Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Në Ranillug është gjetur pa shenja jete një person në shtëpin e tij

September 23, 2026

Gjendet i vdekur një person në Gjilan

September 23, 2026

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

September 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Në Ranillug është gjetur pa shenja jete një person në shtëpin e tij
  • Gjendet i vdekur një person në Gjilan
  • Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
  • Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
  • Më dhuro një lule…
  • Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
  • Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
  • Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kryetari Haliti priti në takim klerikët fetar, falënderohet për bashkëpunimin në interes të gjithë qytetarëve
Lajme Lokale

Kryetari Haliti priti në takim klerikët fetar, falënderohet për bashkëpunimin në interes të gjithë qytetarëve

adminBy adminDecember 14, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e komuniteteve fetare që jetojnë në komunën e Vitisë. Në këtë takim të thirrur nga i pari i kësaj komune kanë marrë pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare myslimane, katolike dhe ortodokse të kësaj komune por edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, komandanti i Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili, pjesëtarë të KFOR –LMT-së dhe OSBE-së.
Gjatë këtij takimi kryetari Haliti i ka falënderuar ata për bashkëpunimin e mirë me komunën në interes të qytetarëve vitias dhe të bashkëjetesës së mirë edhe për kundër dallimeve fetare dhe kombëtare.
“ Qëllimi i këtij takimi është të ju falënderoj secilin prej jush për bashkëpunimin e mirë që keni pasur gjatë këtij viti me komunën e Vitisë. Ky bashkëpunim natyrisht se është në interes të gjithë qytetarëve tanë pa dallime fetare apo kombëtare, por për mirëqenien e të gjithëve në komunën tonë e cila është shembull i bashkëjetesës ndërfetar dhe ndëretnik.” u shpreh kryetari Haliti.
Ai u interesua edhe për gjendjen e komuniteteve në këtë komunë, duke potencuar se qeverisja lokale në Viti, është e interesuar të ju dal në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për përkrahje duke përmendur edhe aktivitetet humanitare të cilat janë zhvilluar në Viti dhe të cilat pritën të zhvillohen.
Pos falënderimit për të gjithë klerikët fetar të cilët kanë bashkëpunuar me komunën e Vitisë, ai ka dhënë një mirënjohje të veçantë për Dom Jeton Thaçin, i cili pritet të përfundoj misionin e tij në komunën e Vitisë. Kryetari Haliti ju ka uruar komuniteteve fetare festat e fund vitit.
Ndërkaq në emër të komuniteteve fetare kanë folur, Husamedin Hoxha, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, Dom Jeton Thaçi, përfaqësues i kishës katolike në Viti, Branislav Denic, përfaqësues i Kishës Ortodokse si dhe Dom Viktori nga Caritas Kosova dhe klerikët e tjerë fetar të cilët e falënderuan kryetarin Haliti për bashkëpunimin e tij dhe të institucioneve lokale duke potencuar se ata do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me komunën e Vitisë në interes të gjithë qytetarëve pa dallime.
Një falënderim për komunitetet fetare pati edhe Bekim Azizi, kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë dhe Afrim Halili, komandant i Stacionit Policor në Viti. Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të KFOR- LMT-së, OSBE-së . Ndërkaq Dom Jeton Thaçi, pas pranimit të mirënjohjes tha se për këto 6 vite punë të tij në këtë komunë, Vitia ka zënë një vend të veçantë në zemrën e tij dhe falënderoj të gjithë për bashkëpunimin./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria

September 16, 2026

Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve

September 16, 2026
Mos humbni
Kronikë

Në Ranillug është gjetur pa shenja jete një person në shtëpin e tij

By adminSeptember 23, 2026

Edhe në Ranillug është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij. Në…

Gjendet i vdekur një person në Gjilan

September 23, 2026

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

September 21, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Në Ranillug është gjetur pa shenja jete një person në shtëpin e tij

September 23, 2026

Gjendet i vdekur një person në Gjilan

September 23, 2026

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

September 21, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.