- Rrëfimi i Hasip Abdullahut: Mobilizimi me dhunë i shqiptarëve në vitin 1945 dhe rrugëtimi drejt Tivarit
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
- Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
- Sonte më prit
- Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
- Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
- Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
- Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
Author: admin
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është duke raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me ministrinë që ai udhëheq dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Mehaj ka thënë se rritja e buxhetit për FSK-në ka ndikuar për rritje të kapaciteteve brenda Ushtrisë së Kosovës. Ministri ka theksuar se gjatë vitit 2022 janë rekrutuar 840 ushtarë të rinj, ndërsa gjatë këtyre muajve në total janë rekrutuar 1 230 ushtarë që është dyfishi i vitit 2020 dhe 2019. “Sa i përket ngritjes së kapaciteteve profesionale ushtarët ndjekin studime në akademitë më prestigjioze në botë si në SHBA,…
Gazetari i pensionuar, Hasan Bunjaku, ka përkujtuar djalin e tij Artanin, i cili ndërroi jetë para dy vitesh, në moshen 46 vjecare, pas një sulmi të rëndë kardiak. Dedikimi i tij i plotë: Ndërsa akoma ishim disi të tronditur për ikjen në përjetësi të Zonjës së Shtëpisë – vetëm pesë ditë më vonë, pikërisht në ditën e sotme, më 19 dhjetor para dy vitesh, papritmas, pas një sulmi të rëndë kardiak, “gjurmëve të së ëmës”, vajti edhe I Biri, I Madhi, Artani, profesor, programer, moderator, e një njeri, që, në këtë botë të shprishur fare, rrallë i gjendej shoqi,…
Një aksident trafiku ka ndodhë në Novobërdë, njofton policia e Kosovës. Siç raporton policia personi që ishte duke e drejtuar veturën zyrtare kishte humbur kontrollin dhe pastaj ishte rrokullisur. Sipas policisë përveç dëmeve materiale nga ky aksident kishin mbetur të lënduar edhe vozitësi dhe një pasagjer që ishte në veturë. “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin zyrtar humb kontrollin dhe rrokulliset. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri mashkull kosovar të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, njofton policia.
Kryetari Hyseni: Terrenet sportive në shkollat e fshatrave Kishnapolë dhe Verbicë e Zhegocit janë thuajse gati
Terrenet sportive në shkollat e fshatrave Kishnapole dhe Verbicë e Zhegocit janë thuajse gati për nxënësit, të cilët shumë shpejtë do të mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre sportive në kushte cilësore. /GJILANI INFO/
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim Profesorin Rainer Waldhardt i shoqëruar nga profesori vitias, Arben Mehmeti. Gjatë këtij takimi u fol për bashkëpunim ndërkomunal të Vitisë me Kirchhaini e Hessenit të Gjermanisë. Me këtë rast prof. Waldhardt ka theksuar se Kuvendi Komunal i Kirchhainit me shumicë votash ka votuar pro binjakëzimit me Vitinë. Ai tha se kryetari i Kirchhainit, Olaf Hausmann, ka marrë mbështetjen e plotë të binjakëzimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Vitinë. Ndërkaq kryetari Haliti, e ka falenderuar ate për vizitën, duke e cilësuar atë si mik i Vitisë. Ai gjithashtu falenderoj…
Kryetari Hyseni: Shumë projekte të reja të fushës së teknologjisë po na presin, falë bashkëpunimit me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka”
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka paralajmëruar se shumë projekte të reja të fushës së teknologjisë po na presin, falë bashkëpunimit me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” Bashkë me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Artan Dërmaku dhe stafin akademik të UKZ, kryetari Hyseni ka zhvilluar një takim të frytshëm me diskutime dhe ide inovative për shumë projekte të reja të fushës së teknologjisë, veçanërisht bashkëpunimit në strategjinë “Smart City”. “Studentët e shkencave kompjuterike prezantuan punimet e tyre praktike të avancuara në kuadër të strategjisë Smart City, me të cilat dëshmuan edhe një herë…
Një person është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:00, në Podujevë. Sipas raportit, viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport. Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Ministri i Jashtëm i Tajvanit: Kosova t’i bashkohet SHBA-së dhe BE-së për bashkëpunim me Tajvanin
Tajvani ishte ndër shtetet e para që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Tajvani dhe Kosova ndajnë vlerat e përbashkëta dhe përballën me rreziqe të ngjashme gjeopolitike. Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të intensifikohen në fusha të ndryshme. Kosova duhet të ndjekë shembullin e SHBA-së dhe të shteteve të Bashkimit Evropian. Gjeografia, politikat fiskale, fuqia punëtore profesionale janë potenciale të mëdha për investimet tajvaneze në Kosovë. Partnerët më të mëdhenj të Tajvanit janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe vendet e Bashkimit Evropian. Ne asnjëherë nuk do të dorëzohem përballë represionit të Kinës. Kështu ka theksuar në një intervistë…
NGA XHELAL ZEJNELI KFOR-i, e vetmja forcë ushtarake e armatosur e lejuar në Kosovë.Rezoluta 1244 ka kohë që ka vdekur. Sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, përkatësisht Marrëveshjes së Kumanovës, e vetmja forcë ushtarake e armatosur e lejuar në Kosovë është KFOR-i, i cili si mision i NATO-s në kuptimin ushtarak, është i ngarkuar për sigurinë në Kosovë. Në pikën 4 të Rezolutës parashikohet që “një numri të dakorduar të personelit ushtarak dhe policor jugosllav dhe serb, t’i lejohet kthimi në Kosovë, për të kryer detyra në përputhje me aneksin dy”, ndërsa në pikën 6 të këtij aneksi…
Fituesi i Kupës së Botës me Francën, në “Rusi 2018”, Adil Rami ka folur ditën e sotme, për finalen e së dielës midis Argjentinës dhe Francës, ku e ka cilësuar ndeshjen, si një përballje shumë stresuese. “Si e shoh? Përballja, do të jetë vërtet stresuese. Do të doja të isha në gjendje të them se do të fitojmë… Do të doja ta thoja por preferoj të jem i përulur dhe mbi të gjitha i kujdesshëm”,- u shpreh fituesi i Kupës së Botës. Në fjalën e tij, Rami foli dhe për skuadrën argjentinase, ku nuk munguan lavded as ndaj “asit”…

