Author: admin

Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me UNDP dhe DokuFest kanë shfaqur të mërkurën, më 29 qershor 2022 dokumentarin “Unë jam Greta” në Amfiteatrin e Bulevardit të Qytetit. Në këtë dokumentar u shfaqen sfidat, kryesore me të cilat është përballur Greta Thumberg, duke mbrojtur kauzën e saj për çështjen e ngrohjes globale. Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj së bashku me Shefin e Kabinetit, Vaxhid Rexhepaj dhe zyrtarë të tjerë u bashkuan me qytetarët e Kamenicës për ta parë shfaqjen e këtij dokumentari. Ky dokumentar ishte frymëzim për të gjithë ata të cilët kanë kauzë çështjet klimatike./GJILANI INFO/

Read More

Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka subvencionuar sot 18 bletarë vitias me nga 5 koshere me bletë, në kuadër të përkrahjes së fermerëve, të cilët vitin e kaluar kanë përfituar edhe centrifuga. Me këtë rast, në pranim dorëzimin e tyre ka marrë pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, në vazhdimësi është duke ndihmuar fermerët vitias por edhe bletarët duke ditur rëndësinë e tyre për gjenerimin e të hyrave dhe zhvillimin e vendit. Ndërsa drejtori…

Read More

Kryetari Haliti mbajti debatin e parë publik me qytetarë, foli mbi përkushtimin e komunës për rritjen e cilësisë së të gjitha shërbimeve komunale. Sot është mbajtur debati i parë i rregullt, nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për vitin 2022, konkretisht për periudhën janar – qershor. Gjatë këtij takimi i pari i komunës, ka prezantuar një informatë për punën në gjashtë mujorin e parë të këtij viti dhe ka përmendur edhe disa nga planet e komunës për të ardhmen. Gjithashtu, drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri, ka prezantuar Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB), 2023-2025. Në fund…

Read More

Behxhet Shala-Bajgora Kur të tjerët ta shkruajnë historinë: Shqiptarët, pavarësisht ku kanë jetuar dhe ku jetojnë kanë problem me historinë sepse asnjëherë nuk iu shkon për shtati prandaj lindin ngatërresat , sidomos gjatë interpretimit të saj. Historia e shqiptarëve është si lëkura e leopardit , në periudha të caktuara kohore është e ndriçuar apo pjesërisht e ndriçuar kurse në periudha tjera është krejtësisht e pandriçuar , errësirë informative dhe kjo errësirë zgjatë me shekuj të tërë. Historia jonë është kaq shekuj nën Perandorinë romake , nën Bizantin , nën Perandorinë Otomane , nën bullgarët , italianët , gjermanët , jugosllavët , kinezët…

Read More

Vedat Muriqi e pati një eksperiencë pozitive në La Liga, ku luajti për gjysmë sezoni në Mallorca. Sulmuesi i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime në 16 ndeshje me klubin ishullor. Me këtë rast, Mallorca e kishte mundësinë e blerjes definitive të kartonit të prizrenasit për 12 milionë euro. Mirëpo, klubi spanjoll nuk është i gatshëm për ta bërë një gjë të tillë pasi nuk ka mundësi financiare. Sipas mediave italiane, ishullorët mund t’i shpenzojnë maksimumi 8 milionë euro për ish-futbollistin e Fenerbahçes. E kjo ofertë e iberikëve, sipas “Radiosei” është konsideruar e ulët dhe e papranueshme…

Read More

Pushimet verore kanë filluar, dikush ka shkuar më herët e dikush tani po pergatitët për të shkuar në vendlindje. Shumica e tyre shkojnë me aeroplan, vetura apo me autobus. Por, ka dikush që shkon në vendlindje me bicikletë. Është ky Vaxhid Xhelili nga Luçani i komunës së Bujanocit. Vaxhid Xhelili, poeti që bëri bum në rrjetet sociale, ka sjellur rrëfimin e tij për udhëtimin e tij goxha të gjatë me biçikletë, nga Zvicra në Bujanoc. Vaxhidi i emocionuar, me lot në sy u shpreh se në shtëpinë e tij në Kosovë nuk ka askënd që e pret, pasi prindërit…

Read More

NGA: HAVË REXHAJ SHABANAJ Zgjohu, pash dritën e diellit Zgjohu, pash hënën që errësirën e ndrit! Zgjohu, pash kalterësinë e  qiellit Zgjohu, pash Perendinë! Zgjohu e këndellu pash tokë e qiell! Zgjohu njëherë e përgjithmonë Pashe njat Zot që të ka falë! Zgjohu, pash gjakun që është derdhur! Zgjohu, pash lotin e nënave pa djem Zgjohu, pash ata dëshmorë që në beteja ranë! Zgjohu o shqiptar! Zgjohu, pash këta fëmijē jetim! Që pa perkrahje , e pa baba kanë mbetur! Zgjohuni o shqiptarē! Zgjohuni, se gjaku i dëshmorëve njē ditë do të na mallkojë! Zgjohu, pash dritēn e diellit Zgjohu, pash…

Read More

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar sot Kornizën Afatmesme Buxhetore pa opozitën, e cila e braktisi dje seancën në shenjë mospajtimi me pozitën rreth obligimeve të trashëguara dhe nuk u kthye as sot për të marrë pjesë në vazhdimin e saj. Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit i rikujtoi këshilltarët komunalë se diskutimet për KAB 2023 dhe vlerësimet e hershme 2024-2025 janë kryer dje dhe sot duhet të bëhet vetëm miratimi i saj, meqë dje seanca u desh të ndërpritej për shkak të mungesës së kuorumit. Me 18 vota dhe asnjë kundër, KAB-i u miratua nga Kuvendi Komunal. Kuvendi miratoi…

Read More

Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka subvencionuar sot 18 bletarë vitias me nga 5 koshere me bletë, në kuadër të përkrahjes së fermerëve, të cilët vitin e kaluar kanë përfituar edhe centrifuga. Me këtë rast, në pranim dorëzimin e tyre ka marrë pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, në vazhdimësi është duke ndihmuar fermerët vitias por edhe bletarët duke ditur rëndësinë e tyre për gjenerimin e të hyrave dhe zhvillimin e vendit. Ndërsa drejtori…

Read More