- Më 25 tetor 2025 në qytetin e gjëzave-Gjilan, organizohen takimet e X-ta jubilare të enigmatëve të Kosovës – garat në sajimin dhe zgjidhjen e gjëzave
- Eco Higjiena: Solidarizim për kolegun tonë dhe apel për vozitësit!
- Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Stadiumin e Qytetit, ku po investohen 12.8 milionë euro
- Zyra për Informim: Komuna e Gjilanit, vlerësohet lartë për performancë
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 12 aktakuza ndaj 14 personave për vepra të ndryshme penale
- Fillon edicioni i gjashtëmbëdhjetë i manifestimit tradicional “Vjeshta letrare e Gjilanit”
- Në 24 orët e fundit 62 aksidente trafiku në Kosovë
- Moti sot me vranësira dhe në intervale të shkurta me diell
Author: admin
Ciklin e dëgjimeve buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025, Komuna e Gjilanit e ka përmbyllur sot me një takim kryesor, i cili është mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal. Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit, ka thënë se gjatë javës janë mbajtur pesë dëgjime buxhetore nëpër lokalitete dhe interesimi i qytetarëve për të marrë pjesë dhe për t`i paraqitur kërkesat e tyre, ka qenë i kënaqshëm, veçmas në fshatra. Riad Rashiti, drejtor për Buxhet e Financa, i cili e ka prezantuar KAB-in, ka thënë se gjatë viteve 2023-2025 buxheti komunal do të shënojë rritje nga viti në vit. Buxheti i…
Konjufca flet për vizitën në Hagë: Kjo gjykatë është absolutiste dhe nuk i jep llogari askujt
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka folur për vizitën që ua bëri ditë më parë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të cilët gjenden në paraburgim, në Hagë. Konjufca, para se të zhvilloj një takim me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja në një prononcim për media ka treguar se i ka takuar të gjithë gjatë vizitës së tij në Hagë dhe siç tha ai të gjithë ishin shumë mirë me shëndet. Kryetari i Kuvendit tregoi se ata janë të pakënaqur në lidhje me procesin gjyqësor. “Vizitova Thaçin, Veselin, Krasniqi,…
Policia e Kosovës, respektivisht njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra. “Me datë 21.06.2022 rreth orës 00:10, njësia e taskforcës nga drejtoria e lartcekur gjatë kryerjes së detyrave të rregullta dhe vëzhgimit, në prita të befasishme, ka arritur të vërejë dhe përcjellë hyrjen e disa mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Serbia në Kosovë, me ç’rast ka arritur të parandalojnë kontrabandimin me mallra, ku si rrjedhojë janë kapur mallra të ndryshme, si pije alkoolike, mish i bluar, pjesë të automjeteve, fletore etj”, thuhet në njoftim. Njësia e Policisë…
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për tri raste të personave të zhdukur. Një femër është raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë, ndërsa një mashkull dhe një femër të zhdukur janë raportuar edhe në Obiliq. Fushë Kosovë 17.06.2022 – NN. Ankuesja femër kosovare ka informuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti nën hetime. Obiliq 17.06.2022 – 14:00. Raportohet se dy persona, një mashkull dhe një femër kosovare janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më. Rasti është duke u hetuar.
Të mërkurën, më 29 qershor 2022, në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, UNDP dhe DokuFest do të jenë në Amfiteatrin e Bulevardit të Qytetit në Kamenicë për një shfaqje në ambient të hapur të dokumentarit “Unë jam Greta”. Dokumentari do të shfaqet në Kinemanë Solare të DokuFestit dhe do të fillojë në orën 20:15. Bashkohuni me ne ndërsa frymëzohemi nga udhëtimi global i aktivistes për çështje klimatike Greta Thunberg. Shfaqja e filmit është pjesë e projektit Climate Promise të financuar nga Qeveria Japoneze dhe është e hapur për publikun./GJILANI INFO/
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Armiqësi e trashëguar apo e planifikuar: Marrëdhëniet midis Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë dhe të Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës janë në pikën më të ulët të mundshëm duke prekur fundin e moçalit politik. Edi Rama po i afrohet 20-vjetorit të majave të pushtetit në Shqipëri duke pasur rezultate të dukshme dhe të prekshme, si në ndryshimin e fytyrës së Tiranës ashtu edhe në ndryshimin e pamjes dhe të përmbajtjes së Shqipërisë, sidomos në zhvillimin e turizmit dhe ndërtimit të infrastruktures rrugore. Gjithashtu ka arritur ta ruajë një paqe sociale në kohët kur bota po…
Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të rikthehet sërish në Superligën e Turqisë. Ish-futbollisti i Fenerbahçes është afër kalimit te rivalët e përbetuar të këtij klubi, Galatasaray. Klubi turk ka filluar ndryshimet në klub për sezonin e ardhshëm. Sipas mediave turke, Galatasaray ka zgjedhur Okan Burukin si trajner dhe se marrëveshja është afër finalizimit. Bashkë me Burukin te klubi nga Stambolli do të shkojë edhe Vedat Muriqi. Sipas “Fotomac”, sulmuesi prizrenas do të jetë dhurata e parë e presidentit, Dursun Ozbek, për trajnerin e ri. Cenk Ergun, i cili pritet të emërohet në pozitën e drejtorit sporitv te Galatasaray,…
NGA: ILIR MUHARREMI, KRITIK I ARTIT Shpirti i mbyllur brenda burgut, i lirë më shpresë nga trupi, i ngopur me errësirë njeriu. Trupi i njeriut i shpërbërë përmes imazheve, rrudhat e tyre që reflektojnë vuajtje dhe ankth. Shputa të këmbëve, detaje të shuplakave të duarve, shprehin burgosjen, torturat, ankthin psikologjik të njerëzve gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri. Artisti Oltsen Gripshi në ekspozitën e tij personale “Errësirë” të hapur te Muzeu Kombëtar i Përgjimeve të Sigurimit të Shtetit “Shtëpia me Gjethe’’ ditë më parë, prezantoi vepra shumë interesante. Në tunelin e panjohur para viteve ’90, aty ku përgjoheshin dhe shkruheshin…
Një milionë shqiptarë së bashku me arbëreshët e Italisë jetojnë në SHBA. Në emisionin “Opinion” drejtuesi i “Vatrës” në Amerikë, Elmi Berisha tha se më së shumti shqiptarët jetojnë në New York, Flordia dhe Boston. Së fundmi, sipas Berishës shqiptarët po emigrojnë në Teksas. “Mendohet se janë jo më pak se 850 mijë shqiptarë duke mos futur arbëreshët e Italisë. Mendohet se janë rreth 1 milion shqiptarë së bashku me arbëreshët jetojnë në SHBA. Më së shumti jetojnë në New York, Boston, Florda etj. Së fundmi ka një përparim të shqiptarëve që kanë emigruar në vitet ’90 në Teksas”,…
Kryeredaktori rus i gazetës së pavarur Novaya Gazeta ka nxjerrë në ankand medaljen e tij të Çmimit Nobel për Paqe për rreth 984 milionë euro. Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Dmitry Muratov tha se të gjitha paratë nga shitja e medaljes do të shkojnë për të ndihmuar refugjatët nga lufta në Ukrainë. Muratov fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2021 për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në Rusi. Novaya Gazeta, pezulloi funksionimin e saj në mars, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës. Kjo erdhi pasi Moska tha se kushdo që i përshkruan veprimet e Rusisë në Ukrainë…
