Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

March 25, 2023

Kryetari i KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët dhe administratën e KBI-së

March 25, 2023

Granit Xhaka ia qet flakën Serbisë në Novi Sad, rezultat i pabesueshëm

March 25, 2023
Facebook Twitter Instagram
Të fundit
  • Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim
  • Kryetari i KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët dhe administratën e KBI-së
  • Granit Xhaka ia qet flakën Serbisë në Novi Sad, rezultat i pabesueshëm
  • Kosova e nis me barazim rrugëtimin drejt “Euro 2024”
  • Arrestohet personi i kërkuar për ngacmim në Prizren
  • Sonte flemë një orë më pak – akrepat e orës lëvizin nga 02:00 në 03:00
  • KPF në Viti ka mbajtur mbledhjen e radhës
  • Kapiten të karrierës, dy oficerë të FSK kryejnë kursin në Gjermani
Facebook Twitter Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Artisti shqiptar nga Zvicra, mes pikturimit, aktrimit dhe poezisë
Diasporë

Artisti shqiptar nga Zvicra, mes pikturimit, aktrimit dhe poezisë

adminBy adminDecember 23, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Naski Abdixhiku, piktor i shquar shqiptar në zemër të Evropës

Naski Abdixhiku është artisti i shquar shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër. Ai pikturon dhe njëkohësisht aktron dhe është autor i shumë poezive.

Të jesh mes këtyre tri fushave, që të shijojnë në tri “botë” të ndryshme, është pa dyshim dhunti që pak njerëz e kanë dhe mund ta shijojnë.

Abdixhiku përveç që flet rrjedhshëm gjuhën e nënës, është njohës i disa gjuhëve të huaja, hungareze, polake, serbe, gjermane dhe frëngjishte.

Jeta në Zvicër i solli shumë sfida të mira dhe përvoja interesante.

Ai ishte menaxher në disa hotele zvicerane, njëkohësisht ngjyrimin e tij shpirtëror e pikturonte pa rreshtur, ndërkohë që aktrimi tashmë i është bërë pjesë e jetës së tij edhe në kinematografinë zvicerane, pa humbur dashurinë e tij për poezinë.

Piktori shqiptar në një intervistë ekskluzive për Albinfo.ch rrëfen historinë e tij të fëmijërisë, emigrimit, formimit intelektual dhe sfidave që ai është përballur.

 

Mund të jetë një fotografi nga afër e 1 person dhe mjekër

 

Albinfo.ch: Zotëri Naski, së pari na trego pak rreth vendlindjes tuaj, ku keni lindur, hapat e parë të shkollimit ku i keni marrë, jeta juaj?

Jam i lindur ne fshatin Tërrnoci i Madh, komuna e Bujanocit (Kosova Lindore ose ndryshe Lugina e Preshevës), në një familje të madhe dhe me qëndrueshmëri ekonomike.
Aty kam përfunduar shkollën fillore, ndërsa të mesmen, vitin e par në vendlindje, Tërrnoc, e nga viti i dytë në Bujanoc. Që nga viti i dytë jam marrë me aktrim në kuadër të SHKA “Jehona” deri në fund të shkollës së mesme. Vlen të theksohet komedia ,,Akraballëku” nga Kristo Floqi që kishim fituar në të gjitha festivalet e atyre viteve në Serbi dhe u kualifikum për në FEDRAS në Malo Cërniçe, afër Pozharevcit, që konsiderohet festivali më me renome i asaj kohe.

Sudimet në Prishtinë 1977/1982.

Në vitin 1983 kreva shërbimin ushtarak në Kroaci, pas kthimit nga shërbimi ushtarak, krijova familje. Vitin 1985 kisha emigruar në Hungari (Budapest), ku qëndrova 4 vjet, deri në vjeshtën e vitit 1988, ku kisha mësuar gjuhën hungareze, shkrim dhe lexim, por edhe gjuhën polake, meqë kisha shumë kontakte me njerëz nga Polonia.
Pas kthimit në vendlindje po kët vit kisha kryer nji kurs disajavor në Grand Hotel në Prishtin për Hoteleri dhe kam marrë një diplomë hotelerie me qëllim që të emigroj në Zvicër.

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

Albinfo.ch: Në cilin vit keni emigurar në Zvicër dhe më trego për jetën atje, sa ishte e vështirë të ambientoheni në Zvicër?

Në dhjetor të vitit 1988 emigrova në Zvicër dhe fillova punë në gastronomin zvicrane. Pas disa muajsh ende s’kisha as 1 vit qëndrimi në Zvicër më angazhuan si shef i servis personelit në hotel ,,Les Colombettes” në Vuadens të Kantonit Fribourg. Atu punova 4 vjet dhe pastaj kalova si shef servisi në hotel ,,Ermitage” në Les Pacottes, po të njëjtin kanton. Në vitin 1996 kisha marrë hotelin tim si menaxher dhe aty punova 2 vjet ,,Cruax Verte” në Vusisens, po në të njëjtin kanton. Gjatë ditës punohej sipas menysë zvicrane, e në mbrëmje po kuzhinë zvicrane dhe kuzhina jonë tradicionale, ku kisha një sallë të madhe për 280 musafirë dhe kisha orkestër dhe këngëtarë të estradës tonë live nga trojet tona. Deri sa kisha hotelin tim në menaxhim, pësova një ndeshje të rëndë komunikacioni dhe aty ndërpreva çdo aktivitet timin me punë fizike, për shkak të gjendjes sime shëndetësore. Me përmirësimin e gjendjes sime deri diku, u kyça në disa aktivitete, ishin vitet më të vështira të çështjes kombëtare. Themelova shkollën shqipe në Chatel-St-Denis me rreth 20 nxënës. Pastaj u kyça në organizimin e ndihmave për Kosovën me mjete materiale, ushqimore e veshmbathje në vitet 1997 / 1999. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, ishte një pasivitet, kisha bindjen, sa i përket çështjes së Kosovës.
Në vitin 1998 gjatë manifestimeve të mëdha që u organizuan në Bernë të Zvicrës dhe që vazhduan në gjithë botën, kisha punuar 3 punime në përmasa shumë të mëdha me karakter për çështjen kombëtare dhe me shumë miq kemi shkuar në Bernë me ato 3 punime të miat. Punimet u ranë në sy organizatorëve dhe u kërkuan që të pozohen në binën e manifestimit dhe të jenë përballë masës dhe mediave të kohës.

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

Albinfo.ch: Na trego më shumë rreth rrugëtimit tënd kundrejt pikturimit, si lindi dëshira dhe ideja që ju të praktikoni këtë fushë që është sa e ndjeshme, aq edhe bukur?

Me art, gjegjësisht me pikturë kisha filluar që si fëmijë, gjithmonë bëja vizatime të bukura që vlerësoheshin, por dikund nga vitet 2000 kisha filluar si hobi, në fillim bëja punimet në shtëpi, më ishin bërë disa punime dhe ua dhuroja miqve të mi zviceranë, meqë në çdo punim timin kishte simbole të çështjes kombëtare, sepse ishte koha e viteve të luftës në Kosovë dhe në vitin 2009 një mike imja zvicerane insistoi me familjen time që të hapja një atelie timën dhe të merrem me pikturë, meqë pëlqeheshin shumë nga miqtë e mi, e pastaj të bëja një ekpozitë. Në fakt, edhe ashtu ndodhi. Në pranverën e vitit 2009 unë hapa atelien time personale. Pastaj fillova me ekespozita personale e kolektive, ku shiteshin pikturat e mia goxha mirë. Ku edhe vazhdoj ende, ku e kam atelien time dhe punoj.

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

Albinfo.ch: Për ju, pikturimi a është një profesion apo më shumë ndjenjë ?

Çfarë të them… nuk mund ta dalloj, është dikund mes profesionit tim, por dhe ndjenjës, diçka që më kishte mbetur peng nga rinia ime e hershme që të studioj Akademinë e Arteve në Beograd, meqenëse si i ri kisha mundësinë të regjistrohem pa provim pranues përmes festivaleve që kishim fituar me teatër. Mirëpo, nuk vendosa unë, vendosën familja që unë të studjoja Ekonomikun në Prishtinë dhe ashtu ndodhi. Por që në shpirtin tim doja të merresha me art gjithmonë, pikturën dhe aktrimin. Nga viti 2009, kur hapa atelien time, meqenëse isha i pensionuar për shkak të aksidentit, më erdhi momenti që t’i kyçem artit në përgjithësi gjatë gjithë jetës time. Këtu edhe e kam gjetur veten gjithmonë.

 

Peut être une image de 1 personne, position assise et intérieur

 

Albinfo.ch: A keni pasur ndonjë ekspozitë për pikturat tuaja, apo pjesë e ndonjë eventi për pikturat tuaja?

… Expozita kam pasur shumë, si personale, edhe kolektive, e për oferta as mos të flasim, kam pasur oferta në gjithë globin të marr pjesë, meqenëse stili im nuk është akademik, por autodidakt, e që pëlqehet edhe nga artistët e mdhenjë akademikë. Vlen të theksohet që këtë vit ishim të ftuar 2 piktorë shqiptarë në simpoziumin në Poçitelj të Bosnjës, ku është kolona më e vjetër në ish- Jugosllavinë dhe ishim në edicionin e 68-të. Kaluam shumë mirë me mikun tim, piktorin Ramë Beqiri dhe përsëri jemi të ftuar në muajin mars 2023, me rastin e festës kombëtare të Bosnjë e Hercegovinës, si mysafirë nderi, ku do të nderohemi edhe me mirënjohje dhe do të jemi anëtarë në Shoqatën e artistëve në Bosnjë e Hercegovinë. Momentalisht përsëri kam ftesa për në disa koloni e ekpozita në shumë vende të botës, ku vlen të veçohen Dubai, Londra, Parisi, Roma, Nju Jorku etj. Por varet se a do të mund t’i realizoj këto udhëtime, sepse kanë kosto të majme, e për momentin s’kemi përkrahje dhe sponzorizime nga askush. Nëse kërkojmë sponzorizim ose përkrahje materiale nga shteti zviceran, ose personalisht unë nga shteti i Serbisë, meqenëse shtetësia ime është nga Kosova Lindore, ndoshta edhe më përkrahin, por s’mund të loboj në gjithë ato vende për një shtet tjetër, përpos Kosovës, eventualisht Shqipërisë.

 

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

 

Albinfo.ch: Po aktrimi, në cilët filma apo shfaqje keni aktruar?

Aktirmi më hyri në zemër gjatë shkollës së mesme, gjegjësisht në fillim të klasës së dytë, në kuadër të SHKA ,,Jehona” e Terrnocit. Isha përzgjedhur në disa pjesë teatrale, e suksesin më të madh e arritëm me komedinë e Kristo Floqit ,,Akraballëku”. Dëshira ime ishte të studjoja Akdemin e Arteve në Prishtinë ose edhe në Beograd, ku kisha rastin të jem i pranuar nga vetë dekani i asaj kohe, Petar Wolfi, gjatë festivalit në Malo Crniçe, ku ai ishte si juri profesionale dhe u përzgjodhëm 2 aktorë që të kemi drejtën e studimit në Akademinë e Arteve në Beograd. Pas shumë vitesh, regjisorit Valton Jakupit i isha kujtuar që e kam vendas dhe më ftoi që të luaja në filmin e tij ,,Romanca e Hidhur”. Ishte një rol i tipit mafioz, i ashpër dhe shumë i egër si personazh. Mbas 3 muajsh hezitime që nuk doja të kyçem në kinematografi për shkak moshës time, kisha pak mbi 50 vjeç, në një bisedë miqësore të rastit me profesor Enver Petrovcin, më bindi që ia vlen të kyçem për shkak imazhit tim e pamjes që kam dhe kështu pranova të luaj në atë film, pastaj pasuan edhe 3 filma të tjerë me të nëjtin regjisor. Në vitin 2018 luajta në filmin ,,Inovacioni i fundit” të Burim Halitit në Kosovë. Po në vjeshtën e këtij viti pata rastin të luaj në një rol të vogël në serialin zvicerano – belg ,,Bulle” të Anne Delluze, ku pata rastin të jem me divën e Hollywoodit, Claudia Cardinalen. Pastaj më 2019 në një serial tjetër zvicerano – francez në Gjenevë ,,Quartier des Banques 2” të Fulvio Bernasconit.
Në vitin 2020 më ftuan të jem pjesë e stafit në festivalin ,,Art Without Limit, International Film Festival” në Kosovë, në edicionin e parë si seleksionues i filmave për festivalin dhe njëherësh që ta bëj logon e këtij festivalit.

Po ashtu, edhe më 2021, në edicionin e dytë isha pjesë e festivalit si seleksionues i filmave. Gjithë këtë aktivitet për 2 vjet e kam bërë vullnetarisht pa kurrfarë pagese, për shkak që festivali nuk ka pasur buxhet, por e kam bërë për njerëz me aftësi të kufizuara dhe për vetë artin kinematografik.

Në pranverën e këtij viti, 2022, organizova disa mbrëmje me filma shqip këtu në Zvicër, me prezencën e regjisorëve e edhe të disa protagonistëve që publikut i pëlqeu shumë.

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

Albinfo.ch: Shkruani poezi, zotëri Naski, na trego pak më shumë rreth poezive tuaja?

Po, edhe me shkrime merrem në raste, sidomos me poezi. Por shkruaj vetëm kur kam një storie e treguar nga miqtë e mi ose përjetim timin apo familjar. Nuk shkruaj vetëm për të shkruar dhe t’i publikoj në rrjetet sociale. Çdo poezi imja duhet t’ i takojë dikujt ose dikush ta gjejë veten aty ose t’i dedikohet një rasti ose një personi apo një çështjeje qoftë kombëtare apo diçka tjetër. Më duhet një inspirim, një ndodhi shumë e fortë që ta nxjerr shkrimin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

“Theva zemrën e nënës dhe babait”, i mituri shqiptar apel në mediat britanike: Mos shkoni në Angli me gomone

March 23, 2023

Pedagoge në Universitetin e Francës, u refuzua në vendlindje

March 22, 2023

Janjiq: Shqiptarët e Luginës, problemi me të cilin duhet të përballet Vuçiqi

March 22, 2023

Leave A Reply Cancel Reply

Mos humbni
Lajme Lokale

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

By adminMarch 25, 2023

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtoreshën e Arsimit Arta…

Kryetari i KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët dhe administratën e KBI-së

March 25, 2023

Granit Xhaka ia qet flakën Serbisë në Novi Sad, rezultat i pabesueshëm

March 25, 2023

Kosova e nis me barazim rrugëtimin drejt “Euro 2024”

March 25, 2023
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook Twitter
Më të popullarizuarat

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

March 25, 2023

Kryetari i KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët dhe administratën e KBI-së

March 25, 2023

Granit Xhaka ia qet flakën Serbisë në Novi Sad, rezultat i pabesueshëm

March 25, 2023
Partnere:
© 2023 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.