- Më 25 tetor 2025 në qytetin e gjëzave-Gjilan, organizohen takimet e X-ta jubilare të enigmatëve të Kosovës – garat në sajimin dhe zgjidhjen e gjëzave
- Eco Higjiena: Solidarizim për kolegun tonë dhe apel për vozitësit!
- Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Stadiumin e Qytetit, ku po investohen 12.8 milionë euro
- Zyra për Informim: Komuna e Gjilanit, vlerësohet lartë për performancë
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 12 aktakuza ndaj 14 personave për vepra të ndryshme penale
- Fillon edicioni i gjashtëmbëdhjetë i manifestimit tradicional “Vjeshta letrare e Gjilanit”
- Në 24 orët e fundit 62 aksidente trafiku në Kosovë
- Moti sot me vranësira dhe në intervale të shkurta me diell
Author: admin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Serbia duhet të vendosë se në anën se kujt dëshiron të jetë. Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian do që Serbia të jetë në anën e saj, por që për këtë duhet argument I qartë se ajo ndanë vlera të njëjta me ta, si sundimi i rendit dhe ligjit. Por po ashtu ajo thekson se duhet të qartësohet edhe sa i përket kundërshtimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, raporton B92, transmeton KlanKosova.tv. Më tej ajo ka theksuar vendet e Ballkanit Perëndimor, pothuajse të gjitha, janë rreshtuar me…
Në vendvotimin numër gjashtë në Tërnoc, të regjistruar janë 1080 qytetarë me të drejtë vote. Në votimin e parë dhe përsëritjen e dytë, bartësi i listës së KSHL – Shaip Kamberi e kishte fituar mandatin e deputetit, por ankesat e partisë së Ivica Daçiqit, të cilit i humb një deputet me fitoren e shqiptarëve, bëri që në këtë vendvotim zgjedhjet të përsëriten edhe për herë të katërt. Komisioni Republikan Zgjedhor ka caktuar datën 23 qershor për mbajtjen e këtij rundi zgjedhor në Tërnoc të Bujanocit. Fejzi Beqiri kryetar i KKZ-së thotë se Komisioni Republikan Zgjedhorë me aktvendim të posaçëm…
Sot mbahet takimi i radhës i kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia. Nikoqir i takimit do jetë përfaqësuesi i veçantë i BE-së për dialog, Miroslav Lajҫak ndërkohë çështja e energjetikës do jetë fokus i diskutimeve gjatë ditës së martë. “Diskutimet do të fokusohen në finalizimin e një udhërrëfyesi, i cili do të lehtësonte zbatimin e marrëveshjeve energjetike të 2013 dhe 2015 dhe në çështje të tjera aktuale, duke përfshirë përgatitjet për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”, zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka nënvizuar Stano në një përgjigje me shkrim dërguar medieve. Që nga kriza e shtatorit në…
Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në fshatin Karaçevë e Epërme. Të pranishëm kanë qenë 92 pjesëmarrës në takim, ku me 62 vota është zgjedhur kryetar i Këshillit Lokal Rabit Kastrati , ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Besnik Kastrati, Hasip Kastrati, Beslim Kastrati, Bujar Kastrati. Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën e Mesme “Avni Rrustemi”./GJILANI INFO/
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Parallovë në Novobërdë. “Është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ishte vetëm një automjet (kamionetë). Si pasojë e aksidentit viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se 19 marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë janë shumëfishë më shumë sesa janë bërë në iniciativa rajonale. Ai tha se raportet Kosovë-Shqipëri janë vëllazërore për çka nuk ka nevojë për ndërmjetës. Kurti në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se s’kanë lëvizur nga qëndrimet për iniciativën rajonale “Ballkani Hapur”. “Marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyeshme dhe vëllazërore dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues ndërmjet njëri-tjetrit. Prandaj edhe mbledhja, është një mbledhje midis Kosovës e Shqipërisë, Shqipërisë e Kosovës që t’i forcojë të dy shtetet tona në funksion të qytetarëve…
Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka bërë të ditur se vendi i saj mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas klix.ba, përcjell Telegrafi, Fajon do të marrë pjesë sot në Luksemburg në një takim të krerëve të diplomacisë së vendeve të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet për situatën në Ukrainë, si dhe për dhënien e statusit kandidat këtij vendi. Dhe në prag të takimit, Fajon theksoi se ishte jashtëzakonisht e nderuar për të qenë pjesëmarrëse në takimin e sotëm, të cilin e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishëm. “Kjo është hera ime e parë këtu…
Në kuadër të projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje” , Drejtori Ekzekutiv i OJQ-së Dardanapress , përkatësisht Menaxheri i Projektit Sherafedin Vranja,ka nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës Kadri Rahimaj dhe Kryesuesin e Kuvendit Liridon Kastrati. Projekt Menaxheri Sherafedin Vranja,fillimisht i ka njoftuar krerët institucional të Komunës së Kamenicës lidhur me realizimin dhe implementimin e aktiviteteve të parapara në projekt. Qëllimin e përgjithshëm i projektit, është ngritja e ndërgjegjësimit te qytetareve të Komunës së Kamenicës pjesëtarë të të gjitha komuniteteve, grupeve të margjinalizuar, përmes qasjes aktive ne proceset vendimmarrëse dhe ngritjen…
Organizuar nga Kuvendit Komunal i Vitisë, konkretisht nga Komiteti për Politikë dhe Financa, sot në Viti, është mbajtur debati publik me qytetarë lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitin fiskal 2023 dhe vlerësimet e hershme për vitin 2024-2025. Me këtë rast Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, tha se kontributi i qytetarëve është shumë i vlefshëm në hartimin dhe pasurimin e këtij dokumenti financiarë. Prandaj ai ju bëri thirrje që ata të kontribuojnë në këtë drejtim. Ndërkaq, Besnik Imeri, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, duke prezantuar KAB-in, potencoi se buxheti komunal i Vitisë përbëhet nga…
Kuvendarët e Gjilanit diskutojnë në një seancë të jashtëzakonshme për subvencionet në kulturë, për bursat dhe Flakën e Janarit
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme, e cila, siç ka thënë kryesuesi Arianit Sadiku, është ftuar me kërkesë të opozitës për të diskutuar për subvencionet në kulturë, rini e sport, për procesin e ndarjes së bursave si dhe për raportin financiar të manifestimit ‘Flaka e Janarit’. Debati është shoqëruar me mospajtime në të tri këto pika ndërmjet opozitës, e cila pretendon se ka pasur konflikt interesi, përkatësisht ndërhyrje në proces nga ekzekutivi dhe pozitës e cila tërë këtë e ka quajtur ‘zhurmë për asgjë’. Në emër të grupit të këshilltarëve të LDK-së, Gentrit Murseli kërkoi…
