Author: admin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar për një vizitë në Uashington, prej ku ka folur për takimin me Sekretarin Blinken dhe mesazhet që ka përcjellë Uashingtoni për udhëheqësit e Kosovës. “Takimi me sekretarin Blinken ishte i shkëlqyeshëm. Është kremtim i marrëdhënieve tona”, është shprehur Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës. Ai ka thënë se SHBA njeh integritetin territorial të Kosovës, dhe Kosova është e gatshme për normalizim të raporteve me Serbinë. “Nuk asnjëherë nuk e kemi mohuar rëndësinë e bisedimeve, por kemi thënë se ato duhet të jenë bisedime parimore ku Kosova duhet të jetë…

Read More

Erërat e forta në Gjilan kanë bërë që një vinç të rrëzohet mbi një veturë. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit dhe policia, teksa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky rast, njofton Klan Kosova. Ende nuk ka ndonjë raportim zyrtar për rastin nga ana e Policisë së Kosovës.

Read More

Më shumë se 75.000 ushtarë rusë që luftonin në Ukrainë, besohet se janë vrarë apo plagosur, ka thënë ligjvënësja amerikane, Elissa Slotkin. Kjo shifër përbën gati gjysmën e numrit të trupave që Moska i ka dërguar në Ukrainë, prej nisjes së pushtimit të këtij shteti më 24 shkurt. Duke folur për transmetuesin amerikan, CNN, Stolkin ka thënë se shifra e viktimave është “shumë e madhe”. Ajo i ka bërë këto deklarata pas pjesëmarrjes në një takim me zyrtarë për inteligjencë të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden. “Ne jemi njoftuar se mbi 75.000 rusë, ose janë vrarë, ose janë…

Read More

U pensionua zyrtari ligjor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), në Gjilan. Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, së bashku me zyrtarët e institucionit, e uruan dhe falenderuan z. Haziri për kontributin e dhënë për vite me radhë. Gjithashtu shprehën mirënjohje të thellë për punën e tij profesionale, qasjen bashkëpunuese e personalitetin human. /GJILANI INFO/

Read More

Me kërkesën e Agjensionit për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe, organizuar nga komuna e Vitisë, konkretisht kryetari i komunës, Sokol Haliti, është mbajtur sot një takim i përbashkët me kryetarët e fshatrave, qytetarë, përfaqësues të policisë së Kosovës, zyrtarë komunal dhe nga Njësiti i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Në këtë takim është folur rreth masave të parandalimit të zjarreve fushore dhe malore, reagimin për shuarjen e tyre dhe, zbulimin e zjarrvënjeve të qëllimshme, të shkaktuara në territorin e komunës së Vitisë . Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ndër tjerash u shpreh se dukuria e zjarreve është fatkeqësisht e…

Read More

Sot kemi ndërprerë kontratën për Stadiumin e Qytetit duke zhbllokuar kështu procesin dhe krijuar mundësinë për realizim sa më të shpejtë të projektit. Nga muaji janar i vitit 2022 bashkë me MKRS-në jemi angazhuar të analizojmë thellësisht sfidat e paraqitura në projektin e Stadiumit të Gjilanit, në mënyrë që të dakordohemi për planin e veprimit dhe të mobilizojmë resurset e nevojshme njerëzore dhe financiare për dinamizimin e punimeve në përmbylljen e këtij projekti. Kjo analizë, e cila është mbështetur e verifikuar nga ekspert të mirënjohur te fushës së arkitekturës dhe prokurimit publik, ka rezultuar me gjetje të cilat na…

Read More

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i është gëzuar marrëveshjes milionëshe të nënshkruar nga Kosova dhe Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit. Ai ka thënë se kjo marrëveshje e thellon marrëdhënien në mes të Kosovës dhe ShBA-së, derisa ka shtuar se i pret me padurim rezultatet që do të sjellë kjo marrëveshje. “I lumtur të shoh Kosovën dhe ShBA-në të ndërmarrin këtë hap tjetër që thellon partneritetin tonë të përbashkët. Mezi presim të shohim rezultate domethënëse nga ky kompakt në muajt dhe vjetët e ardhshme”, ka shkruar Hovenier në llogarinë e vet në “Twitter”, duke shpërndarë edhe postimin e drejtoreshës…

Read More

Kryetari i Kuvendit të RMV-së Talat Xhaferi, në takimin e sotëm me gazetarët, tha se nuk bëhen përgatitje për zgjedhje të parakohshme, duke rikujtuar opozitën se për të pasur zgjedhje të reja duhen të ketë edhe qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve të reja. Xhaferi gjithashtu tha se është herët të komentohen paralajmërimet për ndryshimet kushtetuese dhe për referendum në lidhje me propozimin evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nuk ka material për të komentuar unë. Opozita hipotetikisht krijon situata”, tha Xhaferi. Sa i përket zhvillimeve aktuale në Kuvend me mungesën e kuorumit dhe bllokadës aktive nga OBRM-PDUKM, Xhaferi u shpreh…

Read More

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në vlerë prej 236.7 milionë dollarëve. Në favor të kësaj marrëveshje kanë votuar 89 deputetë. Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) është nënshkruar të mërkurën në Kongresin Amerikan nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe shefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright.

Read More

Policia e Kosovës njofton se Drejtoria Rajonale Gjilan sot ka bastisur shtëpinë e një personi në Viti, pasi kishte marrë informata se i njëjti posedon armë zjarri. “Njësia e Hetimeve në stacionin policor në Viti pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative me mbështetje të njësiteve patrulluese ka bërë bastisjen në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit D.K.(1971) shtetas kosovar, se ai posedon armë zjarri”, thuhet në njoftimin për media. Gjatë bastisjes si provë materiale bëhet e ditur se janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, model 70 “Crvena Zastava’ prodhim YU, një karikator me gjashtë fishekë cal.7.65 mm,…

Read More