me bë teatër, por në Kuvendin Komunal nuk ka raportuar për punën gjashtë mujore, si detyrë ligjore, nuk e ka bërë pasqyrimin e të hyrave financiare, për nëntë mujorin në Kuvend, nuk i ka miratuar ende raportet për ndërmarrjet komunale dhe po vazhdon t’i ik raporteve dhe llogaridhënies me Kuvendit Komunal.
Paramendojeni, nëse i pari i ekzekutivit në vend vije në Gjilan që t’i bëjë paralelizma Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe me e mbulu paaftësinë, mos angazhimin e pazotësinë e të parit të tij në Komunë, del që Gjilani po punon me bedel politik e jo me të zgjedhur politik. Ky është lajm i keq sepse kryetari i Komunës pasqyron përfaqësimin e qytetarëve në të gjitha dimensionet.
Ne apelojmë që Kuvendi Komunal të mos anashkalohet e të mos i bëhet paralelizma, por ta respektojnë kalendarin e punës, të miratuar nga këshilltarët komunal. Ky kalendar kërkon që deri më 31 dhjetor që kryhen të gjitha detyrat e parapara që lidhen me ligjshmërinë dhe me zhvillim në Komunën tonë.
Lojaliteti i LDK-së ndaj shtetit është i madh, por nuk mund të jemi lojalë ndaj një pakice politike, të kërkesave avanturiere të tyre dhe lëvizjeve politike që po vazhdojnë ta dëmtojnë funksionimin e organeve të Kuvendit Komunal, me improvizim të seancave.
Përpos një pjesë të vogël të detyrave të buxhetuara që i kanë kryer drejtorët e partisë së koalicionit, tetë sektorët tjerë janë sektorë të braktisur, nuk kanë shpenzuar buxhet, nuk e kanë realizuar asnjë lloj aktiviteti e as projekte të reja. Krejt çka kanë arritur është me shpall konkurse, me punësu të afërm, me anulu konkurse, me shpall grante e me anulu grante. Kjo është arsyeja që ne e kemi quajtur vit të humbur dhe nëse vazhdon kështu, do të jetë mandat i humbur.
Nëse i marrim vetëm tri projektet e mëdha, Autostrada e Gjilanit nuk ka buxhet që të mbyllet në vitin e ardhshëm, Stadiumi i Qytetit që i ka humbur 800 mijë euro sivjet , nuk ka buxhet për vitin e ardhshëm dhe Impianti për trajtimin e ujërave të zeza është zgjatur deri në vitin 2027
për t ‘u punuar, në kohën kur ne e kemi planifikuar për 18 muaj që të përfundohen punimet, ka deklaruar në këtë konferencë kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z. Lutfi Haziri. /GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

By adminOctober 12, 2026

Agim Ademi ishte gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, në Departamentin e Krimeve të…

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.