- Sezon i mbarë në ara, por tregu vazhdon t’i sfidojë prodhuesit vendorë
- Moti sot me diell
- Arrestohet një person në Gjilan, policia i gjen marihuanë
- Policia: 25 aksidente me të lënduar dhe 2,693 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza për vjedhje, kanosje, vetëgjyqësi dhe dhunë në familje
- Rrëfimi i Hasip Abdullahut: Mobilizimi me dhunë i shqiptarëve në vitin 1945 dhe rrugëtimi drejt Tivarit
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
- Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
Author: admin
Rahimaj: Shpërndarja e ideve për aktivitete dhe mbështetja nga institucionet, janë elementet kryesore që na garantojnë një rini aktive
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me të rinjtë e organizatës rinore KVRL, ka marrë pjesë në Konferencën e parë Kombëtare të Rinisë e cila është organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Rahimaj ka thënë se kjo konferencë ka bërë bashkë të rinj e të reja me udhëheqës institucionesh të nivelit lokal e qendror, për të diskutuar rreth politikave dhe praktikave më të mira që duhen ndjekur për rininë. “Shpërndarja e ideve për aktivitete dhe mbështetja nga institucionet, janë elementet kryesore që na garantojnë një rini aktive dhe me vullnet për të kontribuar në komunitetin…
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka për Ekonomia Online tha se ShBA-ja vazhdon të jetë tregu numër një për produktet “Made in Kosova”. Zeka thotë se në këtë ka ndikuar edhe se Amerika mundëson që Kosova të eksportojë mbi 3 mijë produkte po iu nënshkruar detyrimeve doganore. “ShBA vazhdojnë të jenë tregu numër një për produktet Made in Kosova. Ne duhet të vazhdojmë të promovojmë anë e kënd botës natyrisht është sistemi i njëanshëm preferencial tregtar që ShBA e aplikon për Kosovën që mundëson eksportimin e mbi 3 mijë produkteve nga Kosova në ShBA pa iu nënshtruar…
Pas përpjekjes së fundit të dështuar të Brukselit për të arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, është koha për të pyetur nëse Bashkimi Evropian mund ta arrijë vërtet normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve dhe nëse shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i tij për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, janë njerëzit që mund t’ia dalin. Kur bisedimet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ndërprenë më 21 nëntor në Bruksel, Borrell dha një nga vlerësimet më të mprehta deri më sot për atë se ku…
HYSNI GASHI Përderisa ndërkombëtarët po kërkojnë zgjidhje evropjane për targa ne veri të vendit.Të njëjtën kohë po i vendosin presion mbi kryeministrin Kurtin dhe asesi mbi presidentin Vuqiqit i cili është fajtor kryesor. Për me tëpër,presion është edhe nga vendoret mbi Kurtin,vetëm se ky i fundit po i thot jo Vuqiqit e Serbisë ne Kosovë. Ndonëse pikrisht fajtor janë edhe vendoret që sot po e fajsojnë Kurtin,përderisa me vitë të têra ne pushtet nuk e zgjidhen ketë çështje me Serbinë e çështje të tjëra të hapura. Mirëpo nëse vërtetë ndërkombëtaret dëshirojnë zgjidhje evropjane,do të duhej të kërkojnë nga Vuqiqi…
Kupa e Botës ka rrëmbyer gjithë skenën, por futbolli vazhdon të luhet edhe jashtë Katarit. Armando Sadiku ka qenë prezent në fushën e lojës në ndeshjen e sotme kundër Mirandesit. Këta të fundit kanë fituar me rezultatin 2-1, ndërsa goli i vetëm për Kartagjenën u shënua nga Armando Sadiku. Sulmuesi shqiptar gjendej në vendin e duhur në zonën kundërshtare dhe i mjaftoi një zgjatje e këmbës për ta shtyrë topin në rrjetë. Megjithatë kronometri po numëronte minutën e 94-t dhe koha nuk premtonte për një tjetër gol. Sadiku shkon në kuotën e 6 golave në listën e golashënuesve në…
Mesfushori i Dritës, Muharrem Jashari u grumbullua me Kombëtaren A të Kosovës për dy ndeshjet miqësore të nëntorit Kosova – Armenia (2:2) dhe Kosova – Ishujt Faroe (1:1). Muharrem Jashari tregoi formë të mirë për 90 minuta në miqësoren ndaj Armenisë dhe 20 minuta të tjera në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. Jashari tregon për eksperiencën në fanellën e Dardanëve, për çka thekson se është motiv shtesë që të vazhdojë me punë e përkushtim. “Ishte një eksperiencë shumë e mirë, ishte hera e tretë në grumbullim e dhe kjo është një motiv shtesë për mua të vazhdoj me punë dhe…
Nga: Monika Stafa Nëntori vjen gjithmonë i lagësht në Tiranë. E, bashkë me të edhe festa e librit. Ditët e kësaj feste duhet të jenë të gëzueshme, por pesha e brishtë që libri sot mbart solli gëzim vetëm në një kënd të kryeqytetit. Në cepin e fundëm të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku dhe panairi po mbahet, si një festival titujsh të panumërt, në Pallatin e Kongreseve. E megjithëse të panumërt, shija për të përzgjedhur atë që më duhet ta përvetësoj me kohën gjithmonë e më vështirësohet. Cila është arsyeja? Në ditët e librit, disa veprimtari u zhvilluan…
Mjetete e Qeverisë së Kosovës të dedikuara për Luginë duhej të destinoheshin në projektet që kanë të bëjnë me parandalimin e migrimit të të rinjëve tanë. Ndërsa drejtues institucionesh siq është ai I deritanishmi I KNSH-së këto mjete I ka orientuar në realizimin e projekteve kulturore ka thënë kështu gjatë një interviste Nevzad Lutfiu nga LPD I nominuar për kryetar në KNSH. Lutfiu shpreson që ndarja e mjeteve të Qeverisë së Kosovës të bëhet në mënyrë transparente dhe të monitorohet nga Qeveria e Kosovës.
Blerina Kryeziu nga Pagarusha e Malishevës vdiq tragjikisht pasi u godit nga një veturë.24-vjeçarja e cila jetonte në Itali po kthehej nga puna në momentin tragjik.E ndjera nuk arriti t’u shpëtoj plagëve që mori nga goditja e veturës. Mediumi italian “La Tribuna”, shkruan për vdekjen e 24-vjeçares Blerina Kryeziu nga Kosova. E reja nga Kosova që punonte si kamariere në një restorant në Itali u godit të premten nga një automjet, por, pas tri ditësh qëndrimi në spital, 24-vjeçarja vdiq të hënën. Shtypi italian shkruan se e reja kaloi tri ditë në repartin e kujdesit intensiv, por të hënën pasdite…
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, organizohet vendosja e gurëthemelit të shtatores së heroit të Kuvendit të Kosovës në Prizren më 1945, deputetit të popullit shqiptar, Tribunit të Kombit, Ramiz Cërnica./GJILANI INFO/

